Kombëtarja shqiptare nis këtë të shtunë, rrugëtimin në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë do të përballen me Bjellorusinë në stadiumin “Air Albania”.
Shqipëria pritet të ketë një mbështetje të madhe në stadium. Gazetari Gentjan Alinani, ka zbuluar se pak orë para ndeshjes janë shitur afro 14 mijë bileta, ndërsa numri pritet të rritet në orët e ardhshme, deri në fillimin e takimit.
Parashikohet që për duelin mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë të jenë rreth 16 ose 17 mijë tifozë në stadium.
Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare për trajnerin Rolando Maran, pas dy miqësoreve të humbura në muajin qershor.











