Një aksidenti irëndë me pasojë vdekjen e një të moshuari ndodhi në Tropojë. Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit. Në prangat e policisë ka rënë Agim Syla, 47 vjeç, banues në fshatin Shumicë, Tropojë.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas në vendin e quajtur “Slloçi”, në qytetin e B.Currit, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin M.M., 81 vjeç. Për pasojë i aksidentuari ka gjetur vdekjen, gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Kosovë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./a.m.