• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tronditjet e Metës

by Artur Ajazi
20/12/2019 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Avokatit të Popullit “Liria pa urrejtje, liria e shprehjes përballë të drejtave të njeriut”, nga ku ka mbajtur edhe një fjalim të shkurtër. E veçanta ishte fakti se zoti Meta dukej më shumë i tronditur se kurrë, më i nevrikosur se kurrë, dhe dukej sikur kishte ruajtur rastin të shprehte me tone provokuese “mendimin e tij të lirë” ndaj paketës së miratuar në Parlament për “Antishpifjen”. Pasi ka folur dhe ka thumbuar gjatë gjithë fjalimit të tij qeverisjen dhe kryeministrin Rama, dukej se zoti Meta ishte vetëm fizikisht në atë sallë.

E ndërsa ai fliste mbi “keqardhjen ndaj largimit të shqiptarëve” a thua se ky fenomen lindi dje, Monika fliste nga një tjetër dritare mediatike, duke dhënë “ide dhe mendime” mbi minishengenin. Duet më të gjetur se çifti Meta-Kryemadhi, nuk mund të gjesh, ku njëri flet mbi “fjalën e lirë, mbi “paketën antishpifje” dhe paranjofton se “do ta shohë me shumë vëmëndje atë pastaj do të vendosë”, dhe tjetra vlerëson minishengenin, dhe kërkon që “takimi në Tiranë të mos mbahet pa Kosovën”. O Zot, a thua se janë koka të mëdha të një politike botërore, ata që e bënë lëmsh politikën në vendin e tyre, a thua se janë shpëtimtarët e fateve të kombit, ata që në momentet më delikate kur tentohej të digjej Tirana, nxisnin turmat e dala nga SHQUP-i me molotovë drejt institucioneve. Por një tjetër e veçantë që u konstatua tek zoti Meta në takimin e djeshëm, ishte tronditja e tij e brëndshme. Nuk dihet përse, por pas takimit me Salianjin në Presidencë (dhe betimit të prokurorëve të SPAK) zoti Meta ndoshta nuk është ndjerë mirë.

Ndoshta kjo ka ardhur pasi ish-deputeti i PD, ka shfaqur dukshëm rrezikun që i kanoset, pas vendimit të gjykatës për ta dënuar me 1 vit burg. Ndoshta sapo është përmendur kjo, zoti Meta ka ndjerë se diçka nuk shkon, se diçka duhet bërë për të shpëtuar ushtarin Ervin dhe ata që mund të vijnë pas tij. Madje thonë se edhe deklaratën e dhënë me tone zemëruese mbi paketën “Antishpifje” me paralajmërimin se “do ta shikoj me vëmëndje” e ka bërë i yshtur nga dënimi Ervinit. Por zoti Meta nuk mund të fshehë tronditjet e tij, edhe pse duket sikur mezi pret fundjavën për të ngjitur ndonjë majë mali, apo për të shijuar ndonjë ndeshje me top në bregdet.

Tronditjet e Metës tanimë i dinë gjithë shqiptarët, i kanë provuar dhe shijuar, mjafton të përmendim “tronditjen” e tij të madhe tek shihte turmat e Lulzimit dhe Monikës ti drejtoheshin Parlamentit me kapsolla dhe molotovë, gjë e cila e shtyu të ç’dekretonte datën e zgjedhjeve, apo “tronditja” tjetër e tij që lidhej me “zgjedhjet me një kandidat”, apo dhe “tronditja e madhe” që lidhej me shtyrjen e datës për hapjen e negociatave. Tronditja duket se është bërë tanimë kronike tek zoti Meta, dhe e vetmja mënyrë “effcace” për ta lehtësuar janë udhëtimet, në mal, fushë, liqen, det, lumenj, etj.

Por tronditjet kanë patur edhe efektin tjetër tek ai, pasi e kanë detyruar të marrë vendime “të mëdha”, si dekretimi i datës 13 Tetor si datë e zgjedhjeve lokale, (zgjedhje që nuk u bënë kurrë) apo dhe dekretimi pa asnjë vonesë e Arben Ahmetajt si ministër i Rindërtimit. Thonë se edhe tërmeti 26 Nëntorit, e “tronditi” shumë zotin Meta, aq sa Monika deklaroi nga ekranet e paçensuruara se “vila jonë në Gjirin e Lalëzit është e hapur për të pastrehët”. Dhe në fakt kaq shumë “tronditje” nuk bëjnë mirë as për shëndetin e kreut të shtetit, dhe as për vijueshmërinë e detyrës, ndaj lind nevoja që komisioni hetimor të ngutet ca, dhe të mos zvarrisë me muaj vendimin mbi shkarkimin ose jo, të zotit Meta.

Next Post
Shkëmbim zjarri në një ndërtesë qeveritare në Karolinën e Veriut, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

Shkëmbim zjarri në një ndërtesë qeveritare në Karolinën e Veriut, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

Comments 1

  1. Xhevria Durres says:
    7 years ago

    Pikes i ke rene Ajaz

    Eshte bere si rryp fare presidenti

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Strategjia e Zgjerimit/ Kos: Shqipëria ka mbyllur 4 kapituj të negociatave, arritje e rëndësishme! Të vijojnë reformat për integrimin në BE

Strategjia e Zgjerimit/ Kos: Shqipëria ka mbyllur 4 kapituj të negociatave, arritje e rëndësishme! Të vijojnë reformat për integrimin në BE

November 4, 2026
Real Madrid me drejtor të ri? Rafael Nadal gati t’i bashkohet krerëve të klubit spanjoll

Real Madrid me drejtor të ri? Rafael Nadal gati t’i bashkohet krerëve të klubit spanjoll

November 4, 2026
Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu kryeson me 56 mandate, opozita siguron 48

A u manipuluan zgjedhjet në Izrael? Komisioni i Zgjedhjeve jep verdiktin

November 4, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

November 4, 2026
“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

Vrasje në gjueti në Bulqizë, 44-vjeçari qëllon aksidentalisht shokun në pyll, arrestohet! Po shënjestronte një kafshë, por…

November 4, 2026
Katër shqiptarë në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri prej tyre është në avantazh, ja kush janë!

Katër shqiptarë në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri prej tyre është në avantazh, ja kush janë!

November 4, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

Detajet e Progres-Raportit të KE për Shqipërinë! Katër kapituj të mbyllur me BE, përparim në drejtësi dhe ekonomi: Duhet dialog për protestat

November 4, 2026
Basha, ish-kryetari i padukshëm/ Minxhozi: Hemorragjia nga grupimi i Bashës, e hershme. Vetë i zoti i shtëpisë s’e donte vulën

Një dënim historik për një aventurier historik

November 4, 2026
OVL-UÇK paralajmëron aktivitet simbolik në 6-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

OVL-UÇK paralajmëron aktivitet simbolik në 6-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

November 4, 2026
“Infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt”- SHBA investon mbi 40 milionë USD për sigurinë kibernetike në Shqipëri, ambasadori Wendt e konfirmon

“Infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt”- SHBA investon mbi 40 milionë USD për sigurinë kibernetike në Shqipëri, ambasadori Wendt e konfirmon

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In