Dega e LSI-së në Berat, në Gjeroven, është shkrirë e gjitha pasi të 140 anëtarët e saj i janë bashkuar Partisë Socisaliste.
Ka qenë ish-kryetari i kësaj Dege, Krenar Shehu i cili është shprehur se e kishin marrë këtë vendim pasi pretendojnë se kanë 10 vite papërfaqësim. Të 140 anëtarët e LSI-së në Gjeroven kanë vendosur të kalojnë në bllok drejt PS-së.
Më herët, në Qarkun e Beratit LSI ka marrë dhe goditje të tjera. Ish-ministri Nasip Naço dhe ish-deputeti i LSI Gledion Rehovica deklaruan publikisht kalimin te socialistët.
Gjatë një mbledhje që është mbajtru sot në Gjeroven, kryetari i Degës së LSI atje Krenar Shehu, ka deklaruar dorëheqjen dhe është larguar nga LSI. Menjëherë pas tij, të gjithë anëtarët e tjerë kanë vendosur që në bllok të largohen. Pritete që ata t’i bashkohen PS pasi kanë thënë se kanë besim vetëm te Nasip Naço.
Edhe vetë ky i fundit deklaroi se “nuk është koha për eksperimente” dhe iu bashkua fushatëës së socialistit Blendi Klosi në Berat.
/a.r