• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Qeveria po penalizon fermerët e vegjël”, Sula bën tjetër premtim: PD do të mbështesë prodhimin vendas

by E S
09/03/2025 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka ngritur shqetësimin për mungesën e mbështetjes ndaj fermerëve nga ana e qeverisë, duke e konsideruar skemën e subvencioneve të padrejtë dhe pengesë për shumicën e prodhuesve të vegjël.

Sipas tij, në fshatin Vashaj, Bashkia Peqin, prodhimet kanë dalë në treg prej 15 ditësh, por fermerët nuk kanë ndjerë asnjë ndihmë nga shteti.

“Kushti që fermerët të kenë të paktën 1 hektarë sera për të përfituar subvencione është vendosur qëllimisht për të mos i ndihmuar ata. Në Shqipëri numërohen me gishtat e dorës ata që i përmbushin këto kritere,” shprehet Sula.

Ai denoncon gjithashtu se fermerët po penalizohen edhe në aspektin e kostove shtesë të energjisë. Sipas tij, shumë prej tyre, që kanë serat pranë banesave, kanë lidhur sistemin e vaditjes me energjinë e shtëpisë për të shmangur koston e pompave. “Në vend që t’i ndihmojnë, autoritetet u bëjnë presion dhe i detyrojnë të bëjnë kontrata të reja, duke i rënduar me shpenzime të shtuara,” thekson deputeti i PD.

Aktualisht, çmimi i kastravecit vendas është 140 lekë/kg, ndërsa ai i importuar shitet me 200 lekë/kg. Fermerët raportojnë se prodhimi vendas nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar kërkesën, gjë që ndikon edhe në rritjen e çmimeve.

Sula e ka lidhur këtë situatë me mungesën e mbështetjes për bujqësinë dhe largimin e qytetarëve nga vendi, duke theksuar se PD me Sali Berishën synon të promovojë prodhimin vendas dhe të mbështesë produktet “Made in Albania”.

“Qeveria doli pak ditë më parë dhe propagandoi gjoja masat për subvencionimin e fermerëve.

Në fshatin Vashaj, Bashkia Peqin, prodhimet kanë 15 ditë që kanë dalë në treg ndërkohë që dorën e shtetit nuk e ndiejn fare.

Qeveria vendos si kusht për fermerët që të përfitojmë subvencione duhet të kenë të pakten 1 hektarë sera. Ky kusht është bërë i qëllimtë për te mos ndihmuar fermerët. Në Shqipëri me gishtat e dorës numërohen ata që i bëjnë këto sipërfaqe e të përfitojnë.

Jo vetëm që si mbështesin por edhe i penalizojnë. Shpesh herë bashkëfshatrët e mi serat i kanë ngjitur me shtëpinë. Për të mos shpenzuar pompen e vaditjes e lidhin me energjinë e shtëpisë. Këta që e kapin kriminelin me qerre, vijnë edhe u bëjnë presion fermereve të vegjël dhe i detyrojnë të bëjnë kontrata të reja ia shtojnë edhe më shumë kostot.

Kjo ndodh me këtë qeveri që i urren ata që punojnë. I detyron që të braktisin vendin e tyre.

Sot në treg, kastraveci që prodhohet në Shqipëri kushton 140 lek per kg, ndërsa ai i importit 200 lekë per kg. Por fermerët thonë se nuk ka mjaftueshëm prodhim vendi që të mbuloj nevojën.

Po të mos ishin larguar shqiptarët dhe po të kenë më shumë mbështetje atëherë edhe çmimet do të ishin më ekonomike për të gjithë.

Ndaj më 11 Maj, vota juaj duhet të shkoj për Partinë Demokratike. PD me Dr.Sali Berishën do mbështes prodhimin vendas dhe produktet “Made in Albania” do jenë moto jonë”, u shpreh ai në Facebook.

Next Post
Përleshje me sende të forta mes të rinjve në Tiranë, 2 prej tyre përfundojnë në spital

Përplasen dy motomjete në Shëngjin, raportohet për një të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

November 4, 2026
Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

November 3, 2026
SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In