Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Agonas të Kavajës. Një konflikt mes dy vëllezërve ka përfunduar në tragjedi
Rreth orës 20:30, dyshohet se gjatë kohës që ndodheshin në arë duke mbledhur bazë ushqimore për blegtorinë, shtetasi Muhamet Rreshka, 76 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë për vdekje vëllain e tij, Eqerem Rreshka, 74 vjeç.
Ky i fundit është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, por për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën rrugës.
“Rreth orës 20:30, në fshatin Agonas, Kavajë, dyshohet se, gjatë kohës që ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, shtetasi M. Rr., 76 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç, i cili u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme, autorin e dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.











