Protestuesit e mbledhur para godinës së Kryeministrisë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, pas përfundimit të fjalimeve.
Me flamuj Kombëtar dhe pankarta në duar, ata kërkojnë largimin e qeverisë dhe të gjithë klasës politike aktuale.
Kërkesat kryesore të rilexuara sot në shesh nga protestuesi:
Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.
Krijimi i një qeverie teknike me një mandat të qartë 12-mujor.
Ndryshime rrënjësore kushtetuese dhe ligjore me referendum, ku përfshihen:
Reformimi i plotë i Kodit Zgjedhor;
Rregulla të reja e të rrepta për financimin e partive politike;
Kufizimi i mandatit të kryeministrit në maksimum vetëm dy mandate.
Anulimi urgjent i politikave dhe ligjeve që dëmtojnë interesin publik, konkretisht:
Ligji për Zonat e Mbrojtura;
Ligji për Trashëgiminë Kulturore;
E ashtuquajtura “Paketa e Maleve”;
Ligji për Statusin e Investitorëve Strategjikë.
Hartimi i një kontrate të re sociale mes qeverisë dhe qytetarëve shqiptarë.











