• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Protestat u nxitën fillimisht nga Greqia”, Ali Ahmeti: Armiqtë e kombit po krijojnë pasiguri në Shqipëri

by E B
25/06/2026 07:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar me shqetësim rreth situatës politike në Shqipëri, ku prej 25 ditësh vijon protesta në kryeqytet. Përmes një deklarate për mediat, lideri politik i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut u shpreh se këto zhvillime po i shkaktojnë vendit dy goditje të forta ekonomike, duke dëmtuar drejtpërdrejt dy shtyllat kryesore: turizmin dhe investimet e huaja e vendase.

Ahmeti argumentoi se destabilizimi i brendshëm i Shqipërisë po inkurajohet nga faktorë të jashtëm rajonalë që synojnë të sabotojnë rritjen ekonomike të vendit.

“Shqipëria po merr goditje të forta. Goditet turizmi që është industria kryesore. Fushata nisi nga Greqia. Kjo sepse Greqisë po i rrezikohet turizmi nga Shqipëria. Në Beograd është i njëjti që bën fushatën në Serbi, që bën fushatën dhe për protestat në Shqipëri. Nuk mbroj Edi Ramën, por mbroj Shqipërinë sepse më dhimbet Shqipëria,” deklaroi hapur Ali Ahmeti.

Sipas kreut të BDI-së, turizmi dhe investimet janë mjaft sensitive ndaj perceptimit të sigurisë publike. Ai nënvizoi se asnjë sipërmarrës nuk merr përsipër të injektojë kapital apo të rrezikojë investime afatgjata në një mjedis ku mbizotëron pasiguria dhe tensioni social në rrugë.

Në analizën e tij, Ahmeti u bëri thirrje protestuesve që të shohin përtej agjendave të ditës dhe të llogarisin dëmet afatgjata që këto tubime pa një lidership të qartë po i shkaktojnë ekonomisë kombëtare.

“Po goditet dega kryesore e industrisë, turizmi; po goditen investimet e huaja dhe vendore. Asnjë investitor nuk rrezikon kapitalin e tij aty ku ka pasiguri. Nuk them se ata që janë në shesh janë armiq, por kanë rënë në grackën e armiqve të kombit pa analizuar pasojat që i shkaktojnë kombit”, nënvizoi ai.

Roli historik i Shqipërisë si faktor stabiliteti

Gjatë fjalës së tij, Ahmeti u kujtoi të gjithë shqiptarëve në rajon peshën historike të shtetit amë, veçanërisht në procesin e çlirimit, strehimit dhe shtetformimit të Kosovës, duke insistuar se një Shqipëri e dobësuar ekonomikisht do të thotë një faktor më i dobët për mbrojtjen e interesave shqiptare në mbarë Ballkanin.

Ai e mbylli apelin e tij duke kërkuar maturi politike dhe matje të pasojave, pasi çdo goditje ndaj imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë do të ketë një efekt domino mbi të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen në rajon.

Next Post
Tronditet Venezuela. Dy tërmete ‘shkatërrojnë’ kryeqytetin, dyshohet për mijëra viktima

Tronditet Venezuela. Dy tërmete ‘shkatërrojnë’ kryeqytetin, dyshohet për mijëra viktima

Comments 1

  1. Bruno says:
    2 months ago

    Mjaft me prrallat tuaja,tani te kan braktisur,edhe familjaret tuaj,thyej qafen bashke me greqin.Pasiguria e cdo e keqe,ne vendin tone,vjen nga k/mafiozi qe eshte edvin k/hajduti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com