Qyteti i Bulqizës është tronditur sot nga një ngjarje e pazakontë. Të dhënat nga policia e këtij qyteti flasin për një ngjarje të rëndë ku një 13-vjeçare është përdhunuar nga një 30-vjeçar, me emrin Denis Havalja. Mësohet se e mitura është dërguar me urgjencë në Tiranë për mjekim të specializuar, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas të dhënave të policisë, ajo është marrë me forcë në makinë nga 30-vjeçari dhe është dhunuar seksualisht. Ndërkohë, përdhunuesi është arrestuar.