• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tronditëse/ Babai i 17-vjeçarit nuk e di se djali i ka ndërruar jetë

by Ardit Rada
24/02/2021 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E hëna e 22 shkurtit shënoi viktimën në moshë më të re në vendin tonë nga Covid. 17-vjeçar, Qamil Seiti nga Tirana, humbi betejën në spitalin “Shefqet Ndroqi” pas 4 ditësh i intubuar.

Shefja e Reanimacionit tek COVID-2, Alma Cani, e cilëson si një prej rasteve më të vështira. Ajo tregon për gjendjen shëndetësore të të riut kur erdhi në spital, shkruan ABC.

Trajtoheshin më tepër se dhjetë ditë në shtëpi. Fatkeqësisht djali erdhi në situatë të avancuar, rezultonte me analizat që bëmë dhe skanerin që tregonte se prekja e mushkërive ishte 100%. Nuk kishte mushkëri që të merrte frymë. Ndoshta dhe ardhja me vonese ishte pjesë e kësaj drame”, thotë mjekja.

E përlotur rrëfen fjalët e fundit të adoleshentit.

“Megjithë përpjekjen që ne bëmë me shpirt, asistencat që u bënë në të gjitha drejtimet dhe ato fjalët e atij djali që më janë ngulitur mua dhe jo vetëm, por të gjithëve këtu: O teta më falni se ju lodha. E kuptonte dhe vetë që ne po përpiqeshim për t’i dhënë jetë, por ishte e pamundur”, tregon Cani.

Në spital i riu kishte dhe prindërit, që të dy me Covid. Nëna, arriti të mposhte virusin, ndërsa i ati vijon i shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore. Ende nuk i kanë treguar se ka humbur të birin./a.p

Next Post
Atentati me eksploziv në Kamëz, zbulohet porositësi. Gjergj Cukali kërkoi vrasjen e 32-vjeçarit, dy vëllezit e vendosën. Tre të arrestuar (Emrat)

Atentati me eksploziv në Kamëz, zbulohet porositësi. Gjergj Cukali kërkoi vrasjen e 32-vjeçarit, dy vëllezit e vendosën. Tre të arrestuar (Emrat)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com