• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati me eksploziv në Kamëz, zbulohet porositësi. Gjergj Cukali kërkoi vrasjen e 32-vjeçarit, dy vëllezit e vendosën. Tre të arrestuar (Emrat)

by Ardit Rada
24/02/2021 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas tentativës së vrasjes me eksploziv të mbetur në tentativë të Gjon Menas në Kamëz, policia ka shoqëruar në komisariat disa të dyshuar. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se të shoqëruarit janë shtetasi, Gjergji Cukali, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të ‘Rrëmbim personi’ ‘Vrasje me paramendim’, ‘Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake’.

Ky i fundit gjithashtu besohet se është porositësi i atentatit ndaj Menas. Po ashtu në polici janë shoqëruar dy vëllezërit Enver. J., 33 vjeç, dhe Edmond. J, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Kujtojmë se më 9 shkurt, Hjon Menas i kishin vendosur lëndë eksplozive poshtë makinës së tij “BMË X5”. Lënda nuk ishte e lidhur me mjetin, por ishte vendosur në tokë, poshtë parakolpit të makinës. Si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse, e cila mendohet të ketë qenë më pak se 100 g, Mena ka marrë dëmtime të lehta në të dyja këmbët, pasi ka qenë në afërsi të makinës kur ndodhi shpërthimi.

Ai menjëherë pas ngjarjes u dërgua në spital ku mori dhe ndihmën e parë, ndërkohë pas trajtimit të nevojshëm ai u largua për në banesën e tij.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë

Zbardhet ngjarja e ndodhur në Kamzë me eksploziv ku për pasojë mbeti i gjymtuar një shtetas.

Finalizohet me sukses OPERACIONI POLICOR “SATELITI”

Operacioni nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqeësor Tiranë

Kapen dhe vihen në pranga tre shtetas si autorë të dyshuar të ngjarjes.

Pas një pune policore dhe proceduriale të pandërprerë të bërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes së ndodhur në datë 09.02.2021, ku në rrugën “Silvio Berluskoni”, Kamëz, Tiranë, është tentuar të vritet me ekspoloziv të telekomanduar, shtetasi Gj.M,, i cili si pasojë e shpërthimit ka ngelur i dëmtuar në gjymtyrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bazuar në provat ligjore të siguruara nga puna hetimore dhe veprimeve të shpejta hetimore proçeduriale si dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative në lidhje me këtë ngjarje, nga Sektori Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Sektori Forcës së Posaçme Operacionale në D.V.P Tiranë në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Nr.5, Nr.2 dhe Nr.4, Tiranë, Sektori Forcës Posaçme Operacionale dhe Sektori Forcës Posaçme Operacionale për mbështetjen hetimore/kërkimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u finalizua me sukses OPERACIONI POLICOR “SATELITI”.

Në përfundim të veprimeve të para nga ana e specialistëve të Seksionit Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje:

Gj.C, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të ‘Rëmbim personi’ ‘Vrasje me paramendim’, ‘Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake’.

  1. J, 33 vjec, dhe E. J, 24 vjec, lindur dhe banues në Tiranë..

Nga grupi hetimor i ngritur posaçërisht për hetimin e kësaj ngjarje, janë sekuestruar prova materiale, si automjete dhe sende të tjera, të cilat kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale dhe implikojnë drejtëpërdrejtë autorët e saj, prova të cilat për shkak të sekretit hetimor nuk bëhen të ditura në këtë moment.

Materialet në ngarkim të shtetasve Gj.C, E. J. dhe E. J. i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për veprat penale të ”Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë,e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”,./a.p

 

Next Post
SHBA, vazhdon të rritet numri i viktimave nga COVID-19

SHBA, vazhdon të rritet numri i viktimave nga COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkesa e Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë/ Hidhet shorti në GjL, caktohet gjyqtari i çështjes

Kërkesa e Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë/ Hidhet shorti në GjL, caktohet gjyqtari i çështjes

July 9, 2026
Koncerti i Kanye West/ Policia e Tiranës harton plan masash, rrugët që do bllokohen

Koncerti i Kanye West/ Policia e Tiranës harton plan masash, rrugët që do bllokohen

July 9, 2026
Tekste shkollore falas për diasporën/ Qeveria financon librat shqip, nis shpërndarja në 15 vende

Tekste shkollore falas për diasporën/ Qeveria financon librat shqip, nis shpërndarja në 15 vende

July 9, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Urrejtësit kanë emra

July 9, 2026
Konferenca Botërore të Inteligjencës Artificiale 2026 (WAIC), një mundësi për të nxitur zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të dobishëm të AI

Konferenca Botërore të Inteligjencës Artificiale 2026 (WAIC), një mundësi për të nxitur zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të dobishëm të AI

July 9, 2026
Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, plagoset me thikë një prej tyre

Një i ri plagoset me thikë në Shëngjin, transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës

July 9, 2026
“Do ta vrasim Trumpin”/ Banderolat kërcënuese në ceremoninë mortore të Khameneit, reagon presidenti amerikan

“Do ta vrasim Trumpin”/ Banderolat kërcënuese në ceremoninë mortore të Khameneit, reagon presidenti amerikan

July 9, 2026
“Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri”, Rama shpjegon për CNN turk pse nuk u përfshi në deklaratën finale

“Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri”, Rama shpjegon për CNN turk pse nuk u përfshi në deklaratën finale

July 9, 2026
“Maturantët të zgjedhin degët sipas kërkesave të tregut”, eksperti i arsimit: Më të preferuarit shëndetësia dhe inteligjenca artificiale

“Maturantët të zgjedhin degët sipas kërkesave të tregut”, eksperti i arsimit: Më të preferuarit shëndetësia dhe inteligjenca artificiale

July 9, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In