• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tritoli paralajmërues për nëndrejtorin e ALUIZNI-t, pistat e policisë

by Java News
15/11/2016 08:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duket se ka qenë një paralajmërim atentati me lëndë plasëse për nëndrejtorin e degës së ALUIZNI-t në Durrës, Gerti Aleksi.

Automjeti në pronësi të familjarëve të tij ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme, teksa ndodhej i parkuar në lagjen Nr. 1 të qytetit bregdetar, pranë vendit të njohur “Bërryli”.

Sipas Policisë, në pjesën e përparme të makinës tip “Land Rover”, me targa AA780 OL, ishte vendosur një sasi e konsiderueshme eksplozivi, i cili ka shpërthyer rreth orës 18:15.

Pavarësisht se zona ku ishte parkuar makina kishte lëvizje të dendura të qytetarëve, fatmirësisht shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale, kryesisht tek automjeti. Ndërsa paniku ka qenë i madh ndër kalimtarët dhe banorët e zonës përreth.

SHPËRTHIMI

Shpërthimi i fuqishëm tronditi mbrëmë Durrësin. Një sasi e konsiderueshme tritoli ishte e vendosur në pjesën e përparme të automjetit tip “Land Rover” fuoristradë.

Automjeti ishte parkuar në lagjen Nr. 1 të qytetit bregdetar, e njohur ndryshe si zona e “Vollgës”, pranë vendit ku banon familja Aleksi. Dëshmitarët i thanë policisë se shpërthimi ka qenë i fuqishëm, por dëme ka pasur vetëm tek automjeti dhe dera e parkimit para së cilës ishte lënë makina.

“Më datë 14.11.2016, rreth orës 18:15, në lagjen Nr.1 dyshohet se kanë vendosur një sasi të vogël lënde eksplozive në pjesën e përparme të mjetit tip fuoristradë, me targa AA 780 OL, në pronësi të shtetasit A.S. banues në Durrës, pa precedentë penalë.

Mjeti ka qenë i parkuar. Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale, kryesisht në pjesën ku ishte vendosur lënda plasëse. Në vendngjarje ndodhen efektivët e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes”, sqaroi Policia nëpërmjet një njoftimi, por pa bërë të njohur faktin se makina përdorej nga numri dy i ALUIZNI-t, një ndër institucionet me interes për shumë qytetarë.

MOTIVI

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie, si dhe zjarrfikëse, për të shuar flakët që ishin përhapur në makinë. Një grup pune nisi verifikimet dhe hetimet për të zbardhur motivin e vendosjes së lëndës plasëse në automjetin me të cilin lëvizte nëndrejtori i ALUIZNI-t Durrës, Gerti Aleksi.

Burime nga grupi hetimor thanë për gazetën se hetimet për zbardhjen e ngjarjes janë përqendruar në dy drejtime: Konflikte të krijuara nga pozicioni i tij i punës, apo për probleme personale të vetë Aleksit.

Ndërkohë, po verifikohen edhe dyshime të tjera, ndonjë konflikt i mundshëm edhe i familjarëve të tij. Vetë Gerti Aleksi mësohet të ketë pohuar se nuk ka pasur probleme dhe konflikte me persona të tjerë dhe nuk e ka idenë se kush mund të fshihet pas sulmit me lëndë plasëse.

Ai ka pohuar se nuk ka pasur kërcënim deri tani. Gerti Aleksi është emëruar në këtë detyrë që prej vitit 2013.
Panorama/d.i.

Next Post
Situatë emergjente në Kaliforni, 300 godina shkrumbohen nga flakët

Digjet shtëpia në Fushë Arrëz, dhjetë banorë mbeten në temperaturë nën zero

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taskforcë kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Tiranë, prefekti Shkëqim Hajdari: Angazhim të koordinuar dhe efikas

Taskforcë kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Tiranë, prefekti Shkëqim Hajdari: Angazhim të koordinuar dhe efikas

February 26, 2026
“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

FJALA E PLOTË/ Rama në mbledhjen e grupit të PS: 100 herë të kthehesha pas, 100 herë do zgjidhja reformën në drejtësi

February 26, 2026
Fredi Beleri kundër Shqipërisë në Prezantimin e draft-raportit në PE

Fredi Beleri kundër Shqipërisë në Prezantimin e draft-raportit në PE

February 26, 2026
Shërbim Prove….

Edi Rama, foli si kryeministër

February 26, 2026
U rrëzua aksidentalisht nga çatia, ndërron jetë 49-vjeçari në Shkodër (EMRI)

U rrëzua aksidentalisht nga çatia, ndërron jetë 49-vjeçari në Shkodër (EMRI)

February 26, 2026
Malaj: Rritja ekonomike në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Malaj: Rritja ekonomike në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor

February 26, 2026
Mbledhja e Grupit të PS, Bardhi: Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin

Mbledhja e Grupit të PS, Bardhi: Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin

February 26, 2026
“E bën për qëllime elektorale”, Orban akuzohet se nxit tensione artificiale me Ukrainën

“E bën për qëllime elektorale”, Orban akuzohet se nxit tensione artificiale me Ukrainën

February 26, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

February 26, 2026
Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In