Ish-Kryetari i Komunës Gruemirë në Shkodër Asim Burgaj ka shigjetuar për sulmin me eksploziv në dyqanin e tij eksponentë të së majtës në Malësinë e Madhe, që sipas tij drejtohen nga Paulin Stërkaj.
“Nuk kam konflikte me asnjë person dhe lëndën plasëse e kanë vendosur bandat e majta që drejtohen nga Paulin Sterkaj. Ky i fundit vijon një fushatë hakmarrjeje ndaj të gjithë eksponentëve të djathtë në Malësi të madhe”, – tha Burgaj.
Asim Burgaj ka qenë disa herë kryetar i komunës Gruemirë, tashmë të shkrirë me reformën e re territoriale, i zgjedhur nën siglën e Partisë Demokratike. Edhe zgjedhjet e fundit ai ishte ndër drejtuesit kryesor të kësaj force politike në Malësinë e Madhe në mbështetje të kandidatëve të djathtë për vendoret 2015.









