• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tritoli i Ekranit

by
22/04/2015 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla

Të enjten i gjithë publiku politikëdashës, mban frymën për orë të tëra me radhë, për të ndjekur live, shpërthimet e deputetëve para kamerave televizive. Me thënë të drejtën, kamerat janë të RTSH, pra të të vetmit ekran, për të cilin ne, të gjithë qytetarët e këtij vendi, paguajmë një taksë vjetore. Në fakt ne paguajmë me paratë tona, tritolin që shpërthen [do të enjten në ekran. Që na prish midenë, oreksin, shumë vetëve edhe gjumin, kryesisht familjarëve të deputetëve, gazetarëve dhe [do njeriu tjetër, që puna e lidh me politikën në Shqipëri.

Prej kohësh e kam menduar: pse gjithë televizionet e Tiranës, kryesisht ato që merren me lajme, presin transmetimet normale dhe lidhen me seancen e Kuvendit, edhe atë me ordineren dhe më të zakonshmen? A thua vallë ka kaq interes të dëgjojmë bro[kullat e deputetëve (disa prej tyre), që në vend të gojës, kanë një hale, që nxjerrin vetëm mut dhe baltë, t’i shohim live në 20 ekrane njëherësh? Që nuk ka fare interes, këtë nuk di ta them, por jam i bindur, se shumica e ekraneve, kanë rënë në përtacinë e pritshmërive të supozuara e dyshimshëm të vërteta, se shqiptarët vdesin të shohin ndonjë deputet, që leh si bu[e plakë pa mbarim, nga goja me dhëmbët gjysëm të prishura, sharje, shpifje, kërcënime,  të cilat ai vetë për shkak të ila[eve, i harron kur del nga Kuvendi, kurse ne të tjerët, njerëz normalë, i përflasim me shqetësim me ditë të tëra. Shumica e televizioneve, përtojnë apo nuk kanë mjete financiare mjaftueshëm për të bërë punën e tyre dhe i bien shkurt, duke marrë feed-in e RTSH, që e paguajmë po ne vetë. Gazetarët politikë, shumë me dashje, ndonjë pa dashje, janë kthyer parazitë të paguar, që lajmin, fotot e tashmë edhe videot i marin me e-mail nga zyrat politike të shtypit.

Edhe më e rëndë është situata në RTSH. Me ligj, enti i vetëm publik në vend, sa herë ka seancë Kuvendi, është i detyruar të ndërpresë transmetimet normale dhe të transmetojë parlamentin për 12 orë rresht. Pse? Kur ndërkohë RTSH edhe sot që flasim, ka disa kanale dixhitale, që transmetojnë programe që përsëriten prej njezet vjetësh? Përse një prej këtyre kanaleve, të mos kthehet në RTSH Parlament, si[ e kanë Shtetet e Bashkuara (C-Span), Britania e Madhe (BBC Parliament), Greqia (Vouli) apo edhe Italia, dhe të transmetojë jo vetëm seancat plenare, por edhe mbledhjet e komisioneve, për të rritur kështu transparencën maksimalisht të veprimtarisë së Parlamentit? Por edhe të ketë të drejtën ekskluzive të këtyre transmetimeve? Që TV e tjera, të kenë mundësi të marrin feed për kronikat, por jo për maratonat shumë orëshe me tritol tërë mut politik, që ndot ambientin publik shqiptar.

Vetëm kështu të hënat dhe të enjtet tona do jenë ditë thuajse normale. Kur televizionet private të paktën nuk do të kenë mundësinë të përhapin helmin e ankthit të tritolit të ekranit, që vjen nga Kuvendi.

Kështu të hënat dhe të enjtet, mund të kthehen ditë normale, edhe për motrën e Taulantit, babain e Sajmirit, por ndoshta edhe për Abin, Shkelzenin dhe partneren e tij te radhës.

Next Post

Të gjithë shokët e Çimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA-së gjeneruese në Europë

Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA-së gjeneruese në Europë

May 4, 2026
Aksidenti ku humbën jetën dy fëmijë, pezullohen nga detyra tre drejtues të Policisë Durrës

Aksidenti ku humbën jetën dy fëmijë, pezullohen nga detyra tre drejtues të Policisë Durrës

May 4, 2026
“Piloti fiku motorët”, çfarë zbulojnë të dhënat sekrete nga Boeing 737 mbi tragjedinë në Kinë

“Piloti fiku motorët”, çfarë zbulojnë të dhënat sekrete nga Boeing 737 mbi tragjedinë në Kinë

May 4, 2026
Përkeqësohet gjendja e fitueses iraniane të Çmimit Nobel. Familjarët i frikësohen “më të keqes”

Përkeqësohet gjendja e fitueses iraniane të Çmimit Nobel. Familjarët i frikësohen “më të keqes”

May 4, 2026
Frikë për atentate dhe grusht shteti, Kremlini forcon sigurinë rreth Putin

Frikë për atentate dhe grusht shteti, Kremlini forcon sigurinë rreth Putin

May 4, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi nga Jorgo Pulla: Mundësi të reja, zgjidhje problemesh dhe surpriza në dashuri

May 4, 2026
“16 baza ushtarake të goditura”, CNN: Shumica e instalimeve amerikane në Lindjen e Mesme janë dëmtuar rëndë nga Irani

“16 baza ushtarake të goditura”, CNN: Shumica e instalimeve amerikane në Lindjen e Mesme janë dëmtuar rëndë nga Irani

May 4, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

“Paketa e Maleve”

May 4, 2026
“Fajin e ka Blinken”/ Anëtari i kryesisë së PD: Basha ka marrë një vendim që nuk e dëshironte. Berisha i lënduar dhe i zemëruar, s’fiton

Për partitë tona mendimi ndryshe është “cilësi e borgjezisë”

May 4, 2026
DETAJE / Gjykata e Lartë vendos sot për rregullat e reja të paraburgimit

DETAJE / Gjykata e Lartë vendos sot për rregullat e reja të paraburgimit

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In