Policia njofton se më datë 21.06.2016, rreth orës 03:00, në rrugën “Artan Lenja”, në vendin e njohur si “Fusha e Aviacionit”, ka patur një shpërthim, dyshohet me lëndë plasëse.
Si pasojë e këtij shpërthimi, ka pasur vetëm dëme materiale dhe është dëmtuar lehtë në parakolp, automjeti tip “Chervolet”, në pronësi të shtetasit F. P., 34 vjeç.
Grupi hetimor shprehet se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj vepre penale. (java / r.a)