• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet Rike Roçi: Zemra ime rreh për Elseid Hysajn?! Ja e vërteta

by A R
21/06/2016 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse kanë kaluar disa vjet që nga koha kur Rike Roçi ishte pjesë e “Big Brother”, modelja mbetet ende ndër femrat më të preferuara të publikut shqiptar. E pikërisht në kohën kur fama e saj po zbehej, Rikja arriti të pushtonte jo vetëm vëmendjen e shqiptarëve, por edhe të mediave ndërkombëtare, të cilat e kanë konsideruar si një nga tifozet më seksi të “Euro 2016”.

Dekolteja e zbuluar e Rikes ka marrë jo pak komente në rrjetet sociale, ndërsa mediat italiane kanë aluduar se Rikja në stadiumin e Marsejës ishte për një person në veçanti, Elseid Hysajn. Por se cila është lidhja e ish-banores së “BB” me futbollistin e njohur, Rikja na e sqaron në këtë intervistë për “Summer Pages”.
“Tifozet më seksi të Europianit” është një titull që ka pushtuar të gjitha mediat. E prisje gjithë këtë vëmendje?

Nuk ishte me qëllim, e kam thënë shumë herë.

Komentet nuk kanë qenë vetëm pozitive. Në rrjetet sociale edhe je gjykuar keq. Ke një përgjigje për të gjithë ata që kanë komentuar negativisht?

Nuk më prekin fare komentet negative, pasi thjesht një kanatiere kisha. Nuk është asgjë skandaloze, femrat në Tiranë dalin më keq.

Ishe në stadium në ndeshjen me Rumaninë? Si ndihesh për fitoren?

Jo, nuk isha, pasi jam marrë me punë. Por e kam parë në televizor. Jam gëzuar shumë për golin e Sadikut.

Tashmë që fotoja jote ka dalë edhe në mediat ndërkombëtare, mendon që të jesh një nga mbështetëset kryesore të Kombëtares dhe t’i ndjekësh në çdo ndeshje?

Nëse do kem mundësinë, po.

Je fanse e Kombëtares apo e ndonjë prej futbollistëve në veçanti? Cili prej tyre është i preferuari yt?

Thjesht jam tifoze, nuk ka lidhje fare me futbollistët.

Aktualisht je ‘single’?
Jo, nuk jam vetëm.

Cili është mashkulli i ëndrrave të tua, të cilit nuk do mund t’i refuzoje një propozim për martesë?

Nuk ka lindur akoma (qesh).

Kush është djali me të cilin je lidhur? Është shqiptar?

Nuk mund të them asgjë për të.

Një shkrim i “Corriere della Sera” thotë se zemra jote rreh për Elseid Hysajn. Je e lidhur me të?

Jo, as nuk e njoh personalisht. Ky lajm më habit edhe mua. Nuk e di pse kanë shkruar kështu.

Po për krahasimin me Larissa Ruquelme, si ndihesh?

Nuk e njoh. Do ta shoh në internet kur të kem kohë.

U bënë kohë që nuk je aktive në showbiz-in shqiptar. Veçse je një nga tifozet më të nxehta të shqiptares, me çfarë angazhimesh të tjera merresh?

Nuk jam më në showbiz-in atje, sepse unë jetoj jashtë dhe nuk më intereson të rri atje. Punoj si fotomodele dhe kam një aktivitet timin.

Ke ndonjë plan konkret për t’u bërë pjesë e televizionit?

S’e di; kurrë mos thuaj kurrë.

Kush është sekreti i formave të tua bombastike?

Nuk kam sekret. Çdo gjë është nga natyra.

Ndërhyrje estetike apo operacione plastike, ke bërë apo je kundër?

Jo, nuk kam asnjë ndërhyrje, nuk kam nevojë.

(panorama)

Next Post

PS u ndalon udhëtimet deputetëve: Duheni këtu, pas 5 korrikut votohet reforma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In