• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tritol banesës së gjyqtarit të Shkodrës/ Pista e re: Sulm i porositur, mesazh për Sterkajn

by Java News
29/04/2024 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari i ABC News, Ermal Vija thotë se vendosja e tritolit në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj është e porositur dhe mendohet se është mesazh për të, që lidhet me detyrën.

Në një intervistë për “Special Report”, Vija u shpreh se pista e mundshme është që personi i cili ka vendosur tritolin, të jetë urdhëruar për ta bërë diçka të tillë, teksa ky i fundit nuk ka lënë gjurmë në vendin e ngjarjes.

Sipas Vijës, Sterkaj është një gjyqtar i cili ka pasur çështje të karakterit penal dhe shtoi se ky rast është një test edhe për Policinë e Shkodrës.

“Ngjarja është e rendë, është hera e parë pas shumë kohësh kur një gjyqtar i cënohet jeta, pasi një sasi eksplozivi ishte vendosur pranë banesës. Nga ajo që unë kam komunikuar, deri në këtë fazë  mund të jetë një mesazh i përcjellë nga disa persona. Sasia e tritolit është vendosur në derën e jashtme, nuk kanë dashur të cënojnë drejtpërdrejt jetën. Kohët e fundit kanë qenë të shpeshta kërcënimet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në rastin e zotit Tonin Sterkaj është vendosur mbrojtje e posaçme për të paktën 6 muajt e ardhshëm. Sa i takon ngjarjes, deri në këtë fazë, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Shkodrës kanë disa pista hetimi, më e mundshmja, që personi të jetë urdhëruar nga persona të tjerë. Sterkaj ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë, nuk ka konflikte të hapura. Është një gjyqtar që ka pasur çështje të karakterit penal.

Rasti i Sterkajt është rast i rëndë. 6 muaj mbrojtje janë për të garantuar fillimisht, autoritetet do të duhet të zbulojnë edhe autorët. Nëse zbulohen, nuk do të jetojë gjithë kohës nën mbrojtje të vazhdueshme. Nëse do të vijojë me moszbulimin e autorëve, me kërkesë të gjyqtarit, apo edhe të drejtuesit të gjykatës, do të vijojë mbrojtja. Hyn te rastet e vështira. Autori nuk ka lënë gjurmë. Është një test për Policinë e Shkodrës”, theksoi ai./m.j

Next Post
‘I mori atributet Açkës’, Zhupa përplaset me Spiropalin, deputetja e PS: Jeni rast për t’u studiuar, dëshiron të biesh në sy

‘I mori atributet Açkës’, Zhupa përplaset me Spiropalin, deputetja e PS: Jeni rast për t’u studiuar, dëshiron të biesh në sy

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

“Ulje temperaturash dhe reshje shiu”, por si si do të jetë moti në fundjavë moti?

October 9, 2026
Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

October 9, 2026
Pano Ruçi humb ndjenjat gjatë gjyqit për tragjedinë e Tempit, dërgohet me urgjencë në spital

Pano Ruçi humb ndjenjat gjatë gjyqit për tragjedinë e Tempit, dërgohet me urgjencë në spital

October 9, 2026
Kush ka frikë nga shtriga?

Kush ka frikë nga shtriga?

October 9, 2026
20 milionë dollarë dhe koncerte të anuluara: Çfarë fshihet pas rastit të Kanye West në Rusi?

20 milionë dollarë dhe koncerte të anuluara: Çfarë fshihet pas rastit të Kanye West në Rusi?

October 9, 2026
“Jemi Milicia Serbe, kemi vendosur bombë”. Kërcënohen me e-mail bashkitë pak orë pasi PS miratoi ‘Territorjalen’

“Jemi Milicia Serbe, kemi vendosur bombë”. Kërcënohen me e-mail bashkitë pak orë pasi PS miratoi ‘Territorjalen’

October 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 9 tetor 2026: Peshorja hyn në dy ditët më të rëndësishme të vitit, Luani favorizohet në punë, Akrepi përgatitet për një fillim të ri

October 9, 2026
“Ky është partneri im, shumë krenare!”, Adrola Dushi reagon pas vendimit të papritur të Capital T

“Ky është partneri im, shumë krenare!”, Adrola Dushi reagon pas vendimit të papritur të Capital T

October 9, 2026
‘Strehimi social’, si ndahen shtëpitë dhe qiratë. Kush përfiton me ligjin e ri

Qira me të drejtë blerje dhe kredi me 0% interes, skema e re e strehimit; Kategoritë që përfitojnë

October 9, 2026
Do kishte një tjetër ‘Banjska’? Gjendet armatim në fshatrat e veriut të Kosovës

Do kishte një tjetër ‘Banjska’? Gjendet armatim në fshatrat e veriut të Kosovës

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com