• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tritan Kalo apel qytetarëve: Covid-19 është realitet jetësor! Politiqenërit tanë të çdo ngjyre e gjejnë shpejt gjuhën

by Java News
12/07/2020 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej javësh është ngritur alarmi se në vendin tonë situata nga Covid-19 është vërtetë e rëndë dhe e gjitha kjo arriti kulmin ditën e sotme kur u shënua rekordi jo vetëm për rastet e reja por edhe për viktimat brenda 24 orëve. Ministria e Shëndetësisë informoi mëngjesin e sotëm se janë identifikuar 93 raste të reja dhe janë regjistruar 4 të vdekur, duke e çuar numrin e viktimave në total në 89 dhe të të infektuarve në 3371.

Nisur nga kjo situatë, mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo mbrëmjen e kësaj të shtune ka shpërndarë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë qytetarët. Kalo në statusin e tij në Facebook thekson se është e rëndësishme që të gjithë të kujdesen për veten dhe në asnjë moment nuk duhet të heqin dorë dhe të harrojnë se virusi është me ne.

Ai ka publikuar foto dhe thekson se kujdesi ndaj të sëmurëve me koronavirus bëhet vetëm në ato dhoma dhe jo nga studiot televizive, duke theksuar se akoma kjo është një sëmundje e panjohur. Ndër të tjera mjeku thekson se “politiqenërit tanë e gjejnë gjuhën e përbashkët mes tyre për të marrë përfitimet që ju takojnë, por emrat e qytetarëve nuk do të jenë asnjëherë në listat e ndarjes së përftimeve të tyre, por me mirëbesim dhe përkujdesje do ja dalim.”

Statusi i plotë:

Kohë kovidiane…..11.07.2020….Dhoma e parë në të djathtën e fotos së koridorit të Pavjonit të parë është zyra ime në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT, ose sikundër edhe njihet Spitali Covid-19….. Përkujdesi ndaj të sëmurëve realizohet vetëm aty dhe shumë më pak në studiot televizive, si dhe njohuritë për këtë sëmundje ende me shumë e shumë të panjohura përftohen po aty, krahas njohjes me eksperiencën e kolegëve tanë në Shqipëri dhe në mbarë botën….

Gjindem aty që herët në mëngjes jo i frikësuar, por i ndërgjegjësuar për të qënë sa më pranë jush në çdo rast nevoje…..Miq e dashamirës, përkujdesuni në vijimësi për shëndetin e jetën tuaj dhe të afërmve tuaj…. Sars-Cov2/Covid-19 është një realitet jetësor…..imagjinatën e sëmurë për konspiracionin e mosekzistencës së kësaj “flame mbarëbotërore”, lërjani të dashuruarve pas teorive konspirative apo atyre gjithollogëve, që janë në kërkim të protagonizmit të munguar…

Kurrë mos haroni se janë aty që prej 9 Marsit 2020, në 24 orët e ditës me dhjetra e dhjetra motra e vëllezër tuaj Mantelbardhë, Infermjerë, Sanitarë, Imazheristë, Administratorë, Farmacistë, Barrelistë, Shoferë e Punonjës të Rendit, për të vigjiluar mbi shëndetin tuaj….mendoni edhe për sakrificat e privimet e tyre të pafundme…. Jo rrallë ne edhe nuk ja kemi dalur mbanë dhe kemi humbur jetë njerëzish, shpirtrat e të cilëve pushofshin në Parajsë….Fëmijët kanë humbur nënën apo babanë, të afërmit motrën apo vëllanë, ne kemi humbur kolegët tanë të çmuar…..

Ju lutem si mjek e vëlla, që kurrë të mos e braktisni për asnjë çast përkujdesin ndaj vetes, si dhe vigjilencën për të mos rënë PRE e këtij infeksioni sa tinzar edhe jetë-marrës …. NUK është mëria apo vatësia politike ajo që ju lëndon më shumë se vetë sëmundja, ndaj larg të bërit poltikë edhe me Sars-Cov2/Covid-19.…

Politiqenërit tanë të çdo ngjyre e kanë gjetur dhe e gjejnë shumë shpejt gjuhën mes vedit, për pasurimin e tyre në çdo kohë dhe me çdo mjet….Emrat tuaj KURRË nuku kanë qënë dhe kurrë nuku do të jenë, në listat e ndarjes së përftimeve të tyre…SHËNDETI dhe JETA e juaj është plot vlera dhe e paçmimtë për ju, të afërmit tuaj dhe për gjithë shqiptarinë….FUNDJAVË të mbarë dhe të paqtë kudo që jeni miq, dashamirës, vëllezër e motra të një gjaku e të një gjuhe….Me MIRËBESIM reciprok si dhe me PËRPJEKJE të palodhëshme do mundet t’a fitojmë sfidën me Sars-Cov2/Covid-19….Ju duam dhe ju respektojmë!!!…..Together forever!!!

Next Post
Shijak/Lëvizte me armë zjarri me vete, pranga 21-vjeçarit (Emri)

Shijak/Lëvizte me armë zjarri me vete, pranga 21-vjeçarit (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Autobusi turistik përfshihet nga flakët në Kaliforni, të paktën një i vdekur! Mister shkaku, shikoni pamjet tronditëse

VIDEO/ Autobusi turistik përfshihet nga flakët në Kaliforni, të paktën një i vdekur! Mister shkaku, shikoni pamjet tronditëse

August 21, 2026
VIDEO dhe FOTO/ Gjithçka në shkrumb dhe hi, pamjet tronditëse nga shtëpitë e djegura në Gojan të Pukës! Banorët vrapojnë të shpëtojnë

VIDEO dhe FOTO/ Gjithçka në shkrumb dhe hi, pamjet tronditëse nga shtëpitë e djegura në Gojan të Pukës! Banorët vrapojnë të shpëtojnë

August 21, 2026
Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, plagosen disa persona -

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, plagosen disa persona –

August 21, 2026
Ndahet nga jeta “Mogli i Spanjës”, njeriu që jetoi 12 vjet me ujqërit! Historia e pabesueshme e ‘fëmijës ujk’ dhe një rrëfim: Ishin vitet më të lumtura!

Ndahet nga jeta “Mogli i Spanjës”, njeriu që jetoi 12 vjet me ujqërit! Historia e pabesueshme e ‘fëmijës ujk’ dhe një rrëfim: Ishin vitet më të lumtura!

August 21, 2026
Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën e zjarreve: 10 vatra ditën e sotme, 5 ende aktive! 125 forca dhe 2 helikopterë në aksion

Ditë kritike për zjarret, situatë e rënduar në Pukë dhe Mirditë! Ministria e Mbrojtjes: 24 vatra, 8 ende aktive! U dogjën 4 shtëpi të pabanuara (ZONAT)

August 21, 2026
“Ka një dorë që do t’i djegë pyjet”- Kryebashkiaku i Mirditës: Situatë e rrezikshme, flakët po përhapen, kemi bërë evakuime! Flakët të qëllimshme

“Ka një dorë që do t’i djegë pyjet”- Kryebashkiaku i Mirditës: Situatë e rrezikshme, flakët po përhapen, kemi bërë evakuime! Flakët të qëllimshme

August 21, 2026
Zjarr i madh në pyjet e Polisit në Librazhd, banorët japin alarmin dhe kërkojnë ndërhyrje! Dyshohet se u vu qëllimisht

Zjarr i madh në pyjet e Polisit në Librazhd, banorët japin alarmin dhe kërkojnë ndërhyrje! Dyshohet se u vu qëllimisht

August 21, 2026
VIDEO/ Terror në Suedi, 18-vjeçari hyn i armatosur me shpatë në shkollë dhe sulmon nxënës e mësues! Policia e qëllon

VIDEO/ Terror në Suedi, 18-vjeçari hyn i armatosur me shpatë në shkollë dhe sulmon nxënës e mësues! Policia e qëllon

August 21, 2026
VIDEO/ E rëndë në Turqi, oficeri i policisë në pension ekzekuton me gjakftohtësi partneren e tij në aeroportin e Antalyas! Pamjet tronditëse

VIDEO/ E rëndë në Turqi, oficeri i policisë në pension ekzekuton me gjakftohtësi partneren e tij në aeroportin e Antalyas! Pamjet tronditëse

August 21, 2026
Turqia i kërkoi Interpolit arrestimin e tij, Netanyahu i përgjigjet Erdogan: Diktator antisemit, ka pushtuar gjysmën e Qipros!

Turqia i kërkoi Interpolit arrestimin e tij, Netanyahu i përgjigjet Erdogan: Diktator antisemit, ka pushtuar gjysmën e Qipros!

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com