• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Trillime ruso-serbe”, Ali Ahmeti: Specialja u themelua që Rusia të rikthente UNMIK-un, për të na nxirë imazhin

by A R
17/10/2025 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ali Ahmeti, një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke folur në tubimin krah veteranëve të luftës në Tiranë, tha se ajo dëshmoi mbështetjen unanime të shqiptarëve për çlirimin e Kosovës.

Duke e konsideruar Gjykatën Speciale ku po hetohen disa nga ish-komandantët dhe shtetarët kryesorë të Kosovës, Ahmeti deklaroi se e gjithë akuza ndaj atyre ka trillin në zanafillë.

“T’i themi gjërat troç. Zanafilla e Gjykatës Speciale të Kosovës është me raportime trilluese ruso-serbe për trafikim organesh, që bëri bujë padrejtësisht në botë. Këtë çështje inekzistente, që doli nga kuzhina e shërbimeve serbe me institucione ruse, e hetoi edhe Tribunali i Hagës dhe konstatoi që nuk është e vërtetë, dhe mbylli hetimet.

Kohë më pas Dick Marty e riaktualizoi mediatikisht këtë temë përsëri me porosi ruso-serbe dhe inicioi miratimin e raportit në Këshillin e Europës, që detyroi themelimin e Gjykatës për të hetuar trafikimin e trilluar të organeve. Pra, kjo Gjykatë u themelua që të zbardhë pretendimet për trafikim organesh me mandat nga 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor 2000. Kjo gjykatë u themelua nga vetë Kosova me qëllim që t’ia mundësojë Serbisë që nëpërmjet Rusisë ta themelojë atë në Këshillin e Sigurimit në OKB dhe të rikthejë UNMIK-un, ku Rusia ka të drejtë vetoje.

Kur u hetua që çdo gjë ishte një trillim propagandues për ta nxirë imazhin e ushtrisë tonë çlirimtare, Prokuroria nxitoi dhe përpiloi një aktakuzë tjetër ditën kur në Uashington, në prezencën e presidentit Trump duhej të nënshkruhej marrëveshja për njohje të ndërsjelle midis Kosovës dhe Serbisë, dhe përfundimin e hasmërisë shekullore pa ndarje dhe shkëmbim territoresh. Sot të gjithë jemi dëshmitarë se akt-akuza s’ka të bëjë më një trafikim organesh, por është një riciklim i akuzave të mëhershme ndaj Ramushit, Fatmirit e të tjerëve. Sot ata po gjykohen si çlirimtarë, si njerëz që e kanë kapur pushkën për të mbrojtur pragun e shtëpisë dhe popullin e vet nga gjenocidi serb. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare për luftë dhe asnjëherë nuk ka shkelur ligjet e luftës,” tha Ahmeti.

Next Post
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Lufta e Dytë s’ka mbaruar ende në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti dhe Paketa Fiskale 2027, komisionet parlamentare shqyrtojnë shpenzimet publike, ndryshimet tatimore dhe TVSH-në ushqimore

Buxheti dhe Paketa Fiskale 2027, komisionet parlamentare shqyrtojnë shpenzimet publike, ndryshimet tatimore dhe TVSH-në ushqimore

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Skandal financiar në Turqi, 433 persona nën hetim për manipulime në tregjet e investimeve

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Dëbimi i mundshëm i afganëve nga SHBA-ja shton frikën e përndjekjes

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, demokratët kryesojnë në sondazhe, Trump mobilizon republikanët

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, demokratët kryesojnë në sondazhe, Trump mobilizon republikanët

November 3, 2026
Plani i Qeverisë/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

Plani i Qeverisë/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Zgjedhjet e mesmandatit, pakënaqësia për ekonominë dhe luftën me Iranin sfidon republikanët

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

SHBA godet ishullin Qeshm në Iran, Uashingtoni: Sulmet kishin karakter mbrojtës

November 3, 2026
OKB: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e roleve drejtuese

OKB: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e roleve drejtuese

November 3, 2026
Aksidenti me pirun ngritës u bën ‘gjëmën’! Zbulon 10 tonë kokainë në Spanjë. Hetohet grupi shqiptar

Aksidenti me pirun ngritës u bën ‘gjëmën’! Zbulon 10 tonë kokainë në Spanjë. Hetohet grupi shqiptar

November 3, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In