• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Triangolo” transformohet në rrethrrotullim, Veliaj: Çlirojmë qarkullimin, te Garda do të vijë Teatri i ri i Kukullave dhe Biblioteka e re Kombëtare

by
25/09/2022 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngushtica pranë liqenit, e njohur si ‘Triangolo’, po shndërrohet në një rrethrrotullim me korsi të plota, ndriçim dhe sinjalistikën e duhur, për t’i dhënë fund trafikut në këtë zonë të Tiranës. Gjatë një inspektimi në orët e vona të natës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kështu i jepet zgjidhje një tjetër nyjeje problematike, që çliron qarkullimin në zonën e liqenit.

“Doja të përshëndesja kolegët, të cilët po punojnë në mesnatë për një projekt të rëndësishëm, që zgjidh një nga nyjet më problematike të Tiranës. Në zhargon zona njihet si ‘Triangolo’, por të hënën do të kthehet në një rrethrrotullim të madh, me më shumë hapësirë. Qytetarët do të ecin lirshëm në trotuare, jo si në ato shtigjet e dhive, që kishim më përpara; ecet lirshëm me makinë në një rrethrrotullim me dy korsi, kurse më parë mezi gjendej e drejta e kalimit te kthesa që të çonte në drejtim të Gardës. Kjo sjell një shfryrje për gjithë zonën e Digës, që ka qenë një ndër zonat më problematike të Tiranës,” u shpreh Veliaj.

Veliaj dha lajmin se në këtë zonë do të ndërtohet Teatri modern i Kukullave, si dhe Biblioteka Kombëtare, e cila prej vitesh vuan mungesën e hapësirës.

“Dua të sqaroj disa gjëra shumë të rëndësishme, për të cilat ka shumë spekulime, si për çdo punë që bën Bashkia e Tiranës, përfshirë edhe zonën e Gardës. Gjysma e hapësirës së Gardës i është dhënë bashkisë, një pjesë për këtë projekt, një pjesë për t’iu bashkuar Parkut të Liqenit. Në gjysmën tjetër do të ndërtohet teatri i madh i fëmijëve; pra, largohemi nga ndërtesa në qendër të Tiranës për të pasur një teatër modern, në një projekt fantastik që qeveria do e zbatojë në pjesën e Gardës që kemi fituar nga kjo ndarje e pronës. Pjesa tjetër do të jetë për Bibliotekën e re Kombëtare, e cila sot ndodhet në atë skutën e vogël te Pallati i Kulturës. Këtu do të vijë Biblioteka Kombëtare, që ikën nga Pallati i Kulturës, dhe Teatri i Kukullave, që ikën nga ajo ndërtesë, që në fakt s’ka qenë Teatri i Kukullave, por Parlamenti i parë në Tiranë,” deklaroi ai.

Veliaj tha gjithashtu se tani që është investuar te pishinat, fushat e kalçetos, Kopshti Zoologjik dhe do fillojë edhe Kopshti Botanik, e gjithë zona tek diga e Liqenit del në dritë.

/e.d

Next Post
Brenda dasmës me 300 të ftuar të Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës! Ja ku do zhvillohet ceremonia e martesës

Brenda dasmës me 300 të ftuar të Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës! Ja ku do zhvillohet ceremonia e martesës

Comments 1

  1. Ervin Duma says:
    3 years ago

    Kur do të heqësh ITALIANËT nga Pallati i Kulturës, o Lali Eri ?
    Kanë kaluar me kohë 25 vjetët e qerasë që kishin….
    Ku është qëllimi, që edhe italianët ndodhen akoma aty (jashtë afatit kontraktor të qerasë) dhe largimit të Bibliotekës Kombëtare ?
    Pse mos të largoheshin italianët dhe kështu zgjerohej Biblioteka Kombëtare ?
    Janë pyetje që presin përgjigje, mbasi prapa tyre, mund të ketë KORUPSION tepër të thellë të dikujtë të veshur me pushtet.

    Reply

Leave a Reply to Ervin Duma Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Minxhozi: Presidenti i ka pritur këta zotërinjtë që kërkojnë dialog dhe nuk janë paraqitur. Janë nisur të…!

Në ora 6 pas lufte te pijetorja “Te gota”!

February 1, 2026
Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, Rama: S’do ketë më zyra fizike! Të njëjtin model do ndjekin edhe drejtoritë e tjera

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, Rama: S’do ketë më zyra fizike! Të njëjtin model do ndjekin edhe drejtoritë e tjera

February 1, 2026
VIDEO / Trafikonin armë nga Kosova dhe i shisnin në Tiranë, goditet grupi kriminal: 4 të arrestuar

VIDEO / Trafikonin armë nga Kosova dhe i shisnin në Tiranë, goditet grupi kriminal: 4 të arrestuar

February 1, 2026
Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit, themeluam Dhomën Tregtare

Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit, themeluam Dhomën Tregtare

February 1, 2026
Fotoja skandaloze e princit Andrew, flet kryeminstri britanik

Fotoja skandaloze e princit Andrew, flet kryeminstri britanik

February 1, 2026
Veliaj kërkon shfuqizimin e masës “arrest me burg”

Seanca për zëvendësimin e masës së sigurisë, Veliaj përballë Dumanit e Dados në GJKKO

February 1, 2026
“Lapaj nuk na vendos dot kushte”, reagon zyrtari i PD: Nuk i imponohet dot Berishës!

“Lapaj nuk na vendos dot kushte”, reagon zyrtari i PD: Nuk i imponohet dot Berishës!

February 1, 2026
Edhe Gjukanoviç përmendet në dosjet e Epstein, por nuk ka folur…

Edhe Gjukanoviç përmendet në dosjet e Epstein, por nuk ka folur…

February 1, 2026
Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

February 1, 2026
Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi, reagon i biri: Homazhet tek “Art Turbina”

Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi, reagon i biri: Homazhet tek “Art Turbina”

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In