• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi, reagon i biri: Homazhet tek “Art Turbina”

by A R
01/02/2026 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Fitim Makashi, babai i këngëtarit Redon Makashi, është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur këtë pasdite, teksa ai po trajtohej në spital.

Teatri Kombëtar reagoi për humbjen e aktorit, duke theksuar se puna dhe përkushtimi i tij lanë gjurmë të rëndësishme në jetën artistike dhe në kujtesën e teatrit shqiptar.

Kush ishte Fitim Makashi

Fitim Makashi do të mbahet mend për profesionalizmin, pasionin dhe dashurinë për artin.

Makashi lindi më 10 prill 1944 në Gjirokastër dhe nisi studimet për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1963. Karrierën e tij e zhvilloi si pedagog dhe aktor në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar), ku interpretoi një sërë rolesh të spikatura. Ai u shfaq edhe në kinematografi, duke luajtur në filma të njohur si “Dueli i heshtur”, “Njësiti gueril”, “Ndërgjegja”, “Gjurmë në kaltërsi”, “Tre njerëz me guna”, “Shpella e piratëve” dhe “Vdekja e kalit”.

Mesazhi i Redo Makashit:

Pas ndarjes nga jeta të të atit, reagoi edhe këngëtari Redon Makashi, i cili në një postim në rrjete sociale shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e babait.

Ai njoftoi se homazhet në nderim të Fitim Makashit do të mbahen nga ora 11:00 deri në 13:00 pranë Art Turbina, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet në Varrezat e Sharrës, në Tiranë.

“Me dhimbje të thellë njoftoj ndarjen nga jeta të babait tim, artistit Fitim Makashi. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe ngushëllimet. U prehtë në paqe”, shkroi Redon Makashi.

Next Post
Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjendja e Unionit, pesë përfundimet kryesore nga fjalimi i Ursula von der Leyen -

BE-ja do të marrë pjesë në bisedimet për Ukrainën në Abu Dhabi, Von der Leyen konfirmon praninë e delegacionit evropian!

November 9, 2026
Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

November 9, 2026
Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

November 9, 2026
“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

November 9, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

“Veliaj duhet të operohet urgjentisht”- Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Nuk kemi informacion për ekzaminimet mjekësore

November 9, 2026
Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

November 9, 2026
Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

November 9, 2026
Koronavirus prek aktorin e humorit Florian Binaj: Jam vetëizoluar pas testimit, ja ku u infektova

“E konfirmoj, pa diskutim!”- Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, por a do e mbështesë PD këtë herë?

November 9, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rama njofton skemën e re të “Bonusit të Bebes”: Mbështetje financiare deri në 10 mijë lekë çdo muaj për 5 vite me radhë!

November 9, 2026
BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

‘Luftë’ e re në BE, Marine Le Pen kërkon “eliminimin politik” të Kaja Kallas!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In