• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tri pritshmëritë evropiane të 2018 në Tiranë

by Mero Baze
31/12/2017 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Viti 2018 vjen me tri pritshmëri të mëdha të cilat kanë të përbashkët identitetin perëndimor të Shqipërisë. Ai po hyn në Shqipëri si “Viti I Skënderbeut”, simbolit perëndimor të Shqipërisë, miti I të cilit funksionoi për të ringjallur idenë e kombit shqiptar në emër të një figure që mbrojti me shpat identitetin e Perëndimit në këtë vend.

2018 po hynë gjithashtu si viti I Kontratës Historike me Bashkimin Evropian, që pritet nga hapja  e negociatave për anëtarsim.

Por mbi të gjitha 2018 po hyn si vit I zbatimit të Reformës në Drejtësi, e cila mund të mbush hendekun e madh që egziston mes vendeve parademokratike dhe shoqëriveë tribale me vendet perëndimore.

Një shtet me një drejtësi të pavarur që I jep fund pandëshkueshmërisë dhe krijon premise që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit, është identikiti I një shteti perëndimor që duhet të ndërtojmë.

Pritshmëria e parë është ngjarje  e sigurt. Viti I Skënderbeut do të festohet si një ngjarje që nuk dëshmon nacionalizmin tonë, por identitetin tonë. Skënderbeu nuk vlen vetëm se ka një një luftëtar I madh në një periudhë të caktuar të historisë sonë, pasi të tillë kemi pasur plot.

Skënderbeu vlen, se luftoi për të mbajtur shqiptarët në anën e perëndimti dhe kur shqiptarëve u erdhi dita të rilindnin dhe më pas të bënin shtetin e tyre, e përdorën atë si simbol kombëtar dhe funksionoi. Pra Miti I Skënderbeut vlen, si një mit funksional, si një identitet që I bashkon shqiptarët më shumë se kushdo tjetër. Ne kemi dhe figura të mëdha që kanë luftuar për Turqinë, apo për vete të tyre , për pushtet teritoral dhe personal, dhe që kanë mbijetuar më gjatë se Skënderebu në pushtetin e tyre, por ata nuk kanë funksionuar si identiteti ynë. I vetmi që ka funksionuar si identiteti ynë dhe që shqiptarët e kanë pranuar si heroin e tyre është Skënderbu. Dhe kjo është një arsye e madhe historike por dhe gjenetike, përse shqiptarët I përkasin Perëndimit.

Pritshmëria  e dytë ajo e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian është hapi I parafundit drejt dyerve të Evropës  institucionale, dhe një ngjarje e cila do të lërë gjurmët e saj në historinë tonë kombëtare. Me shumë gjasa ajo do të ndodh, dhe të shpresojmë se Evropa nuk do të ketë arsye  të vetat personale për ta shtyrë këtë vendim. Nëse ai shtyhet, Shqipëria do të humbas disa vite dhe cikle të tjera për ta kapur këtë shans dhe rrugëtimi do ti ngjaj shumë Gurit të Sizifit.

Nga pikpamja politike negociatat nuk janë as fitore e socialistëve as e demokratëve, por e Shqipërisë, por nga pikpamja e zhvillimit të vendit, hapja e negociatave do ti jap një shtysë të re investimeve të huaja, dhe standartizimin të ekonomisë sonë në modelin e ekonomisë evropiane. Negociatat do rrisin lirinë ekonomike, do t’ua bëjnë të vështirë mbijetesën monopoleve dhe oligarkëve që vazhdojnë ta shikojnë Shqipërinë si një plaçkë që blihet duke blerë pushtetin, dhe mbi të gjitha do tu jap siguri shqiptarëve të investojnë në atdheun e tyre, si pjesë e Evropës. Është një proces nga I cili nuk ka asnjë të humbur dhe asnjë politikan që meriton nderime. Politikanët tanë meritojnë përbuzje për vonesën që i kanë shkaktuar vendit drejt Evropës dhe askush nuk duhet të guxoj të mbaj në qafë dekorat e këtij procesi përveç përgjegjësive për vonesat.

Por shqiptarët duhet të ndjehen të fituar, pasi do të jenë pjesë e një vendi më të lirë, më të sigurt, më të pasur dhe më të drejt.

Pritshmëria  e tretë është zbatimi I reformës në drejtësi. Ajo sapo ka filluar me fillimin nga puna të Arta Markut, Prokurroes së Përkohshme dhe pritet të kurorëzohet me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm , Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, SPAK dhe institucioneve të tjera.

Ka shumë dyshime nga qytetarët dhe shumë zemërim nga politikanët dhe kasta e korruptuar e njerëzve të drejtësisë për këtë reformë, të cilën e ka shtyrë para vullneti I pazakont  I dy ambasadorëve të Perëndimit në Shqipëri, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, të cilëve për fat, qeveria u ka qëndruar në krah në çdo inciativë të tyre.

Por reforma reale fillon tani. Beteja për ta votuar ka qenë historike dhe një kalvar I gjatë I mbushur me paranoja , hezitime, ligësi dhe papërgjegjësi, por që në fund u zbythën para vendosmërisë së Perëndimit.

Qeveria nuk do t’ia dilte dot kurrë ta bënte atë e vetme pa mbështetjen e dy përfaqësuesve të BE dhe SHBA në Shqipëri.

Zbatimi I saj do të ndaj epoka në Shqipëri, epokën e pandëshkueshmërisë, me epokën e ndëshkimit sipas ligjit, epokën e korupsionit me epokën e përballjes me ligjin, epokën e drejtësisë politike me epokën e politikës që bën drejtësi.

Zbatimi I saj natyrisht do ketë kosto për të gjitha palët për socialist e demokratë, por do të ketë vlerë, pasi do të ngulit në mendjen e shqiptarëve egzistencën e shtetit ligjor dhe shpresën se ata kanë një derë ku mund të ankohen ndaj padrejtësive pa e blerë drejtësinë.

Dhe ky është tipari më I fort evropian I një shteti që ne shpresojmë ta na sjell 2018.

Next Post
Pse kemi nevojë për proteina?

Pse kemi nevojë për proteina?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali i Epstein, në skenë del emri i Lavrov dhe takimi Trump-Putin

Protestat në Iran, Lavrov: Moska do të vazhdojë të punojë me Teheranin

January 14, 2026
Trump “i prerë” në qëndrimin e tij: SHBA ka nevojë për Groenlandën, do ta marrim iu pëlqen ose jo

Trump “i prerë” në qëndrimin e tij: SHBA ka nevojë për Groenlandën, do ta marrim iu pëlqen ose jo

January 14, 2026
Kryeministri i Malit të Zi: Të gatshëm të bëhemi qendër energjetike e rajonit së bashku me Shqipërinë

Kryeministri i Malit të Zi: Të gatshëm të bëhemi qendër energjetike e rajonit së bashku me Shqipërinë

January 14, 2026
Pse Gjenerata Z po i rikthehet fesë, ja çfarë tregon studimi i ri në Mbretërinë e Bashkuar

Pse Gjenerata Z po i rikthehet fesë, ja çfarë tregon studimi i ri në Mbretërinë e Bashkuar

January 14, 2026
“Bashkëpunime në Komisionet Parlamentare”/ Peleshi takohet me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian

“Bashkëpunime në Komisionet Parlamentare”/ Peleshi takohet me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian

January 14, 2026
Lëshohet në  hapësirë sateliti i gjurmimit në largësi “Yaogan-50 01”

Lëshohet në hapësirë sateliti i gjurmimit në largësi “Yaogan-50 01”

January 14, 2026
Ndoci: E vërteta sipas meje/ Sonte i arratisuri tregon versionin e tij

Ndoci: E vërteta sipas meje/ Sonte i arratisuri tregon versionin e tij

January 14, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

‘Berisha nuk e rrëzon dot Ramën’, Dash Shehi: Protestat i bën me militantë për të treguar kush e kontrollon opozitën

January 14, 2026
Në fokus protesta e 24 janarit/ Berisha mbledh drejtuesit politikë dhe koordinatorët

Në fokus protesta e 24 janarit/ Berisha mbledh drejtuesit politikë dhe koordinatorët

January 14, 2026
FOTOLAJM/Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali dhe iu ikën efektivëve

Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In