• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Treguesit fiskalë Janar-Prill 2017, buxheti del me sufiçit. Ja sa u rriten të ardhurat

by Java News
26/05/2017 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arkëtimi i të ardhurave të buxhetit vazhdon të ketë performancë pozitive, duke vazhduar stabilitetin fiskal të nisur në fillim të vitit.

Për periudhën janar-prill totali i të ardhurave që kanë hyrë në buxhet është 139,9 miliardë lekë, sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Financave, duke shënuar një rritje 5,1 për qind në raport me planin. Kjo periudhë fiskale është mbyllur me suficit buxhetor, ku ndryshe nga të ardhurat që janë arkëtuar me tepër se plani, shpenzimet janë realizuar më pak në raport me planifikimin. Shpenzimet në raport me planin janë 33 milionë dollarë më pak.

TË ARDHURAT

Ndikimin kryesor në këtë rritje kanë vijuar ta japin të ardhurat nga tatimet dhe doganat, të ardhurat jotatimore dhe të ardhurat nga fondet speciale. Të ardhurat nga TVSH-ja, një nga treguesit kryesorë të qarkullimit në ekonomi, u rritën me 0,6 për qind apo 267 milionë lekë në raport me planin e vendosur. Zëri që vazhdon të mbajë peshën kryesore të të ardhurave në buxhet janë arkëtimet nga tatimet dhe doganat, të cilat janë rritur 5,5 miliardë lekë në raport me planin. Ky zë ka ndikuar në rritjen e totalit të të ardhurave, të cilat në raport me planin janë realizuar 6,8 miliardë lekë më shumë.

Po të bësh një krahasim të ardhurave në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2016, rezulton se ato janë rritur 8,6 miliardë lekë më shumë. Performancë negative, referuar statistikave, vazhdojnë të shënojnë taksat që mblidhen nga pushteti vendor, taksa për ndërtesën është arkëtuar me minus 372 milionë lekë më pak se plani.

Ndryshe nga të ardhurat, shpenzimet e qeverisë për 4 muajt e parë të vitit kanë qenë më pak se ato që ishin planifikuar. Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar më pak se plani me rreth 667 milionë lekë. Statistikat tregojnë se në raport me një vit më parë këto të ardhura janë realizuar 180 milionë lekë më pak.1111

SHPENZIMET

Referuar të dhënave qeveria ka tkurrur totalin e shpenzimeve me 33 miliardë lekë apo rreth 33 milionë dollarë. Shpenzimet kapitale apo, siç njihen ndryshe fondet e buxhetit për investime, kanë pasur tkurrje me 1,2 miliardë lekë më pak. Qeveria kishte planifikuar të shpenzonte për investimet në 4-mujorin e parë 15,7 miliardë lekë, ndërsa janë realizuar 14,4 miliardë lekë.

Por ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në konferencën e fundit për shtyp para largimit hodhi poshtë të gjitha dyshimet se investimet mund të kenë pasur ecuri negative. Ish-ministri i Financave Ahmetaj pohoi se investimet janë përshpejtuar dhe se shpenzimet janë mbajtur në kontroll, ashtu siç ishte rënë dakord edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Statistikat zyrtare tregojnë që pak shpenzime janë kryer për projektet e investimeve me financim të huaj, ku në raport me planin janë realizuar 1,6 miliardë lekë më pak. Kjo ecuri e investimeve me financim të huaj shoqërohet edhe për shkak të natyrës së kontratave që ato kanë. Qeveria ka planifikuar që deri në fund të vitit për investimet të shpenzojë 74 miliardë lekë./Panorama/a.ç

Next Post
FOTO/5-vjeçari gris rreth 6 mijë euro pasi prindërit e lanë vetëm në shtëpi

FOTO/5-vjeçari gris rreth 6 mijë euro pasi prindërit e lanë vetëm në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com