• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tregu i kanabisit dhe efektet e biznesit “jeshil” në ekonominë shqiptare

by Java News
31/10/2016 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu si në çdo treg tjetër, që udhëhiqet nga parimet e kërkesë- ofertës dhe të riskut, “biznesi” i kultivimit të kanabisit, që ka njohur lulëzim muajt e fundit, ka filluar të vuajë pasojat e mbiofertës.

Sipas burimeve të monitor nga tregu, çmimi i shitjes të bimës,- që ka zhvendosur vëmendjen nga bujqësia tradicionale- ka rënë ndjeshëm që pas shtatorit, kur ajo filloi të korrej, në të gjitha hallkat e tregtimit të tij.

tabela kabanis

Ndërsa çmimi me të cilin produkti dilte nga fusha ishte 250-300 euro/kg, pas shtatorit ai ka rënë në 100-200 euro/kg, duke u tkurrur me 30-40%. Ka dhe disa zona, si në Gjirokastër, ku fshatarëve që kanë mbjellë për hesap të vet, u merret edhe me 70 euro për kg.

Deri sa produkti arrin në destinacionin përkatës, çmimi rritet ndjeshëm për shkak të kostos së lartë të transportit (kosto e trafikimit me avion llogaritet në rreth 500 euro/kg, me kamion 350 euro/kg dhe me gomone 250 euro/kg) dhe marzhit shtesë të fitimit.

Pavarësisht kostove të larta të transportit, rënie të ndjeshme ka pësuar dhe çmimi i tregtimit me shumicë të kanabisit në shtete të ndryshme (dorëzimi nga pala shqiptare). Psh, Në Italianë e Jugut, çmimi ka rënë nga 1700-1800 euro/kg në 1200-1500 euro/kg, në atë të Veriut është ulur me më shumë se 20%, nga 2200-2500 euro në 1700-2000 euro/kg.

Në Turqi, që është një nga tregjet kryesore të Shqipërisë, për shkak edhe të konsumit të lartë nga turistët, çmimi ka rënë deri në 45%, nga 4000 euro/kg në 2200 euro/kg.  Kërkesa e lartë nga Turqia vlerësohet dhe si një nga faktorët që nxiti prodhimin në Shqipëri.

Çmimi më i shtrenjtë i shitjes është në vendet skandinave (Suedi, Danimarkë), deri në 6000 euro/kg, por mësohet se furnizimi atje është ndërprerë për shkak të stoqeve të krijuara dhe çmimi ka rënë në rreth 5 mijë euro/kg.

Në Gjermani çmimi gjithashtu është përgjysmuar në rreth 2200 euro/kg (ndonëse ky shtet nuk ka klientë direkt). Në Holandë dhe Belgjikë, çmimi ka rënë me 35% në rreth 2300 euro/kg.

Në Francë furnizohen disa qytete, si Nice, Lion, Monako (edhe këtu çmimi ka rënë me 30%), ndërsa Spanja dhe Portugalia furnizohen kryesisht nga Maroku.

Shqipëria dhe Maroku vlerësohen për momentin si furnizuesit më të mëdhenj të Europës, ku cilësia e kanabisit shqiptar është më e mirë, për shkak të veçorive natyrore të vendit.

Mësohet se rritja e prodhimit ka qenë një nga arsyet kryesore që ka ndikuar në rënien e çmimit, teksa organizatorë kanë qenë të detyruar të bënin një veprim të tillë për të ruajtur klientët dhe kanalet e tregtimit.

Sa janë të ardhurat?!

Vlerësimi i të ardhurave që vijnë nga kultivimi i kanabisit mbetet një mision i vështirë. Një raport i publikuar së fundmi nga UNODC (Zyra e Kombeve të bashkuara për Drogën dhe Krimin), por që i referohet të dhënave të viit 2014, vlerëson se fitimet vjetore nga tregtia e paligjshme e drogave në Shqipëri janë sa 2.6% e prodhimit të brendshëm bruto (ajo që prodhon ekonomia në një vit). Duke pasur parasysh që PBB e Shqipërisë është rreth 13 miliardë USD në vit (sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave), atëhere fitimi nga tregtia e paligjshme e drogave llogaritej rreth 340 milionë USD për vitin 2014.

Në 2016-n, si rrjedhojë e rritjes së sipërfaqes së mbjellë, shuma vlerësohet disa herë më e lartë. Policia ka deklaruar se deri tani ka shkatërruar 1.5 milionë rrënjë. Duke vlerësuar se është shkatërruar rreth gjysma e sasisë së mbjellë, sasia e mbetur prej 1.5 milionë kg ( Rendimenti minimal i bimës që ka periudhë kultivimi 6-mujore është 1 kilogram për një rrënjë) vlerësohet në minimumi 1.5 miliardë euro (me një çmim mesatar prej 1000 euro/kg).

Problem mbetet se si do pastrohet këto para. Sipas raportit të UNODC, pastrimi i parave ndodh përmes shumë mënyrash të ndryshme, duke variuar nga përdorimi i teknikave të vogla të decentralizuara, përfshirja e dërgesave të parave ose remitancat deri te përdorimi i sofistikuar i bizneseve mbështetëse; të të gjitha rastet, gjithsesi, të ardhurat nga tregtia e ligjshme e drogave riqarkullohen përmes mjeteve të ligjshme.

Ndërsa përvoja ka tregues se vendet që janë mbështetur te kultivimi i narkotikëve sot janë më të varfëra se fqinjët e tyre, janë të zhytura në konflikte sociale dhe kanë një renditje më të përkeqësuar në indeksin e zhvillimit njerëzor, ndërsa disa prej tyre janë ndër shtetet me numrin më të lartë të vrasjeve në botë për 100 mijë banorë.

Rënia e çmimit dhe stoku pritet të ulin sipërfaqen e mbjellë vitin e ardhshëm

Edhe në rast se nuk do të ketë ndonjë vullnet nga ana e institucioneve për të ndaluar këtë fenomen, ai pritet që të mos jetë kaq masiv vitin e ardhshëm, duke u nisur nga arsye thjesht ekonomike. Së pari, rënia e çmimit nuk e justifikon riskun që ndërmerret për të kultivuar kanabisin. Së dyti, superprodhimi pritet të krijojë stoqe. Së treti, një pjesë që kanë fituar mjaftueshëm këtë vit, mund të mos e ndërmarrin riskun ta kultivojnë edhe gjatë viit të ardhshëm.

Që këtë vit për të minimizuar stoqet po kalohet drejt përpunimit në të ashtuquajturën çokollatë, ku një kg çokollarë ka 10 kg kanabis dhe kusht 5000-6000 euro/kg, apo në vajin e kanabisit, që kushton 10 mijë euro/kg.

Zhvendosja e vëmendjes, eksportet e produkteve bujqësore, rritje minimale në shtator

Eksportet e grupit “Ushqimet, pijet dhe duhani”, që kishin shënuar një ecuri mjaft të mirë përgjatë këtij viti janë frenuar ndjeshëm në shtator, duke u zgjeruar me vetëm 7%, me bazë vjetore, sipas të dhënave të fundit në publikimin e tregtisë së jashtme për muajin shtator nga INSTAT. Eksportet e këtij grupi ishin 1.5 miliardë lekë në shtator, nga mbi 2 miliardë lekë që kishin qenë mesatarisht muajt e mëparshëm.  Gjithsesi, për 9 mujorin, ky grup është rritur me 21.7%, për të arritur në rreth 17 miliardë lekë, si rrjedhojë e performancës së mirë në 6 mujorin e parë.

Grosistë të fruta-perimeve në tregun e madh ushqimor në kryeqytet kanë pohuar një mungesë të prodhimit vendas të perimeve për arsye se një pjesë e fuqisë punëtore në fshat është orientuar drejt hashashit. Për rrjedhojë, çmimet domateve dhe disa perimeve të tjera në kulmin e sezonit gjatë muajit gusht kanë qenë 30-50% më të larta se një vit më parë.

Në kahun tjetër, Frutat dhe perimet u renditën ndër 12 produktet më të importuara në vend në 9-mujorin e këtij viti. Sipas të dhënave nga doganat, importet e frutave dhe perimeve ishin në vlerën e 1.5 miliardë lekëve në janar-shtator 2016. Grupi i frutave dhe perimeve të paktën dy vitet e shkuara nuk ishte i përshirë në 20 mallrat më të importuara në vend.

Ekspertët: Nuk vjen asgjë e mirë nga paratë e ekonomisë kriminale

Ekspertë të njohur të ekonomisë në një prononcim të mëparshëm për Monitor kanë pohuar se pavarësisht efekteve pozitive afatshkurta, në afatin e gjatë nuk vjen asgjë e mirë nga paratë e ekonomisë kriminale. Ata bien dakord njëzëri se masivizimi i kultivimit të hashashit do të ketë pasoja tepër negative për vendin, duke filluar nga largimi i vëmendjes nga bujqësia, efekteve sociale, shtrembërimin që po i bën tregut të punës e deri në fuqizimin e ekonomisë kriminale. Ata nuk ngurrojnë të heqin një paralele mes asaj që ndodhi me Shqipërinë me piramidat në vitin 1997, ndërsa shtojnë se shembuj nga bota, ku më tipikja është Kolumbia, kanë dështuar të tregojnë se orientimi i ekonomisë nga kultivimi i produkteve nartotike ka sjellë rritje të mirëqenies së vendit. Ekspertët bëjnë thirrje që kjo dukuri të marrë fund sa më shpejt, përndryshe pasojat do të jenë të mëdha./monitor/a.k

Next Post
Mbi horrorin Tiranë – Durrës e kthim

Fotografia e tradhëtisë të grupit të deputetëve në kafenenë e Kuvendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të gjithë duan të punojnë në shtet në Shqipëri/ Raporti i DAP për 2025 tregon rritje të ndjeshme të interesit

Të gjithë duan të punojnë në shtet në Shqipëri/ Raporti i DAP për 2025 tregon rritje të ndjeshme të interesit

April 28, 2026
Ministri maqedonas përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si terroristë

Ministri maqedonas përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si terroristë

April 28, 2026
Goditje për tregun global të naftës, Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë largimin nga OPEC dhe OPEC+

Goditje për tregun global të naftës, Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë largimin nga OPEC dhe OPEC+

April 28, 2026
Zyrtarët e lartë brenda kafazit të qelqtë/ Ish-Prokurori Karanxha: Shkelje e barazisë së palëve

Zyrtarët e lartë brenda kafazit të qelqtë/ Ish-Prokurori Karanxha: Shkelje e barazisë së palëve

April 28, 2026
Ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, emërime të reja në disa drejtori kufitare dhe komisariate

Ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, emërime të reja në disa drejtori kufitare dhe komisariate

April 28, 2026
Mbajtja e të pandehurve në kafaz xhami, kryetarja e Komitetit të Helsinkit: E paligjshme! Cenon prezumimin e pafajësisë

Mbajtja e të pandehurve në kafaz xhami, kryetarja e Komitetit të Helsinkit: E paligjshme! Cenon prezumimin e pafajësisë

April 28, 2026
Çmimet e banesave u rritën me 28 %, BSH: U nxitën nga pronat në bregdet, ngadalësohet ritmi në Tiranë

Çmimet e banesave u rritën me 28 %, BSH: U nxitën nga pronat në bregdet, ngadalësohet ritmi në Tiranë

April 28, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

April 28, 2026
Ndërpritet sërish seanca, përpjekja e fundit për zgjedhjen e presidentit në Kosovë në orën 23:00

Ndërpritet sërish seanca, përpjekja e fundit për zgjedhjen e presidentit në Kosovë në orën 23:00

April 28, 2026
‘Dështak prej 30 vitesh në politikë’, Balliu dhe Merkoçi përplasen në studio: Ti nuk di se çfarë flet! Je iluzionar

‘Dështak prej 30 vitesh në politikë’, Balliu dhe Merkoçi përplasen në studio: Ti nuk di se çfarë flet! Je iluzionar

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In