• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tregu Çam drejt transformimit, Ristani: Do unifikohen fasadat e pallateve dhe bizneseve

by A R
06/05/2026 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zona e “Tregut Çam” do të ketë një transformim të infrastukturës publike, ku do të realizohet edhe rehabilitimi i fasadave të bizneseve me stil neoklasik, reklama të unifikuara dhe ndriçim dekorativ, duke i dhënë një identitet të ri estetik dhe funksional.

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, zhvilloi një inspektim në zonën e njohur si “Tregu Çam”, ku po vijojnë punimet për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për banorët dhe bizneset.

Gjatë fjalës së saj, Ristani theksoi se, ndonëse bëhet fjalë për një zonë shumë qendrore të kryeqytetit, ajo ka vuajtur ndër vite nga mungesa të theksuara infrastrukturore, si pasojë e rrjetit të amortizuar dhe rritjes së kërkesës për shërbime. Ajo nënvizoi se një nga problemet më të mëdha, ai i kanalizimeve të ujërave të zeza, tashmë është zgjidhur përfundimisht.

“Jemi në një zonë shumë qendrore të Tiranës, por për hir të së vërtetës një zonë që ka pasur mungesa të shumta infrastrukture, qoftë kjo nga infrastruktura e vjetër, qoftë kjo nga ajo që është shtuar rishtazi, si pasojë e gjithë nevojës që ka pasur zona për shërbime. Kjo zonë u shërben edhe qindra të tjerëve çdo ditë, për nga shërbimet që ofron dhe për nga rëndësia e pozicionimit”, deklaroi Ristani.

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës apeloi për mirëkuptim dhe bashkëpunim nga ana e qytetarëve dhe sipërmarrësve, duke theksuar se përfundimi i projektit do të sjellë një standard më të lartë jetese dhe shërbimesh në këtë zonë të rëndësishme të kryeqytetit.

 “Ky është një nga ato projekte që ka pasur më shumë negociata dhe më shumë diskutime dhe më shumë nevoja se pothuajse çdo projekt tjetër. Të gjithë ato projekte që i përkasin qendrës janë të tilla sepse përveç banorëve prekin shumë edhe shërbimet, prekin njësi biznesi, prekin edhe të gjithë pjesën e gamës së gjerë të komplikimit të një qyteti të madh i cili është në procesin e vet të ofrimit të shërbimeve në mënyrë sa më cilësore edhe të ofrimit jetesës gjithashtu sa më cilësore. Jemi në mes të punimeve. Këtu do të kemi akoma punë për të bërë qoftë me trasetë e rrugëve, me trotuaret, me kalimet e këmbësoreve apo edhe me unifikimin e bizneseve dhe të fasadave të ndërtesave i cili është një proces akoma në punë e sipër”, theksoi Ristani.

Rikualifikimi i bllokut të Tregut Çam, një nga zonat më të frekuentuara pranë qendrës së Tiranës, synon transformimin e plotë të infrastrukturës rrugore dhe njësive tregtare në këtë hapësirë urbane. Projekti përfshin rehabilitimin e rrugëve “Shyqyri Berxolli”, “Reshit Çollaku” dhe “Camëria”, ndërtimin e trotuareve të reja, ndriçim modern LED, rrjet të ri të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të shiut, sinjalistikë rrugore, elemente urbane dhe gjelbërim.

Next Post
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Kritike ndaj Ramës mbi treçereku i portaleve dhe faqeve të mediave në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vatër zjarri pranë puseve të naftës në Drenovë, katastrofa shmanget në kohë pas ndërhyrjes!

Vatër zjarri pranë puseve të naftës në Drenovë, katastrofa shmanget në kohë pas ndërhyrjes!

August 18, 2026
Trump ndryshon mendje: Nuk do të ketë bisedime me Iranin, bllokada e Hormuzit mbetet në fuqi!

Trump ndryshon mendje: Nuk do të ketë bisedime me Iranin, bllokada e Hormuzit mbetet në fuqi!

August 18, 2026
Izraeli bombardon bazën ajrore të Sirisë pranë Turqisë dhe paralajmëron Ankaranë!

Izraeli bombardon bazën ajrore të Sirisë pranë Turqisë dhe paralajmëron Ankaranë!

August 18, 2026
“Dita më e bukur e jetës time”- Callum Turner flet për dasmën me Dua Lipën: Dua të kem familje dhe të rris fëmijë me njeriun që dashuroj!

“Dita më e bukur e jetës time”- Callum Turner flet për dasmën me Dua Lipën: Dua të kem familje dhe të rris fëmijë me njeriun që dashuroj!

August 18, 2026
Zjarri shkrumbon ullinjtë shekullorë në Mallakastër, digjen mbi 1 hektarë tokë! Shkak dyshohet shkëndijë në kabinën elektrike

Zjarri shkrumbon ullinjtë shekullorë në Mallakastër, digjen mbi 1 hektarë tokë! Shkak dyshohet shkëndijë në kabinën elektrike

August 18, 2026
Fundi i arratisjes së Sokrat Vatës! Vrau 20-vjeçarin francez, autori kapet i fshehur në bagazhin e një makine në Levan

DINAMIKA/ Turisti portugez dyshohet se u vra brenda lokalit “Principotes” në Ksamil dhe më pas trupi u nxor jashtë! Tre orë i pajetë në plazh

August 18, 2026
U transferua te Spartaku, Daku reagon nga Moska: Ndihem sikur kam 3 vite këtu!

U transferua te Spartaku, Daku reagon nga Moska: Ndihem sikur kam 3 vite këtu!

August 18, 2026
Kryeministri britanik bie pre e një mashtrimi! Shkëmbeu mesazhe me personin që hiqej si shefja e stafit të Trump

Kryeministri britanik pranon se u mashtrua nga një person që hiqej si shefja e stafit të Trump: E trajtova situatën siç duhet, u morën dhe masat

August 18, 2026
Rrjeti televiziv ABC i “Disney” padit administratën e Trump për lirinë e shprehjes: Na shenjëstrojnë për atë që transmetojmë!

Rrjeti televiziv ABC i “Disney” padit administratën e Trump për lirinë e shprehjes: Na shenjëstrojnë për atë që transmetojmë!

August 18, 2026
Pse nuk është absurd hetimi i SPAK për “çfarë ka bërë Veliaj” në 2000-shin, dhe është absurd hetimi për Olsi Dadon në 2008?

Pse nuk është absurd hetimi i SPAK për “çfarë ka bërë Veliaj” në 2000-shin, dhe është absurd hetimi për Olsi Dadon në 2008?

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com