Katër persona janë vënë nën hetim në Durrës, të kapur duke shitur pa licencë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj tregtarëve që tregtojnë mallra të ndryshme pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës, u proceduan penalisht A. B., 44 vjeç, E. S., 44 vjeç, D. S., 31 vjeç dhe B. B., 45 vjeç, banues në Durrës.
Të dyshuarit u konstatuan në lagjen nr. 11, Durrës, tek sheshi “Pranvera”, duke tregtuar pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës telefona celularë dhe aksesorë të ndryshëm, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Të dyshuarit akuzohen për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
g.kosovari