• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tregtia me pakicë rritet me 6.7% në tremujorin e parë 2026, nga konsumi dhe karburantet

by A R
17/06/2026 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tregtia me pakicë në Shqipëri ka vijuar rritjen edhe në fillim të vitit 2026, duke reflektuar një kërkesë më të lartë të konsumatorëve dhe një aktivitet më të gjallë në treg si rrjedhojë e rritjes së numrit të turistëve.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, indeksi i volumit të shitjeve arriti në 115.6 në tremujorin e parë 2026, me një rritje prej 6.7% krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Edhe në raport me tremujorin e fundit të vitit 2025, tregtia shënoi zgjerim, megjithëse me ritme më të moderuara.

Zhvillimi i tregtisë me pakicë është mbështetur nga të gjitha grupet kryesore të shitjeve. Në tregtinë pa përfshirë hidrokarburet, volumi i shitjeve u rrit me 6.5% në bazë vjetore, ndërsa tregtia e karburanteve shënoi një rritje edhe më të lartë, prej 7.5%.

Brenda strukturës së konsumit, ndikimin më të madh e kanë dhënë tre kategori kryesore artikujt jo-ushqimorë, me kontributin më të lartë prej +2.5 pikë përqindje, hidrokarburet, me +2.3 pikë përqindje; dhe ushqimet, pijet dhe duhani, me +1.9 pikë përqindje.

Të dhënat historike tregojnë se tregtia me pakicë ka mbajtur ritme të qëndrueshme rritjeje gjatë gjithë vitit 2025, me një përshpejtim të lehtë në fillim të vitit 2026. Në tremujorin e parë të këtij viti, rritja prej 6.7% është më e larta krahasuar me tremujorët e mëparshëm të vitit të kaluar.

Në mënyrë të veçantë, sektori i hidrokarbureve, megjithëse ka shënuar ngadalësim krahasuar me ritmet dyshifrore të mëparshme, vijon të mbetet një nga kontribuuesit kryesorë në rritjen e përgjithshme të tregtisë.

Ecuria e tregtisë me pakicë konsiderohet si një tregues kyç i konsumit të brendshëm. Rritja e vazhdueshme në këtë sektor sugjeron për një kërkesë të qëndrueshme nga familjet dhe një aktivitet ekonomik që po mbështetet gjithnjë e më shumë nga konsumi për shkak të turizmit.

Megjithatë, ritmet më të moderuara në krahasim me tremujorët e mëparshëm tregojnë se zgjerimi i tregut po hyn në një fazë më të qëndrueshme, larg luhatjeve të forta, duke reflektuar një normalizim gradual të konsumit./Monitor.al

Next Post
Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

Dhunohet barbarisht çifti i bashkëshortëve në Fushë-Arrëz, kallëzuan parcelat me drogë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohen 3 persona, 10 vite pas vrasjes së Giulio Regenit: Kush e torturoi dhe e vrau?

Arrestohen 3 persona, 10 vite pas vrasjes së Giulio Regenit: Kush e torturoi dhe e vrau?

September 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 30 Shtator 2026

September 29, 2026
Gjendet i pajetë një person në Farkë, dyshimet paraprake

Gjendet i pajetë një person në Farkë, dyshimet paraprake

September 29, 2026
12 vite pas tragjedisë, Stallone rrëfen momentin kur humbi të birin: Nuk ishte njerëzore…

12 vite pas tragjedisë, Stallone rrëfen momentin kur humbi të birin: Nuk ishte njerëzore…

September 29, 2026
Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

September 29, 2026
VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

September 29, 2026
Salianji i përgjigjet ashpër Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet

Ankimi në GJK, Salianji akuzon trupën gjykuese: Zvarritën çështjen dy vjet, do të ndjek rrugën në Strasburg

September 29, 2026
Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

September 29, 2026
Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

Amerikanët ikin përfundimisht nga Iraku, ekspertët: Fitore për Iranin dhe aleatët, ISIS mund të fuqizohet

September 29, 2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com