• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tregtia e gazit, Gjiknuri kërkon disiplinim të procesit

by Java News
20/04/2016 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit kryesorë të shoqërive të tregtimit me shumicë të gazit të lëngshëm. Temë e diskutimit ishte zbatimi i vendimit më të fundit të Këshillit të Ministrave për rregullat e reja në tregtimin e bombolave të gazit.

“Është shumë e nevojshme që ky proces të disiplinohet akoma në favor të mbrojtjes së konsumatorit por edhe në favor të biznesit të ndershëm. Jemi dëshmitarë që shpesh herë bombolat mbushen në mënyrë ilegale dhe kjo është një tregti e paligjshme, me evazion fiskal por humbasin mbi të gjitha konsumatorët”, – u shpreh ministri Gjiknuri.

Ministri kërkoi nga drejtori i Inspektoratit Shtetëror, Teknik dhe Industrial vënien në zbatim sa më shpejt të VKM-së, ndërsa ftoi publikun e median të jenë gjithashtu vigjilent për të denoncuar çdo lloj abuzimi për raste ku kryhet tregtim i bombolave të gazit jashtë rregullave të caktuara me ligj.

“Stacionet e shitjes së bombolave duhet të ngrihen. Të gjitha kompanitë sh.a, qoftë ato që kanë stacione karburanti të ngrenë pikat për tregtimin e bombolave. Do të ketë ndëshkime të ashpra për ata që nuk respektojnë tregtimin e bombolave të gazit në mënyrë të rregullt”, – paralajmëroi Gjiknuri.

Duke ju drejtuar përfaqësuesve të shoqërive të tregtimit me shumicë të gazit, Ministri Gjiknuri tha se ato kanë përgjegjësinë tashmë për të ndjekur deri në fund sigurinë e bombolave.

“Duhet të jenë nën mbikëqyrjen tuaj. Do të thotë se nuk ka më mbushje në karburante e kjo nuk do të lejohet. Nuk do lejohen në asnjë mënyrë pasi mundësitë tanimë janë. Është bërë e mundur që tregtimi të bëhet edhe afër pikave të karburantit por jo më mbushja në ato pika. Do jetë stacioni për shitjen e bombolave, do jepet bombol boshe dhe do merret bombol e mbushur. Mbushjet do bëhen në vendet e veçanta, sipas parametrave që kërkon industria”, – nënvizoi Gjiknuri ndërsa këmbënguli se duhet patjetër të jenë të çertifikuara bombolat.

BW

Next Post

Gjuriç: Letërnjoftimet serbe të vlefshme në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Valë dhune në kufirin me Venezuelën, presidenti kolumbian dërgon ushtrinë në qytetin e Cucutës

Valë dhune në kufirin me Venezuelën, presidenti kolumbian dërgon ushtrinë në qytetin e Cucutës

October 30, 2026
“Shmangni provokimet ndaj Rusisë!”, zbulohet mesazhi i zyrtarëve të Pentagonit për disa shtete të NATO-s

“Shmangni provokimet ndaj Rusisë!”, zbulohet mesazhi i zyrtarëve të Pentagonit për disa shtete të NATO-s

October 30, 2026
“Çmim i arsyeshëm”, brenda tregtisë së paligjshme të foshnjave në Iran

“Çmim i arsyeshëm”, brenda tregtisë së paligjshme të foshnjave në Iran

October 30, 2026
Amerika bind Ukrainën, Zelensky pezullon sulmet ndaj rafinerive ruse me kërkesë të Trump

Amerika bind Ukrainën, Zelensky pezullon sulmet ndaj rafinerive ruse me kërkesë të Trump

October 30, 2026
Rrjeti sekret i Iranit që sfidon SHBA-të, zbulohet skema për furnizimin e ushtrisë dhe raketave

Rrjeti sekret i Iranit që sfidon SHBA-të, zbulohet skema për furnizimin e ushtrisë dhe raketave

October 30, 2026
Ministri i Jashtëm rus mbërrin në Atlanta për takimin e G20-ës, Moska kërkon heqjen e sanksioneve

Ministri i Jashtëm rus mbërrin në Atlanta për takimin e G20-ës, Moska kërkon heqjen e sanksioneve

October 30, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

“Veliaj në të njëjtin korridor me një person që përshëndeti arrestimin e tij” / Avokati Ndreca ngre alarmin: I rrezikohet jeta!

October 30, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

October 30, 2026
Kaos në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-së pas arrestimit të një drejtuesi të lartë të kartelit të drogës (VIDEO)

Kaos në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-së pas arrestimit të një drejtuesi të lartë të kartelit të drogës (VIDEO)

October 30, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

Nazarko: Masat e paketës fiskale janë të vonuara. Protesta e vërtetë është në shoqëri, jo te numrat

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In