• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Tregtia biznesi më i preferuar nga shqiptarët, xhiroja më e madhe vjetore në ekonomi

by A M
02/06/2023 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët  zgjedhin sektorin e tregtisë si më të preferuarin për të bërë biznes, dhe ky trend duket se kryeson prej vitesh.  Ndërmarrjet me aktivitet tregtar numërojnë 26,5% ndaj totalit të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2022. Aktiviteti tregtar realizon edhe xhiron vjetore më të madhe në ekonomi, me 35,8%. Referuar publikimit të INSTAT, “Regjistrat e biznesit 2022”, rezulton se në fund të vitit që lamë pas janë 125.222 ndërmarrje aktive.

Pjesa më e madhe e këtyre ndërmarrjeve, afro 43.885 janë pozicionuar në tregti. Po ashtu, akomodimi dhe shërbimi ushqimor, zë një peshë të konsiderueshme, sektor në të cili operojnë 17.452 ndërmarrje.

Ndjekur nga industria me 9332 ndërmarrje dhe ndërtimi me 6235 ndërmarrje. Ndërkohë një numër më të ulët sipërmarrjesh përfaqëson sektori i transportit dhe magazinimit si dhe informacionit e komunikacionit. Sektori më pak i pëlqyer nga bizneset shqiptare është bujqësia, pyjet dhe peshkimi, ku janë aktive vetëm 1385 ndërmarrje.

Ndërsa aktivitetet në shërbime të tjera zënë rreth 36 mijë.  Po ashtu, nëse do të marrim në analizë shifrat e regjistrimeve të reja për vitin 2022, ku në total rezulton se janë futur në treg 15.700 biznese, përsëri, lista kryesohet nga aktivitetet në fushën e tregtisë, ku janë regjistruar 4161 biznese të reja,  ndjekur nga akomodimi dhe shërbimi ushqimor.

Ndërsa interes të konsiderueshëm i përkthyer në regjistrime të reja ka pasur sektori i informacionit dhe komunikacionit me rreth 1429 ndërmarrje. Në qarqet Tiranë, Durrës e Vlorë janë përqendruar rreth 64,8% e ndërmarrjeve, ndërsa Qarku Kukës ka numrin më të ulët.

 

Next Post
Senatorët demokratë apel për Joe Biden: Ndrysho qëndrim! Duhet gjykatë e posaçme për luftën në Ukrainë

Senatorët demokratë apel për Joe Biden: Ndrysho qëndrim! Duhet gjykatë e posaçme për luftën në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

April 6, 2026
Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

April 6, 2026
Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

April 6, 2026
Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

April 6, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Pse në Shqipëri është e vështirë të bëhet drejtësi?

April 6, 2026
Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

April 6, 2026
Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

April 6, 2026
Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

April 6, 2026
“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

April 6, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In