• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tre vite nga vdekja e Kacifas, Prokuroria kërkon pushimin e dosjes. Gjykata kthen çështjen mbrapsht: Të njihet familja me aktet e ekspertimit

by Java News
10/10/2021 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre vite nga ngjarja e rëndë në fshatin Bularat të Gjirokastrës, ku Kostandin Kacifas, mbeti i vdekur me dy plumba kallashnikovi, prokuroria e Gjirokastrës, ka vendosur të pushojë hetimet për këtë dosje.

Hetimet që nisën qysh prej datës 28 tetor 2018, fillimisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe që më pas u vijuan nga prokuroria e Gjirokastrës, tashmë konsiderohen të mbyllura, pasi prokurori i çështjes, Julian Çafka, ka proceduar me një kërkesë në Gjykatë, duke kërkuar pushimin e procedimit penal nr.824 të datës 24 dhjetor 2019.

“Ora News” mëson nga burime pranë gjykatës së Gjirokastrës dhe policisë së këtij qyteti, se seanca për pushimin e hetimeve për dosjen e Kostandin Kacifas, është zhvilluar nga gjyqtarja, Suela Dashi.

Të pranishëm në këtë proces, kanë qenë dhe familjarët e viktimës, të cilët kanë kërkuar të njihen zyrtarisht me aktet hetimore që përmban dosja.

Njëherësh dhe me aktin e ekspertimit mjeko-ligjor të trupit të pajetë të Kacifas dhe ekspertimin balistik të armës automatike, që i ndjeri kishte ditën e ngjarjes me vete.

Të dy këto akte hetimore, kanë dalë në përfundimin se Kostandin Kacifas, në datën 28 Tetor 2018, ka kryer vetëvrasje me armën e tij, teksa ndodhej i rrethuar nga forcat policore RENEA, në malin mbi fshatin Bularat.

Për shkak se të afërmit e Kacifas, nuk janë njohur gjatë fazës së hetimit dhe fazës së gjykimit me hetimet e dosjes, mësohet se gjyqtarja e çështjes, Suela Dashi, ka urdhëruar Prokurorinë e Gjirokastrës, që të tërheqë dosjen mbrapsht për t’i dorëzuar një kopje të akteve hetimore dhe palës së dëmtuar, që në këtë rast janë të afërmit e Kostandin Kacifasit.

Këta të fundit sipas legjislacionit shqiptar kanë të drejtë të njihen me aktet hetimore të dosjes dhe mbi bazën e tyre të japin oponencën dhe kundërshtimet që kanë në sallën e gjykimit.

Familjarët mund të kundërshtojnë ekspertizat që dalin në konkluzionin se Kostandin Kacifas, ka kryer vetëvrasje, duke kërkuar riekspertim dhe përjashtimin e ekspertit të caktuar nga prokuroria.

I vënë nën presionin e policisë dhe duke mos dashur të dorëzohet, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme me altoparlant nga negociatorët e RENEA-s,  Kacifas në mesditën e 28 tetorit 2018, ka qëlluar veten duke kryer vetëvrasje.

Prokurorët argumentojnë se ai ka marrë dy plumba nga arma automatike kallashnikov që kishte me vete.

Sipas hetuesve, plumbi i dytë është kryer nga e njëjta armë dhe qitja është kryer shumë shpejt, ku mendohet se ka ndikuar forca e rëndesës së gishtit në këmbëzën e automatikut.

Në vendin e ngjarjes, nuk janë gjetur gëzhoja të qitura nga armët e forcave të policisë. Ndërsa shumë pranë trupit të Kacifas, është gjetur arma automatike dhe disa gëzhoja të qitura pikërisht nga kjo armë.

Më 28 Tetor 2018, në fshatin Bularat të Gjirokastrës që banohet nga minoritarë grekë, gjatë kohës që mbahej ceremonia përkujtimore e festës kombëtare të Greqisë, minoritari Kostandin Kacifas, qëlloi me armë policinë shqiptare dhe pas disa orësh betejë me forcat e rendit, gjeti vdekjen.

Ngjarja acaroi marrëdhëniet mes dy shteteve dhe dy popujve. Nacionalizmi ekstrem gjeti në këtë rast tokë të begatë për t’u shfaqur në forma nga më agresivet.

Familjarët e Kacifas, gjatë ceremonisë mortore dhe më pas gjatë ceremonive përkujtimore akuzuan shtetin shqiptar se e ka vrarë qëllimisht Konstandinin, por ekspertiza mjeko-ligjore, tregon se pavarësisht agresivitetit ai nuk është qëlluar nga forcat speciale të policisë shqiptare, por ka vrarë veten në ditën kombëtare të “JO-së greke ndaj Italisë fashiste”.

Next Post
“70 vite më parë u dënua me varje në litar nga komunizmi”/ Deputeti i PD kujton gjyshin e tij në ditën e lindjes: Eshtrat nuk u gjetën kurrë

“70 vite më parë u dënua me varje në litar nga komunizmi”/ Deputeti i PD kujton gjyshin e tij në ditën e lindjes: Eshtrat nuk u gjetën kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në SHBA, Polymarket u jep demokratëve epërsi në garën për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

November 3, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

November 3, 2026
Senatori republikan i Alaskës, Dan Sullivan, u bën thirrje njerëzve të votojnë për “Dan Sullivanin e duhur”

Senatori republikan i Alaskës, Dan Sullivan, u bën thirrje njerëzve të votojnë për “Dan Sullivanin e duhur”

November 3, 2026
Kostreci sjell zhvillimet nga SHBA: Pjesëmarrje e konsiderueshme dhe interes i lartë për zgjedhjet

Kostreci sjell zhvillimet nga SHBA: Pjesëmarrje e konsiderueshme dhe interes i lartë për zgjedhjet

November 3, 2026
“Në Texas beteja më e fortë”, Kola Jushi: Demokratët mund ta fitojnë pas 30 vitesh

“Në Texas beteja më e fortë”, Kola Jushi: Demokratët mund ta fitojnë pas 30 vitesh

November 3, 2026
A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

CNN: Trump pranon privatisht se rezultatet e zgjedhjeve mund të jenë skenari më i keq për Partinë Republikane!

November 3, 2026
Nata Champions/ Barcelona rikthehet te fitorja, PSG ‘luan tenis’ me Villarreal, Manchester United përmbys Romën dhe Inter harron disfatën e derbit

Nata Champions/ Barcelona rikthehet te fitorja, PSG ‘luan tenis’ me Villarreal, Manchester United përmbys Romën dhe Inter harron disfatën e derbit

November 3, 2026
Një fitore për teknikun Kompani, Bayern rikthehet te fitorja në Champions! Gjermanët triumfojnë me dy gola në Madrid kundër Atletikos

Një fitore për teknikun Kompani, Bayern rikthehet te fitorja në Champions! Gjermanët triumfojnë me dy gola në Madrid kundër Atletikos

November 3, 2026
Ministri i Transportit i Spanjës jep dorëheqjen pas dy aksidenteve hekurudhore: Nuk mund të qëndroj në detyrë

Ministri i Transportit i Spanjës jep dorëheqjen pas dy aksidenteve hekurudhore: Nuk mund të qëndroj në detyrë

November 3, 2026
Ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj, mesazhi prekës i mbesës, këngëtares Elsa Lila: Nuk e mendoja se do të jepja lajmin e ikjes tënde, dajë!

Ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj, mesazhi prekës i mbesës, këngëtares Elsa Lila: Nuk e mendoja se do të jepja lajmin e ikjes tënde, dajë!

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In