Tre persona kanë rënë në pranga nga Policia i Tiranës. Mësohet se në kuadër të operacionit “Armatimi” janë arrestuar Indrit Dumi, 30 vjeç, Mario Çelmeta, 30 vjeç dhe Fabion Dumi, 27 vjeç, të tre banues në Tiranë. Për këta persona kishte informacione se merreshin me trafikimin e armëve të zjarrit. Kapja e tyre është bërë teksa do të shiteshin disa armë.
Policia sqaron se Fabion Dumi dhe Marjo Çelmeta Ishin duke udhëtuar me një mjet “Smart” në momentin e arrestimit dhe do të takonin 30-vjeçarin, i cili i priste në vendin e takimit, në fshatin Vishnje, për të marrë armët dhe municionet.
Në përfundim të operacion u arrit të sekuestrohej 1 armë zjarri mitraloz të lehtë, 2 automatikë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak, 3 aparate celular. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe automjeti.
/a.r