• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre muaj pas zgjedhjeve Berisha premton tjetër analizë: Do ta bëjmë të thellë dhe të plotë këtë herë!

by A R
01/08/2023 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha nuk është mjaftuar me raportin që bëri për 14 Majin dhe për të cilin doli rreth tre muaj përditë LIVE në ekran.

Sot, ai u shpreh se pas hartimit të raportit për atë që ai e quan “manipulimi i zgjedhjeve të 14 Majit”, Partia e tij do të hyjë në një fazë të re.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së Rithemelimit, Berisha thotë se tanimë do të bëhet një analizë e thellë dhe e plotë.

Sali Berisha: Koha është pa ndjenja, pa mëshirë, ndaj dhe nuk njeh as halle, as vakanca asgjë, ajo ecën, ecën dhe vetëm ecën. Kështu që, mblidhemi për t’i qendruar asaj në ballë, në detyrën tonë. Ndaj edhe, e thirrëm këtë mbledhje për të kaluar tani, për të mbyllur një fazë jashtëzakonisht të rëndësishme që ne e kemi cilësuar mbrojtjen e votës dhe për të kaluar në një fazë të re të një analize të thellë, të plotë dhe të gjithëanshme të PD mbi funksionalitetin e saj gjatë fushatës elektorale, paraelektorale, gjatë procesit zgjedhor. Por me këtë rast, unë dua të falënderoj me mirënjohjen më të thellë të gjithë kandidatët, ata mijëra anëtarë, simpatizantët tanë të cilët u angazhuan me përkushtim të madh për rezultatin më të mirë të mundshëm në zgjedhjet që kaluan.

Unë i garantoj ata se inevstimi i tyre, mundi dhe djersa e tyre, ka dhe do të ketë vlerësimin më të madh dhe mirënjohjen më të thellë të PD. Rezultati i mundit dhe punës së tyre nuk është pa fryt, atë ç’ka u arrit, u arrit për shkak të angazhimit, përkushtimit të tyre. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se ky angazhim dhe përkushtim ishte i njëtrajtshëm, kjo nuk do të thotë se nuk pati gabime, defekte dhe të meta në makinerinë tonë elektorale. Ndaj edhe ne çelim siparin e një analize të thellë, të plotë të procesit zgjedhor.

Zonja dhe zotërinj, anëtarë të kryesisë së PD. Të dashur qytetarë shqiptarë. Grupi i punës i ngarkuar për hartimin e raportit të procesit zgjedhor me në krye z.Bylykbashi, znj.Albana Vokshi, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Ervin Minarolli, dhe të tjerë mund të them se kanë bërë një punë jashtëzakonisht serioze. Ata në mbi 600 faqe, dhe ky është raporti. Në mbi 600 faqe kanë dokumentuar me fakte, me dokumente të gjithë farsën zgjedhore të 14 majit. Ky ishte detyrim madhor i yni. Forca jonë politike i detyrohej çdo qytetari shqiptar që beson në zgjedhje të lira, çdo demokrati dhe demokrateje që investoi në këtë proces zgjedhor.

Ky raport i cili tashmë është dërguar dhe në institucione ndërkombëtare, do t’iu dorëzohet të gjitha kancelarive perëndimore, do t’i dorëzohet të gjitha mediave në Shqipëri dhe në botë, të gjitha institucioneve ndërkombëtare. Është raporti i dramës së një kombi që i kanë mohuar të drejtën e votimit, ose ia kanë shndërruar në fiktive të drejtën e votimit. Është raporti që akuzon një shtet të inkriminuar nga baza, deri në keun e tij Edi Ramën, që asgjëson Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor për karrigen e tij. Është raporti që fakton se si Edi Rama, pasi shpalli kodin zgjedhor kinezëri, kushtetutën e procesit zgjedhor që në tërësinë e tij mishëron parimet më kryesore të Kushtetutës së vendit, të Kodit të Venecias, Kartës së Kopenhagenit për zgjedhjet e lira dhe dokumenteve të tjera ndërkombëtare. Pasi i ra kryq dhe tha se ky është një kinezëri, ai u angazhua me përkushtimin më të madh në farsën më të shëmtuar zgjedhore në historinë e vendit, në procesin zgjedhor më të pabarabartë që Shqipëria kishte parë ndonjëherë nga viti 1990 deri më sot.

/a.r

Next Post
Sot Partizani përballë Atlètic d’Escaldes, “Demat” një hap larg kualifikimit

Sot Partizani përballë Atlètic d’Escaldes, “Demat” një hap larg kualifikimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

March 4, 2026
Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

March 4, 2026

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës në selinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 4, 2026
Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

March 4, 2026
Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

March 4, 2026
Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

March 4, 2026
“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

March 4, 2026
Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

March 4, 2026
Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

March 4, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Rama: Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In