• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre ministra, në Velipojë për task-forcën e turizmit

by A R
16/07/2019 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e jashtme, Gent Cakaj, mblodhën në Velipojë Task Forcën për zbatimin e plan veprimit “Për menaxhimin dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik veror 2019”.

Ministrja Balluku dhe ministri në detyrë Cakaj, janë të deleguarit e Këshillit të Ministrave për drejtimin e grupit ndërinstitucional për menaxhimin dhe mbarëvajtjen e sezonit veror në plazhin e Velipojës.

Në takim merrnin pjesë drejtues të institucioneve, përfaqësues nga pushteti vendor si dhe sipërmarrës që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e bregdetit të Velipojës.

Gjetjet e evidentuara në raportin e hartuar në raportin e hartuar nga Task Forca, pas verifikimeve të kryera në terren ishin në fokus të diskutimeve. Në këtë pikë, ministrat ishin të prerë në fjalën e tyre sa i takon detyrave që duhet të mbulojë Task Forca ashtu sikundër edhe në monitorimin e realizimit të tyre.

“Sipas rezultateve të Task Forcës në zonën e Velipojës, nga 29 subjekte të moniturara, asnjë nuk ka kontratë për shfrytëzimin e zonës së plazhit. Vetëm 17 janë të regjistruar në zyrën e tatimeve. Me pika vrojtimi janë vetëm 10 prej tyre, pra i kemi pikat e vrojtimit, por me vrojtues të cerfitikuar kemi vetëm 3. Pra jemi disafish më pak edhe se një vit më parë. Duhet të përfundojë në mënyrë urgjente lidhja e kontratave me subjektet private dhe dhënia e tyre me qira në zbatim të VMK-se për Stacionet e Plazhit. Duhet siguruar qetësi, siguri dhe shërbime cilësore në çdo cm plazh të Velipojës”, bëri të ditur ministri Klosi.

Për ministrin e Turizmit dhe Mjedisit janë të gjitha mundësitë që ky sezon të jetë po aq i suksesshëm sa ai i një viti më parë.

“Kemi të gjitha mundësitë që të kemi përsëri një sezon të suksesshëm si 2018-a, në masivitet të turistëve të huaj që vijnë, në menaxhim të struktuar të sezonit turistik dhe ajo që është më e rëndësishmja në ruajtjen e jetës në të gjitha aspektet e saj”, theksoi Klosi.

Nga ana e saj, ministrja Belinda Balluku e cilësoi bregdetin e Velipojës si një nga pikat më të rëndësishme të bregdetit shqiptar që njihet për cilësinë e mirë të rërës por dhe pastërtinë e ujit, teksa duke ju referuar tryezës së organizuar theksoi se fokusi është adresimi dhe zgjidhja e problematikave të cilat evidentohen gjatë sezonit turistik me qëllim garantimin e një sezoni sa më të suksesshëm.

“Kjo tryezë duhet të menaxhojë me përpikmëri dhe detaje të gjitha elementët që bëjnë të suksesshëm turizmin. Qoftë ky turizmi bregdetar, qoftë ai malor, pasi kjo zonë i ofron të gjitha mrekullitë e natyrës”, u shpreh Ballluku, teksa bëri të ditur edhe një pasqyrim sa i takon situatës në bregdetin e Velipojës duke ju referuar të dhënave të raportuara nga institucione të ndryshme.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, kërkoi bashkëpunimin e të gjithë institucioneve teksa bëri të ditur se Task Forca do të zhvillojë mbledhje të përjavshme koordinuese deri në përfundimin e sezonit turistik.

“Komiteti do jetë i fokusuar gjatë gjithë kohës pavarësisht nga detyrat funksionale që ne si ministra kemi në zonën tuaj. Çfarë është më e rëndësishmja ne do kemi një mbledhje të përjavshme me të gjithë strukturat deri në përfundim të sezonit dhe do vlerësoja shumë që secili prej jush të qëndronte në kontakt të vazhdueshëm, si me mua dhe me ministrin Cakaj dhe për t’u ndihmuar dhe facilituar në proceset e mëtejshme”, nënvizoi ministrja Balluku. Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, duke garantuar mbështetjen e plotë për bashkëpunimin theksoi se “është shumë e rëndësishëm të fokusohemi në dy drejtime. E para koncentrimin e përpjekjeve tona në lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar dhe kjo vlen veçanërisht për Kosovën. Dhe e dyta, komunikimin e shtuar me shtetet përkatëse kryesisht nga rajoni në mënyrë që të sigurojmë një sezon të rregullt turistik”.

Pas diskutimeve dhe evidentimit të problemeve u lanë një sërë detyrash për përfaqësuesit e institucioneve rajonale duke caktuar edhe afatin e realizmit të tyre, raporton Ministra e Mjedisit.

/a.r

Next Post
FOTO/ Fundi i përgjakshëm i demit dhe imazhet e tmerrshme të kafshëve në festivalin vjetor në Pamplona

FOTO/ Fundi i përgjakshëm i demit dhe imazhet e tmerrshme të kafshëve në festivalin vjetor në Pamplona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për Ilir Beqajn

Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për Ilir Beqajn

March 13, 2026
Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

March 13, 2026
“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

March 13, 2026
Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

March 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Mars 2026

March 13, 2026
“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

March 13, 2026
Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

March 13, 2026
Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

March 13, 2026
Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In