• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tre fazat e vettingut në polici, ja si do të kalojnë në filtër mbi 12 mijë efektivë

by Java News
27/12/2017 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Brendshme ka organizuar një tryezë konsultimi me përfaqësues të legjislativit, agjencive ligjzbatuese dhe shoqërisë civile, për projektligjin “Për vlerësimin kalimtar të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së”.

P/ligji synon të ndërtojë institucione të forta me profesionistë me integritet. Kriteret e vlerësimit për punonjësit e Policisë janë tre: integriteti, pasuria dhe profesionalizmi. Nisma ligjore u prezantua nga zv/ministri i Brendshëm Julian Hodaj, i cili shpjegoi detajet e draftit, përfshirë mënyrën e funksionimit të komisioneve që do të kryejnë Vetting-un.

“Ky model presupozon ndarjen në tre kategori të mëdha dhe zhvillimin e procesit me tre faza. Janë rreth 300 punonjës që kanë funksione me grada të larta që vlerësohen në fazë të parë. Rreth 2500-3000 punonjës me funksione si grada të mesme, që vlerësohen në fazën e dytë dhe rreth 9 mijë punonjës të nivelit zbatues që vlerësohen në fazë të fundit.

Presupozohet që në fazën e pare, ata 300 punonjës me grada dhe funksione të larta të vlerësohen nga një Komision i Jashtëm Vlerësimi, i përbërë nga 15 anëtarë me prejardhje të ndryshme. Një herë që mbaron kjo fazë, ky organ, pra komisioni i jashtëm i vlerësimit pushon së egzistuari dhe krijohet një organ i dytë vlerësimi për fazën e dytë, ku përveç 15 anëtarëve të komisionit të fazës së parë, rekurtohen edhe 30 anëtarë, shtesë që janë nga punonjësit të cilët e kanë kaluar vlerësimin me sukses në fazën e parë. Dhe kështu me radhë.

Kur arrijmë te faza e tretë komisioni i fazës së dytë pushon së ekzistuari dhe krijohet një komision tjetër, i madh gjithmonë, me 135 anëtarë, ku 90 anëtarë shtesë, pra 45 të fazës së dytë plus 90 anëtarë shtesë, rekrutohen gjithmonë nga punonjësit që kanë kaluar me sukses vlerësimin në fazën e dytë”, tha zv/ministri Julian Hodaj. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u shpreh për rëndësinë e procesit, duke e vënë theksin te paanshmëria e komisioneve të vlerësimit.

“Pritshmëria e këtij procesi nuk konsiston vetëm në faktin se disa individë që nuk meritojnë nuk do të jenë më, se sa fakti se ata që janë shumica që do të mbeten në organizatë do të kenë besueshmërinë e nevojshme, por do të kenë edhe motivin e nevojshëm për të shërbyer në përbërje të kësaj organizate në zbatim të Kushtetutës, të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve”, tha ministri Xhafaj. Gazetari Besar Likmeta sugjeroi një fushatë intensive komunikimi, si shoqëruese të procesit të Vetting-ut dhe përfshirjen e shoqërisë civile në monitorimin e jashtëm.

“Një nga ato mësimet e mëdha që ne morëm nga procesi i Vetting-ut, ose fillimi i procesit të Vetting-ut në Prokurori dhe Gjykata , që kanë nevojë për një strategji komunikimi të qartë për publikun që duhet të përfshihet, po ashtu edhe për trupën e brendshme që do të jetë pjesë e këtij procesi. Dhe tjetra është, si do të garantohet transparenca. Nëse shoqëria civile duhet të përfshihet është mënyra e vetme që shoqëria civile mund të përfshihet si roje, në rolin e qenit roje, e ëatchdog-ut”, shtoi Likmeta. Sotiraq Hroni, një aktivist prej 2 dekadash si pjesë e shoqërisë civile në fushën e sigurisë e vlerësoi si pozitive nismën.

“Unë kam një vlerësim pozitiv me thënë të drejtën dhe në eksperiencën time gati prej dy dekadash në shoqërinë civile, kjo është hera e parë që shikoj një institucion publik të nivelit të lartë, politik-bërës, që është i hapur ndaj evidencave dhe inputeve të ndryshme kanë ardhur nga aktorë të ndryshëm, përfshirë këtu shoqërinë civile. Kjo tregon që është një përpjekje e sinqertë. Ky është reagimi im i parë me kolegët sa e lexova kur mu dërgua nga ministria. Unë kam parë një vlerësim real dhe kur është një vlerësim real është një vlerësim i sinqertë. Dhe duke qenë i sinqertë mund të gjenden zgjidhjet pavarësisht problematikave që mund të ketë”, nënvizoi Hroni.

Pas konsultimit të gjerë publik, projektligji pritet të miratohet në muajin janar 2018 në qeveri dhe më pas të kalojë në Kuvend

Next Post
Shëndeti i fëmijëve, ja simptomat që nuk duhen injoruar

Shëndeti i fëmijëve, ja simptomat që nuk duhen injoruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Tajfuni “Dolphin” alarmon dhe Kinën! Anulohen mbi 1300 fluturime në Shangai, erë me shpejtësi 162 km/orë dhe mbi 400 mijë të evakuuar

VIDEO/ Tajfuni “Dolphin” alarmon dhe Kinën! Anulohen mbi 1300 fluturime në Shangai, erë me shpejtësi 162 km/orë dhe mbi 400 mijë të evakuuar

August 9, 2026
Detaji pikant nga dasma e vitit, aktori Tom Holland qau kur pa Zendaya-n me fustan nusërie gjatë ceremonisë sekrete!

Detaji pikant nga dasma e vitit, aktori Tom Holland qau kur pa Zendaya-n me fustan nusërie gjatë ceremonisë sekrete!

August 9, 2026
Hyri ilegalisht në Itali, shqiptari kapet në trafik kokaine! Paratë dhe droga të fshehura në koshin e plehrave dhe pas një fotografie

Hyri ilegalisht në Itali, shqiptari kapet në trafik kokaine! Paratë dhe droga të fshehura në koshin e plehrave dhe pas një fotografie

August 9, 2026
Fushtata për shpërbërjen e GJPN, Trump: Qëllim të mbrojmë Netanyahun dhe të tjerët nga ndjekja penale, jo veten -

Netanyahu rrëzon planin 15-pikësh të Trump për Gazën: Izraeli nuk tërhiqet pa çarmatosjen e Hamasit

August 9, 2026
Koman i Dinamos bëhet shitja më e shtrenjtë e një të riu në Shqipëri! Vetëm 19 vjeç, vlera 800 mijë euro

Koman i Dinamos bëhet shitja më e shtrenjtë e një të riu në Shqipëri! Vetëm 19 vjeç, vlera 800 mijë euro

August 9, 2026
Zbardhet përleshja në Burgun e Fierit, nga takimi për ‘kafe’ tek konflikti! Transferohen dy nga të dënuarit, pritet ndëshkimi dhe për gardianët

Zbardhet përleshja në Burgun e Fierit, nga takimi për ‘kafe’ tek konflikti! Transferohen dy nga të dënuarit, pritet ndëshkimi dhe për gardianët

August 9, 2026
Zjarri në Krujë, Lamallari: 300 policë në vijën e parë të betejës me flakët, shërbyen me kurajo. Rrezikohej jeta dhe prona e njerëzve

Zjarri në Krujë, Lamallari: 300 policë në vijën e parë të betejës me flakët, shërbyen me kurajo. Rrezikohej jeta dhe prona e njerëzve

August 9, 2026
Serbia do të lërë Kosovën pa ujë, Vuçiç kërcënon: Do ndryshojmë rrjedhën e Ibrit!

Serbia do të lërë Kosovën pa ujë, Vuçiç kërcënon: Do ndryshojmë rrjedhën e Ibrit!

August 9, 2026
Zjarret masive përfshijnë Kanadanë! Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat

Zjarret masive përfshijnë Kanadanë! Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat

August 9, 2026
Todd Blanche konfirmohet si prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, votim i ngushtë në Senat

Todd Blanche konfirmohet si prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, votim i ngushtë në Senat

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com