• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre fakte që Berisha komandon PD

by Dritan Hila
20/07/2021 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Në kongresin e parë që drejtonte si kryetar i PS Edi Rama, Fatos Nano nuk ishte në sallë. Militantët janë sa nostalgjikë aq edhe intuitivë për të kuptuar se jo gjithmonë ai që rri në krye të tavolinës është edhe dollibashi.

Nuk dihen shkaqet e mungeses së Nanos, por qysh nga ajo ditë socialistët kuptuan se një shef i ri komandonte. Në të kundërt historia e PS dhe Ramës do të ishte tjetër.

Prezenca e Sali Berishës në kongres tregoi se për kë rrahin zemrat e asaj që quhet “bërthama e fortë” e demokratëve dhe kush është lideri shpirtëror dhe faktik i tyre.

Së dyti, Basha u kujdes që në statut të shkruhej ai si pronar i vulës së PD. Gjynah që nuk e ka kuptuar që partitë nuk janë ndërmarrje biznesi, por mbi të gjitha frymë. Nëse në votime vlen vota e elektoratit gri, në parti vlen vota e militantit. Dhe keta nuk pyesin për statute dhe vula.

Kongresi i PD tregoi se Berishës nuk i duhet fare vula qe të komandojë zemrat e demokratëve dhe të vendosë se kush do drejtojë atë parti, gjithmonë si mëkëmbës i tij. Rishtas ia la Bashës vulën, por jo timonin.

Së fundmi, Berisha tregoi se është një kafshë politike e klasit të parë. Me dy fjalë mbylli historinë që Gaz Bardhi po e rrotullote në gojë dhe Basha nuk ia mbante ta thotë. Ka dy muaj që këta të fundit merren me sofizma ligjore, me do hyjmë në kuvend apo jo dhe nëse hyjmë si do hyjmë.

Në një minutë me dy fraza Berisha qartësoi vijën politike për vitin që vjen: “Do hyjmë dhe do rrëzojnë Edi Ramën”. Kjo quhet lidership dhe qartësi politike që demokratët kanë tetë vite që po e qajnë. Në tetë vitë Lulzim Basha ende nuk e ka kuptuar se për një komandant nuk ka rëndësi nëse vendos drejt apo gabim, majtas apo djathtas, por duhet të tregojë vendosmëri dhe të kërkojë bindje. Dhunti qe tetë vite nuk i mjaftuan ta zhvillojë. Ndoshta i duhen edhe tetë të tjera./dritare.net

Next Post
Një verë e artë për të rizbuluar… Shqipërinë!

Kriza e opozitës ka vetëm një emër dhe një arsye

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Non grata”-at shqiptare në rajon duhet të jenë edhe politike

August 5, 2026
“Dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë, bëri deklarim të rremë për krimet në Zubin Potok

“Dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë, bëri deklarim të rremë për krimet në Zubin Potok

August 5, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika po lëviz, por jo në një drejtim të vetëm

August 5, 2026
Puplat e Dumanit dhe heshtja ndaj Akuzave

Puplat e Dumanit dhe heshtja ndaj Akuzave

August 5, 2026
Arratiset nga spitali i Kosturit i burgosuri shqiptar, policia në alarm, blindohet edhe kufiri

Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar abuzoi me vajzën 9-vjeçare të partneres, e detyronte të flinte në krevat me të

August 5, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Rregullorja e GJKKO-së si paradhoma e një diktature

August 5, 2026
Video/ Tragjedi në Tajlandë: Futbollisti 24-vjeçar humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes

Video/ Tragjedi në Tajlandë: Futbollisti 24-vjeçar humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes

August 5, 2026
SHBA akuzon zyrtarin iranian për komplot në tentativën për të vrarë John Boltonin: Ja sa kanë paguar

Bolton: Irani po përpiqet të vendosë hegjemoninë mbi Ngushticën e Hormuzit

August 5, 2026
Ministria e Drejtësisë përcjell në Francë kërkesën zyrtare për ekstradimin e Ermal Beqirit

Ministria e Drejtësisë përcjell në Francë kërkesën zyrtare për ekstradimin e Ermal Beqirit

August 5, 2026
Raketa Smart Dragon-3 lëshon me sukses 2 satelitë nga deti

Raketa Smart Dragon-3 lëshon me sukses 2 satelitë nga deti

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com