• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Trashëgimia Kulturore e Vlorës gati të mirëpresë me krenari turistët në këtë sezon

by
25/06/2015 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë ka çelur së fundmi zyrtarisht edhe sezonin turistik 2015.

Këtë lajm e konfirmon edhe vetë Ministria e Kulturës e cila në adresën e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook” me anën e një status të veçantë ka njoftuar se Parqet Arkeologjike Amantia, Finiq, Orik dhe objektet e tjera të vizitueshme si Kalaja e Kaninës, Kalaja e Porto Palermos, Manastiri i 40 Shenjtorëve, Sinagoga, Kalaja e Himarës, Manastiri i Mesopotamit janë të hapura për turistët gjatë gjithë sezonit turistik në oraret  e martë-e diel, ora 09:00 – 14:00 dhe 17:00 – 20:00.

Teatri në Finiq

Pas ndërhyrjeve restauruese, apo mirëmbajtëse dhe mbikëqyrjes së vazhdueshme nga ana e specialistëve të DRKK-së, monumentet e trashegimisë kulturore vlonjate janë tashmë krenarë dhe gati të mirëpresim turistët nga vendi dhe jo vetëm, të cilët këtë vit do të kenë mundësinë të vizitojnë nga afër ambientet dhe historinë që ofrohen.

Një ndër destinacionet që sugjerojnë specialistët e DRKK-së Vlorë është Manastiri “Burim Jetëdhënës” ose “Stavridhit”, që sipas legjendës uji dhe ikona, shërbyen si fillesat e këtij manastiri, i cili mendohet se i ka fillesat rreth 700 vjet më parë.

Edhe Foinike, kryeqëndra  e Kaonëve dhe kryeqyteti i koinonit Epirot (midis 230-168 p.Kr.) është një tjetër destinacion i cili nuk duhet lënë pa u vizituar.

Kalaja e Ali Pashës

Një ndër veprat më të realizuara me karakter ndërtimor publik e social në periudhën romake përmendim teatrin, ndërtimi i një strukture publike në pjesën qëndrore të qytetit si dhe cisternat e ujit. Një ndër monumentet më të rëndësishme të kësaj periudhe është dhe bazilika paleokristiane me tre nefe dhe nje atrium në pjesën e përparme (shek. V-VI m.Kr).

Një tjetër drejtim është edhe Manastiri i 40 Shenjtorëve i cili ndodhet në lindje të qytetit të Sarandës, i cili i përket periudhës së Antikiteti të Vonë shek.VI. Manastiri është ndërtuar dhe rindërtuar gjatë qindra vjetëve. Në katin mbitokësor përbëhet nga salla e madhe, kisha me shtatë apsida dhe dy nartekse, tre dyer të mëdha dhe dy rreshta dritaresh ishin ndërtuar në fasadë. Në katin e nëndheshëm ose kriptoriku ruhen galeritë (qelat), galeritë me qemer, qemerët e dyfishtë, afreske të periudhës Bizantine, çisterna uji dhe varre.

Kisha e Shën Mërisë Zvërnec

Kisha e Shën Mërisë Zvërnec, ndodhet në ishullin e manastirit me të njëjtin emër, 13 km në perëndim të qytetit të Vlorës. Është ndërtuar në shek.XII dhe mbart vlera të kulturës bizantine. Kisha është e tipit kryq të brëndashkruar dhe përbëhet nga naosi, narteksi dhe dhoma e pagëzimit. Në veri kisha ka hajatin e hapur, të formuar nga sistem arkadash të mbështetur mbi kolona guri cilindrik. Midis naosit dhe altarit ndodhet ikonambajtësi i punuar në dru. Teknika e thellë e daltimit, zbukurimet zoomorfe e floreale e datojnë ikonambajtësin në shek.XVII. Brenda në kishë ruhen ende fragmente të pikturave murale që i përkasin shek.XVII-XVIII. Çdo 15 gusht, “Ditën e Fjetjes së Shën Mërisë”, këtu organizohet pelegrinazh.

Lagje karakteristike e Vranishtit

Kalaja Ilire e Kaninës i ka fillimet në shek. VI p.e.s, është rindërtuar nga Justiniani në shek.V si dhe është meremetuar në vitin 1531 nga Sulltan Sulejmani. Kalaja ka një sipërfaqe rreth 3.6 ha dhe një lartësi rreth 380 m mbi nivelin e detit. Në sistemin e mureve fortifikues vërehen disa faza ndërtimi. Brenda kështjellës ka gjurmë të banesave, si dhe elementë të tjerë ndërtimor si puse, sterra, rrugë të shtruara me gur, etj. Ruhen në gjendje të mirë Porta Mbretërore, ajo e beut e kulla mesjetare e sahatit.

Vranishti i Vlorës, fshati me histori ku dallon Kalaja e Horës, fshati i monumenteve të kulturës dhe atyre të natyrës, i urave mesjetare dhe ujësjellësit të famshëm të ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës, fshati i Kapedan Sali Vranishtit, fshati i valles burrërore të trimave, i poetit popullor Muhamet Tartari “Mjeshtër i Madh” dhe i këngëtarit virtuoz Arap Çeloleskaj.

Kalaja e Kaninës

Ura mbi lumin Theollogo, Cerkovë  Sarandë. Ndodhet në fshatin Cerkovicë. Shërben për kalimin e përroit të Leshnicës në fshatin Cerkovicë. Ura ka një gjatësi prej 37 m, me një hark në formë segmenti rrethor me hapësirë 13 m e lartësi 5.6 m mbi nivelin e ujit. Qemeri përshkohet sipër nga kornizë guri. Kalldrëmi me gjerësi 2.60 m vjen i shkallëzuar në të dy anët. Harku i madh në formë gjysëmrrethi ka rreze 4 m dhe harku i vogël ka një rreze prej 3.50 m. Është ndërtuar në shek. XVIII.
Statusin e Trashëgimisë Kulturore, Monument Kulture Kategoria e I. e ka marrë në 16.02.1979.

Fshati i Armenit në Vlorë është i dëgjuar e i shkruar që në lashtësi. Pamja e tij me këndvështrim të gjerë drejt perëndimit, jugut e veriut me disa kodra nga lindja, i jep atij një pamje me përceptim estetik natyror, të gërshetuar me lagjet e sistemuara me banesa të ndërtuara në sup të njëra- tjetrës, të cilat krijojnë pamjen e një qyteti. Mbi këto lagje me vlera arkitekturore qëndron qyteza e lashtë e Armenit. Në majën e kodrës që quhet “Maja e Qytezës” ka me shumicë fragmente qeramike, shpesh janë gjetur dhe monedha me mbishkrimin AMANTION, APOLLONIAT, BYLION.

Shpella e Lipës

Ato pak fragmente muri janë të punuara me gurë kuadratik të lidhur në të thatë. Qeramika e gjetur në këtë zonë i takon shek. IV p.e.s dhe të periudhave të më vonëshme. Kisha e Shën Kollit datohet në Shek.IX, është nje kishë e tipit sallë me kupolë. Në plan është drejtkëndësh me një absidë të vogël në anën lindore. Hyhet në një portë perëndimore që duhet të ketë qenë me arkitra guri të rrafshët. Bën pjesë në grupin e kishave njënefëshe.

Muret Rrethuese të Aulonës Antike, Kalaja e Himarës, Kalaja e Borshit, Parku Arkeologjik i Orikut,  “Rrënojat e Tragjasit të Vjetër”, Kisha e Shën Spiridhonit, Vuno”, Kalaja e Kaninës etj etj, janë vetëm disa nga destinacionet e shumta që ofron Vlora.

Midis kësaj larmishmërisë që ofron Vlora, Kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo, vazhdon të mbetet një atraksion i veçantë turistik për turistët e huaj dhe shqiptarë. ATA

Next Post

Çështjet Kushtetuese të Reformës në Drejtësi diskutohen në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In