• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tranzicioni i pushtetit, nisin ceremonitë e përurimit të Presidentit Trump

by Java News
20/01/2017 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se vendi do të shohë “diçka vërtetë të mahnitshme” të premten, kur ai të betohet si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara. Pas një koncerti të enjten në mbrëmje në shkallët e Monumentit të Linkolnit, Trump tha se ka pak rëndësi nëse moti do të jetë i bukur apo me shira të dendur, duke shtuar se gjithë bota po ndjek atë që po ndodh në Shtetet e Bashkuara, shkruan VOA.

Për ditën e inaugurimit parashikohet shi i lehtë me temperatura relativisht të buta për janarin. Disa minuta para nje shfaqje me fishekzjarrë në qiellin e Uashingtonit, zoti Trump premtoi të punojë intensivisht për të bashkuar vendin dhe “për ta bërë Amerikën të madhe për të gjithë”.

Sean Spicer, i cili do të jetë zëdhënësi i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë, tha se presidenti i zgjedhur po vazhdon t’i bëjë ndryshime fjalimit të përurimit, që do të mbajë të premten në shkallët e ndërtesës së Kongresit. “fjalimi do të jetë me tone të forta personale, ku do të shpaloset vizioni i tij për Amerikën”, tha ai.

Trump synon të theksojë “sfidat me të cilat ndeshemi”, shtoi zoti Spencer. Ai e cilësoi fjalimin një deklaratë filozofike, se ku presidenti synon ta çojë qeverinë amerikane dhe jo si një axhendë legjislative.

Duke filluar të premten pasdite dhe në ditët në vijim, tha zëdhënësi, zoti Trump do të nënshkruajë urdhëra ekzekutivë “për një axhendë ndryshimesh reale”. Presidenti ende po punon se në cilat fusha do të fillojë dhe në çfarë radhe, tha ai.

Trump mund të shfuqizojë menjëherë, përmes urdhërave ekzekutivë, disa vendime të presidentit Obama. Nën presidenti i zgjedhur Pence tha se ata do të jenë “gati t’i shërbejnë Amerikës që ditën e parë”. Ai po ashtu falenderoi presidentin Obama dhe nën presidentin Biden për bashkëpunimin gjatë periudhës së tranzicionit.

Pence falenderon Obamën, Biden-in për tranzicionin e qetë
Pas emërimit të ish guvernatorit të Xhorxhias, Sonny Perdue, në postin e Sekretarit të Bujqësisë, zoti Trump i plotësoi të 21 postet e kabinetit të tij. Zëdhënësi Spicer tha se 536 zyrtarë janë me agjencitë federale në Uashington për të përfunduar tranzicionin, kur qeveria të rifillojë punën të hënën.

Zoti Spicer tha se 50 zyrtarë të administratës së presidentit Obama, që kanë punuar për tranzicionin, kanë rënë dakort të qëndrojnë në detyrë edhe me administratën e re.

Nën presidenti i zgjedhur tha se zoti Trump i ka planet gati për ditën e parë, për 100 ditët e para dhe për 200 ditët e para, për politikat e reja që administrata e re synon të zbatojë. Interesimi për të punuar për administratën e re është shtuar nga dita në ditë, tha zoti Pence, me 86 mijë persona që kanë aplikuar për vende pune.

Zëdhënësi: Shumëllojshmëria në administratë si asnjëherë më parë
Trump dhe Pence, fituesit e një prej garave më të forta të zgjedhjeve presidenciale, morrën pjesë në disa aktivitete në kryeqytet të enjten.

Zoti Trump falenderoi disa prej anëtarëve të kabinetit gjatë një dreke në Hotelin Ndërkombëtar “Trump”, jo larg Shtëpisë së Bardhë. Ai përmendi kalimthi se do të emërojë pronarin miliarder të ekipit të futbollit të Nju Jorkut “Jets”, si ambasador në Britani.
Trump tek ushtari i panjohur
Më pas, i shoqërur nga zoti Pence, presidenti i zgjedhur vendosi një kurorë në Varezat Kombëtare të Arlingtonit, ku prehen mbi 400 mijë veteranë të forcave të armatosura dhe familjarë të tyre.

Në mbrëmje, Trump dhe Pence, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të administratës së re, ishin për darkë me dhurues fondesh gjatë fushatës elektorale në qendrën e trenave “Union Station” në Uashington.

Njerez duke ndjekur ceremonine per trump

Zoti Trump do të qëndrojë në ditën e fundit si qytetar privat në shtëpinë qeveritare “Blair House”, ku qëndrojnë udhëheqës të huaj të ftuar zyrtarisht, përballë Shtëpisë së Bardhë, në bulevardin Pensilvania.

Edhe ndërsa zyrtarët po i jepnin dorën përfundimtare përgatitjeve për inaugurimin, me gjithë shkëlqimin dhe solemnitetin e kësaj dite, që shënon transferimin e pushtetit pas 8 vjetësh në detyrë të presidentit Obama, dy prej anëtarëve të kabinetit të ri, ishin ende në senaca dëshmish në Senat.

Ish guvernatori i Teksasit Rick Perry, i emëruar si Sekretar i Energjisë, tha se e tërheq komentin që kishte bërë në vitin 2012, si kandidat i atëhershëm për president, kur ishte shprehur se do ta mbyllte Departamentin e Energjisë, të cilin tani është caktuar ta drejtojë.

Trump Melania

Kandidati i emëruar për Sekretar të Thesarit, Steve Mnuchin u ndesh me pyetje të vështira rreth rolit të tij në një bankë që mblidhte kreditë e papaguara të shtëpive, që u shoqërua me humbjen e shtëpive për shumë familje, gjatë recesionit të vitit 2009.

Zëdhënësi Spicer kritikoi senatorin Chuck Schumer, udhëheqësin e demokratëve në Senat për vonesat në miratimin e anëtarëve të kabinetit. /VOA/

ma.me

Next Post
Tiranë/ Pallati përfshihet nga një zjarr i madh, nxirret një trup i pajetë nga ashensori

Tiranë/ Pallati përfshihet nga një zjarr i madh, nxirret një trup i pajetë nga ashensori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 17 Shtator 2026

September 16, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Urime Albin Kurti! Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap

Dënimi i komandantëve, Bajram Begaj: Trishtim i thellë, askush nuk e njollos UÇK-në

September 16, 2026
FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

September 16, 2026
Skënder Minxhozi: PD nuk mund të mbajë dy standarde për qëndrimet e DASH

Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë

September 16, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, Haradinaj: Nuk kemi atdhe tjetër, do t’i mundim armiqtë e bashkuar

Dënimi i krerëve të UÇK, Haradinaj: Nuk kemi atdhe tjetër, do t’i mundim armiqtë e bashkuar

September 16, 2026
Sytë nga Haga, nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

I dënoi me 81 vite burg në total, Specialja lëshon komunikatë për vendimin skandaloz ndaj ish-krerëve të UÇK

September 16, 2026
Reagon ministri i Jashtëm i Kosovës: E pabesueshme që një gjykatë, e cila flet në emër të Kosovës, të marrë këtë veprim

Reagon ministri i Jashtëm i Kosovës: E pabesueshme që një gjykatë, e cila flet në emër të Kosovës, të marrë këtë veprim

September 16, 2026
Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

September 16, 2026
Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

“Të mbrojmë identitetin si komb”- Balla pas vendimit të Gjykatës së Hagës: Kjo nuk është drejtësi, historia e UÇK-së nuk zhbëhet!

September 16, 2026
Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama: Marre!

Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama: Marre!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com