• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tranvestiti Anxhela tentoi sërish vetëvrasjen në qendrën sociale: Ja arsyet…

by A R
13/01/2017 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emri i Anxhelës, tranvestitit shqiptar, është lakuar shpesh , kohet e fundit,  për tentativat e saj për vetvrasje. Pasi tentoi të digjte veten para Parlamentit, Anxhela u përpiq të vrasë veten këto ditë, në një qendër sociale.

Anxhela1Më parë u publikua një video, ku shihej Anxhela teksa kërcente në kete qendër, ku ashtu si të tjerët u strehua, kete jave ngricash. Në një interviste për dritare.net, Anxhela rrëfen arsyen përse vendosi të kryej përsëri vetvrasje, duke thënë se u ndje e paragjykuar dhe e ofenduan.

“Edhe pse drejtoresha e qendrës sociale i paralajmëroi të gjithë që të mos më ngacmonin apo ofendonin, unë përsëri u përballa me reagime negative.

Vajzat e stafit vendosën të argëtoheshim dhe vune muzikë. Mua më pëlqen shumë të kërcej, e për këtë arsye u ngrita. Nuk e dija që ata djemtë po më filmonin, thjesht po shijoja muzikën.  Të rinjtë rreth moshës 20 vjeçare më hidhnin komente, në fillim i injoroja ngacmimet e tyre.

Por më pas, një nga djemtë nisi të më ofendonte rëndë, mbi të gjitha më vodhën edhe portofolin, ku kisha katër mijë lek të vjetra.  Unë jam lodhur tashmë me këto gjëra dhe u nervozova shumë, nuk dua të lëndoj të tjerët dhe zgjedh t’i bëj dëme vetes. Për këtë arsye mora një brisk, shkova në tualet dhe atje fillova të prisja veten ne krahë dhe në qafë. Duke qenë se isha pa ngrënë, humba ndjenjat dhe më përmenden punonjëset e qendrës deri sa vjen ambulanca. Në spital më mjekuan, nuk qëndrova shumë se doktorët thanë që nuk kisha dëmtime të mëdha fizike, por që vuaja nga depresioni.”

Anxhela, jetonte në ambjentet pranë Parlamentit, në qiell të hapur, sëbashku me një grua të moshuar të verbër. Por me temperaturat në minus dhe pastaj bora, e kishin të pamundur të mbijetonin në rrugë. Për këtë arsye policia i shoqëroi në qëndrat sociale, si shumë të pastrehë, si ato.

“Mua dhe nënë Fatimen erdhën policët e rendit që na morën e na drejtuan në qendër, ku mund të rrimë deri sa të kalojë gjëndja emergjente. Por më pas çfarë do të ndodhë?! Unë nuk kam ku të shkoj, do të rikthehem në qiell të hapur, e do të fle në kartona. Kërkoj vetëm të më japin një shtëpi ku të fus kokën, edhe nëse është një kasolle, thjesht dua të ndjej njëherë ngrohtësinë dhe sigurinë e një banese. Mua më është mërzitur jeta sepse jam pa punë, e diskriminuar nga të gjithë dhe e vetmuar, askush nuk më ndihmon, madje më përbuzin.”

Anxhela tregon për dritare.net se prej gjashtë muajsh nuk e shet më trupin e vet dhe nuk konsumon më drogën, duke thënë se kërkon të bëjë një jetë normale, por ka nevojë për ndihmë.

“Unë ndjehem shumë e paragjykuar nga të gjitha anët, si shteti por edhe shoqëria shqiptare. Kam trokitur në çdo derë për vend pune, por më kanë refuzuar vetëm se jam tranvestit. Unë jam krenare që jam e tillë dhe nuk do ta mohoj ndonjëherë identitetin tim, pasi që e vogël kisha tendencë të kisha sjellje femërore. Por njerëzit duhet të jenë më të hapur, të më ndihmojnë që edhe unë t’ia dal mbanë në jetë e të mos vdes e vetme dhe e përbuzur.

Kaq ju kërkoj ,o njerëz! Më lini të jetoj dhe mua. Nuk dua as ta shes, as ta lëndoj trupin tim përsëri. Po nuk di a do ia dal, apo sot po flas për herë të fundit për të kërkuar ndihmë…”/ dritare.net/a.m.

Next Post
Dy femrat greke “spiunojnë” trafikantët shqiptarë… kapen me 104 kg drogë

Kapet me 89 kg kanabis, prangoset shqiptari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In