Policia vijon aksionet kundër transportit të emigrantëve të paligjshëm. Në pranga ka rënë një 55-vjeçar nga Tirana me iniciale H.Ç. Ai u kap në Sarandë duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt përfitimit monetar.
Sipas policisë, emigrantët e nga vendet e Lindjes së Mesme transportoheshin me një automjet tip Volvo.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
/a.r











