Një 36-vjeçar që transportonte emigrantë të paligjshëm është arrestuar nga policia. L.D. 36 vjeç nga Peshkopia u kap në aksin Tepelenë-Memaliaj duke transportuar me makinën e tij tip Ford 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme.
Ai u arrestua nga Policia e Gjirokastrës dhe akuzohet për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
/a.r