• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eva Dumani riatdhesohet pas 12 vitesh nga kampi xhihadist, Gledis Nano: Në 2020, s’pranoi të vinte! Ka dhe familje të tjera shqiptare

by E S
14/02/2026 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E rrëmbyer nga babai xhihadist 12 vite më parë, rikthehet në Tiranë pranë nënës dhe vëllait të saj, Eva Dumani, vajza shqiptare e mbetur e vetme në kampin e ferrit “Al Hol” në Siri. Atë arriti ta nxjerrë ilegalisht nga Siria në Turqi xhaxhai i saj, ndërsa në Shqipëri u soll në një operacion ku u përfshi edhe Anti-terrori në Policinë e Shtetit

Gledis Nano, i cili në rolin e kreut të Antiterrorit mori pjesë në shpëtimin e Endri Dumanit, vëllait të Evës, nga kampi xhihadist, foli për Report Tv, ku rrëfeu sfidat me të cilat u përball gjatë operacionit.

Për Report Tv ai tregoi se kompleksitetin e operacionit dhe rrugët që ndoqën për të depërtuar në kampin xhihadist “Al-Hol”.

“Në fakt ka qenë një operacion kompleks. Për këtë punë, për këtë operacion është folur edhe më parë, është folur shumë, por po më kujtoni një kohë që në fakt, përveç vështirësisë, kishte dhe kënaqësinë apo adrenalinën e të shpëtuarit të jetëve të fëmijëve të pafajshëm. të tjerët për shkak të indoktrinimit dhe realizimit të prindërve të tyre arritën të merren kundrejt vullnetit të lirë dhe të shohin në Siri për të luftuar apo për të jetuar me grupet e ISIS-it dhe grupe të tjera terroriste për këtë kohë. Dhe pas goditjes që ju dha ISIS, në atë kohë të gjithë personat e kapur u mbajtën në kampe, siç mbahen dhe sot, kryesisht gra dhe fëmijë të mitur. ndërsa meshkujt janë në burg. Ka qenë një operacion i cili është menduar e planifikuar gjatë. E vetmja rrugë nga e cila ne mund të shkonim në Siri ishte Libani në atë kohë. Për shkak të situatës së krijuar në Siri verilindore, bashkëpunuam me kolegët libanezë, të cilët dhanë një ndihmë shumë të madhe për atë operacion. Në fakt janë kryer me sa kuptoj, me sa kujtoj katër operacione. Në ato vite, i pari (operacion), ka filluar me shpëtimin e një djali Alvin Berisha, i cili, derisa ishte rezident i Italisë, u vendos që të shkoi në Itali pranë babait të tij, më pas vazhduam me operacionin e dytë, i cili ka zgjatur pesë javë. U shpëtuan disa persona shtetas shqiptarë ndërmjet tyre dhe Endri Dumani. Ne gjatë gjithë kohës që kemi qëndruar në Liban dhe përgjatë gjithë kohës që kemi planifikuar apo menduar lidhur me këtë operacion, kemi punuar për të marrë informacion, për vendosjen e personave që ndodheshin në kamp. Në fakt kemi kontrolluar tre kampe, në atë kohë Alhol, Rozhë dhe një kamp tjetër, dhe pjesa më e madhe e shqiptarëve ndodheshin në kampin Alhol, i cili ishte vendi më i vështirë për t’u kontrolluar nga ana jonë, sepse kishte një sipërfaqe shumë të madhe me një popullsi prej rreth 70.000 banorë të sistemuar në çadra si ato që shohim edhe në video”,- tha Nano.

Ish-kreu i Antiterrorit tregon se se arriti të kontaktojë me Evën, e mitur asokohe, por që nuk arriti ta bindë për të lënë kampin.

“Në fakt, Eva, unë mendoj që, në atë kohë nuk ka qenë e qartë, pasi më pas gjatë komunikimeve ka shprehur që ka bërë gabime. Bashkë me Evën kishte edhe disa familje tjera shqiptare të cilat, për shkak të nivelit të lartë të radikalizimit mendoj nuk pranonin të ktheheshin. Dhe për shkak të keq informimit që ata kishin pasur nga persona të caktuar. Personave në kamp ju tha që në momentin që ju do të ktheheni në Shqipëri, ju do t’ju ndalojnë të ushtroni ritet tuaja fetare të praktikoni e tjerë e tjerë, gjë që nuk është e vërtetë. Sepse nuk ka ndodhur me asnjë person”,- tha Nano.

Më tej, Nano tregon se ka informacione serioze që në kamp ka ende shumë familje shqiptare.

“Në dijeninë time ka ende disa, disa familje. të cilat një pjesë e tyre nuk janë të gatshëm të kthehen, nuk duan të kthehen, dhe një pjesë edhe pse duan të kthehen, është një situatë shumë e ndërlikuar aktualisht në atë zonë e cila e bën të vështirë një operacion të radhës për t’i kthyer këto familje, jo më larg se muaji i kaluar, mund ta keni ndjekur edhe në media. Po kampi është sulmuar dhe një pjesë e këtyre personave janë larguar nga kampi, një pjesë e banorëve të kampit. Ku situata nuk është, nuk është aq e lehtë”,- tha Nano.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit thotë se Endri Dumani dhe Eva Dumani, vëlla e motër, ishin akomoduar në të njejtën çadër në kampin xhihadist.

“Por është e vërtetë që Endri dhe Eva kanë qenë të dy në një çadër në nënkujdesjen po themi edhe të disa ë familjeve të tjera shqiptare, por siç ju thashë, u larguan, një pjesë e madhe e tyre u larguan dhe nuk pranuan që të ktheheshin. Ne për fakt kemi parë dhe një familje, kemi kontaktuar një familje shqiptare nga Maqedonia, po, të cilën e morëm dhe e kemi transportuar në një kamp tjetër, me disiplinuar po themi, si nga ana e sigurisë, ashtu dhe nga ana e kushteve apo e kujdesit shëndetësor dhe psikologjik, por e kishim të pamundur për ta kthyer, pasi nuk na takonte ne, pavarësisht se ata ishin shqiptarë, ishin shtetasit maqedonas”,- tha Nano.

Nano thekson konsideratën e veçantë që ka për xhaxhain e Evës, Xhetan Ndregjoni, i cili nuk hoqi dorë kurrë nga qëllimi i tij për të shpëtuar nipërit nga xhihadistët dhe për t’i kthyer në Shqipëri.

“Unë për vete kam pasur kontakt të vazhdueshëm edhe me kolegë të strukturave dhe me dajën e Evës, i cili për mua është realisht një hero që meriton një medalje, sepse që prej kohës kur fëmijët janë larguar, ai nuk ka pushuar një sekondë për të kërkuar nipin dhe mbesën. Dhe e demonstroi praktikisht me udhëtimin e tij drejt Turqisë, Sirisë dhe arriti ta marrë vajzën. E vlerësoj dhe përgëzoj shumë. Në fakt, nuk kam dijeni sot nëse ka ndonjë ndryshim të planit që është miratuar që në atë kohë dhe se cili do të jetë vendi, ambienti ku Eva do të shkojë dhe do të trajtohet, duke qenë se është një person i vetëm. Mendoj që do të jetë edhe më e lehtë për ta trajtuar nga ana psikologjike, shëndetësore dhe për ta riabilituar po ashtu dhe nga ana edukative arsimore po them”,- tha Nano.

Next Post
Bllokohet aksi rrugor në dalje të tunelit të Llogarasë, autoritetet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes

Bllokohet aksi rrugor në dalje të tunelit të Llogarasë, autoritetet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kontroll blic në burgun e Durrësit, gjenden 6 celularë në ambientet e palestrës

Kontroll blic në burgun e Durrësit, gjenden 6 celularë në ambientet e palestrës

September 3, 2026
VIDEO / Vrasja e Viktor Bardhit, policia zbardh detajet: U gjet i pajetë në makinën e tij

VIDEO / Vrasja e Viktor Bardhit, policia zbardh detajet: U gjet i pajetë në makinën e tij

September 3, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

“Qeveria të merret me veten ose të hapë krahun”, Rama: Një shtet që nuk mban mend çfarë ka thënë dje, nuk mund të kërkojë besim sot

September 3, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

September 3, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Rama: “Prania Besnike” çdo të premte në orën 17:00, nuk do të ndryshojë për sa kohë jam kryetar i PS-së

September 3, 2026
Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran, Trump: Jemi të përgatitur për një sulm tjetër, kurdo që të duam

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran, Trump: Jemi të përgatitur për një sulm tjetër, kurdo që të duam

September 3, 2026
Rama: Për punë javësh do publikohet projekti i Sazanit dhe Nartë-Pishë Poro

Rama: Për punë javësh do publikohet projekti i Sazanit dhe Nartë-Pishë Poro

September 3, 2026
Krijohet “Flamingo Mirror”, Rama: Nëse qeveria s’i duket mirë qytetarit, përmirësojmë veten jo pasqyrën

Krijohet “Flamingo Mirror”, Rama: Nëse qeveria s’i duket mirë qytetarit, përmirësojmë veten jo pasqyrën

September 3, 2026
OKB paralajmëron për El Niño: Fenomeni shumë i fortë në pesë muajt e ardhshëm

OKB paralajmëron për El Niño: Fenomeni shumë i fortë në pesë muajt e ardhshëm

September 3, 2026
Hoxha takohet me zv.kryeministrin e Malit të Zi: Konfirmim i marrëdhënieve të shëndetshme

Hoxha takohet me zv.kryeministrin e Malit të Zi: Konfirmim i marrëdhënieve të shëndetshme

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com