• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Transporti hekurudhor, Kodi për liberalizimin mbërrin në kuvend

by Aalison Pearse Stevens
07/09/2016 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në seksionin e ri kuvendor, një nga ligjet e rëndësishme që pritet të diskutohet është pikërisht edhe ai që parashikon krijimin e një Kodi të ri për hekurudhat. Ky është ndër të paktët sektorë në Shqipëri, i cili rrezikon amortizimin e tejskajshëm. Për vitin 2016, vlera e investimeve në total llogaritet në një milion euro. Por, për ta sjellë në jetë këtë sektor, duhen të paktën 200 milionë euro, para që shteti shqiptar nuk i ka.

Ministria e Transpotit dhe Infrastrukturës ka dërguar së fundmi në Kuvend një projektligj. “Kodi Hekurudhor në Republikën e Shqipërisë”.

Ky projektligj do të mundësojë krijimin e kushteve për të liberalizuar shërbimin hekurudhor. Aktualisht me koncesion janë dhënë dy linja Fier – Ballsh dhe Fier – Vlorë.

Në relacion thuhet: “Kjo nismë ligjore synon përgjigjen ndaj sfidave mbi bazë të drejtë, jodiskriminuese dhe transparente, që ka aktualisht sistemi hekurudhor shqiptar, me:

-rivitalizimin e sektorit të transportit hekurudhor dhe hapjen e tregut hekurudhor;

-krijimin e kushteve të kërkuara për ndarjen dhe ristrukturimin në drejtimin, administrimin e subjekteve në sektorin e transportit hekurudhor;

-krijimin e autoriteteve kombëtare në sektorin hekurudhor dhe zbatimin e përforcimin e reformës së sektorit hekurudhor në Shqipëri”.

Operatorëve privatë, qofshin vendas apo të huaj, do t’u jepet mundësia që të shfrytëzojnë linjat hekurudhore kundrejt detyrimeve që do të përcaktohen më pas me akte nënligjore. Këto kompani, thonë të njëjtat burime, mund të bëjnë të mundur sjelljen e trenave të standardeve të larta dhe të bëjnë menaxhimin e transportit të udhëtarëve për segmente të ndryshme kundrejt tarifave të ndryshme.

Nga ana tjetër mund të shihet mundësia që të jepet me Partneritet Publik Privat menaxhimi i disa segmenteve, ndërsa për ato që janë dhënë me koncesion do të shihen modalitetet e reja..

Projektligji parashikon edhe formimin një enti rregullator për hekurudhat brenda Autoritetit të Konkurrencës, si dhe krijimin e enteve të sigurisë për mbrojtjen e trafikut hekurudhor. Qeveria shqiptare parashikon që deri në vitin 2020 të bëjë të mundur të arrihet pesëfishimi i volumit të udhëtarëve dhe dyfishimi i transportit të mallrave përmes rindërtimit të linjave ekzistuese.

Monitor/d.i.

Next Post
Ulja e pagave, punonjësit e TAP-it në Durrës dalin në protestë

Ulja e pagave, punonjësit e TAP-it në Durrës dalin në protestë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

April 11, 2026
Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

April 11, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 11, 2026
Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

April 11, 2026
Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

April 11, 2026
“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

April 11, 2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In