• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Transporti alternativ/ Veliaj: Jemi në pritje të autobusëve elektrikë, vëmendje të theksuar korsive të biçikletave

by Java News
07/10/2019 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësues të institucioneve publike, akademikë, ekspertë dhe grupe interesi zhvilluan një diskutim mbi të ardhmen e lëvizshmërisë urbane në Tiranë dhe politikat që duhet të udhëheqin Planin e Parë të Qëndrueshëm të Lëvizshmërisë Urbane (SUMP). 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se një nga sfidat është marrja e vendimeve lidhur me transportin alternativ, me qëllim uljen e ndotjes. Sipas tij, në Tiranë sot janë 800 mijë segmente që përshkohen çdo ditë me automjete, por gjysma e tyre janë më pak se 1 km, të cilat mund të bëhen lehtësisht me transport urban, lëvizje në këmbë ose me biçikletë.

Për të rritur lëvizshmërinë me mjete alternative dhe uljen e përdorimit të makinës, Bashkia e Tiranës po i kushton vëmendje të theksuar korsive të biçikletave. Veliaj tha se përkundër skeptikëve, përdorimi i biçikletave dhe ndërtimi i korsive është edhe çështje kulture. 

“E them shpesh: sfida më e madhe për një kryetar bashkie nuk janë qindra kilometra asfalt, bulevardet apo pemët; janë 10 centimetra në kokën e secilit. Deri sa të shkojmë në një plan përfundimtar të qëndrueshëm për mobilitetin, do të duhet që të përfshijmë edhe komunikim”, shtoi ai, duke sjellë në vëmendje shembullin e Holandës, e cila vite më parë u përball me problemin e makinave e më pas, promovoi përdorimin e biçikletës.

Një nga vendimet e rëndësishme të marra nga Bashkia e Tiranës në fushën e transportit është edhe kalimi tek flota e taksive elektrike. Veliaj tha se pas suksesit me taksitë, Tirana është në pritje edhe të autobusëve elektrikë.

“Jemi në pritje të autobusëve elektrikë. Ne nuk subvencionojmë asnjë qindarkë për taksitë elektrike, ama vetëm duke ndryshuar rregullat e burokracisë, kemi ndryshuar situatën, ku tashmë ka 5 kompani që ofrojnë shërbim elektrik me taksi, me një çmim fillestar më të ulët për kilometër. Pra, taksia elektrike e merr licencën menjëherë, kurse një taksi me naftë do duhet të presë radhën derisa dikush tjetër të lirojë një liçencë pasi del në pension ose ikën nga ky lloj biznesi”, nënvizoi ai.

 Kryebashkiaku theksoi se ka ardhur koha për demokratizimin e buxheteve dhe për një politikë të re.

“Një sfidë e tretë, që do të doja ta adresonim ka të bëjë me demokratizimin e planifikimit urban. Që do të thotë: edhe pse kemi 200 mijë makina në Tiranë, ato janë vetëm 20% e popullsisë. Taksat me të cilat bashkia bën investimet, vilet njësoj për të gjithë. Paguan taksa edhe ai që ecën në këmbë, edhe ai që është me autobus, edhe ai me makinë. Atëherë do të duhet që të fusim në këtë diskutim edhe koeficientet se si do të demokratizojmë buxhetet tona”, u shpreh ai.

 “Vizioni për Tiranën drejt vitit 2030” do të jetë një përshkrim cilësor i një të ardhme të dëshiruar urbane. Ky vizion do të shërbejë si një moment drejtues për procesin e mëtejshëm të planifikimit SUMP dhe siguron bazën për hapat pasues, si: përcaktimi i objektivave strategjikë, synimeve dhe masave.

Next Post
Dua t’ju njoh me Milenen!

Berati, siç e pashë këtë tetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama promovon librin “Në sofrën e hënës”, kryeministri: Mora shtysë nga disa miq myslimanë

March 5, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

PD ka humbur sensin e jetës politike

March 5, 2026
Ministrat e BE-së dënojnë sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit: Kërcënohet siguria rajonale dhe globale

Ministrat e BE-së dënojnë sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit: Kërcënohet siguria rajonale dhe globale

March 5, 2026
Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

March 5, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

March 5, 2026
Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

March 5, 2026
Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

March 5, 2026
Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

March 5, 2026
GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

March 5, 2026
“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In