• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berati, siç e pashë këtë tetor

by Rudina Xhunga
07/10/2019 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Xhunga

Berati nuk është më qyteti i një mbi një dritareve, tani është bërë qyteti i një mbi një bujtinave.

Hyr në booking dhe shiko të më besosh. Nuk ka qytet tjetër në Shqipëri kaq mirë të marketizuar në tregun ndërkombëtar të hotelerisë. Dhe kaq të kërkuar. Çdo hotel është plot dhe plot vlerësime pozitive, për pastërtinë dhe mikpritjen.

Ato ndërtesat që dikur bënin kartolinën, tani bëjnë turizmin. Shtëpi mbi shtëpi, të gjithë hane, hostele, bujtina me 4, 5, 10 dhoma, ndërsa pritet hapja e hotelit me 118 dhoma, mbi Osum. Dikur universitet, i mbyllur për një vit, tani hotel, sepse qyteti e ka zbuluar se po nuk jetoi me turizëm dhe për turizmin nuk do t’ia dalë. Nëse Korça është kryeqyteti i turizmit vendas, Berati po bëhet kryeqyteti i turizmit ndërkombëtar. Banorët e kanë kapur momentin dhe pa zhurmë e reklama janë bërë pritësit e mijërave të huaj që vijnë nga gjithë bota dhe nuk ikin nga Shqipëria pa parë Beratin.

Dhe si në rrallë qytet tjetër, askush nuk i bën hije komshiut. Siç janë vënë shtëpitë një mbi një pa i marrë dritën njëra-tjetrës, ashtu dhe hotelet vendase nuk xhelozojnë kënd, por tregojnë se, sa më shumë të shtohen e zhvillohen, aq më shumë të huaj do të vijnë.
Kur ecën të Ura e Goricës, dëgjon të gjitha gjuhët. Ndërsa nga tarracat e shtëpive pritëse në muzg, të vijnë mijëra dolli në shqip. Sepse Berati është qyteti i të gjitha gjuhëve po kushdo shkon, gjuhën e rakisë, e shijon vetëm shqip.

Kur ecën në Mangalem, mbi kalldrëmet e 67-ës, mbushur me vazo lulesh që mbajnë ende erë si dikur, mjafton të shtysh një portë e gjen një histori.

Unë gjeta Liljanën që sa më pa, ndërsa xhiroja me celular hoqi çarçafët që të dukej bukur ballkoni.

Po ato çarçafë të bardhë nderur në një tarracë me lulebore që shikonte mbi Osum, përballë Goricës qenë skenografia më e bukur e një mëngjesi pe Berati, që pastaj u mbush me gliko qershie e petulla shtëpie.

Unë e kisha ngrënë mëngjesin te Muzaka, po Hani i Xheblatit më prishi mendjen e nisa nga e para.

Berati më kujton Jerusalemin, me gurët, kambanat dhe historinë. I mungon vetëm tregimi. Nëse nuk tregon, nuk je. Modestë si nga Berati, ata mijëra njerëz që e bënë qytetin, nuk flasin për veten se flet Berati për ta. Por ja që nuk është më kështu.

Kur shkoj në muzeun hebre, i vetmi në Shqipëri, fryt i punës së paçmuar të Simon Vrushos, që iku nga kjo jetë me pengun se muzeu do të mbyllej, gjej Gazmend Toskën që jeton e punon në Francë, prej 83-shit, por ka hapur katër fabrika tekstili në Berat, që punojnë për francezët.

Ai kujdeset tani për muzeun hebre, e ka bërë nga e para, i ka gjetur vend në zemër të qytetit dhe e ka çuar në vend amanetin e krijuesit të tij, që nuk kishte gjak hebre, po ama mendje hebreu ka pasur, që mblodhi në 25 vjet çdo relikte, çdo dokument, të 600 hebrenjve që shpëtoi dhe strehoi Berati nga lufta deri në ‘90-ën.

Në Berat ka shumë muze të tjera, që dëshmojnë historinë, por muzeu i hebrenjve është më i veçanti se dëshmon zemrën e qytetit. Ai është i vetmi muze dashurie në qytet.
Dhe ashtu i tillë siç është do të mbledhë hebrenjtë e Beratit, fëmijët e tyre, fëmijët e fëmijëve që do të trokasin tek ajo derë në vite, e do e gjejnë vetëm hapur, si portat e hapura të Beratit.

Ka ardhur koha e Beratit. Të tregojë historinë e tij. Qyteti i një mbi një dritareve ka 1001 histori për të treguar. (dritare.net)

Next Post
Euro 2020/ Selahi tregon prapaskenat për ftesën në kombëtare: Refuzova Belgjikën se e ndjej veten shqiptar

Euro 2020/ Selahi tregon prapaskenat për ftesën në kombëtare: Refuzova Belgjikën se e ndjej veten shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plas Në Francë! Peshkatarët bllokojnë depot e naftës pas rritjes së çmimeve

Plas Në Francë! Peshkatarët bllokojnë depot e naftës pas rritjes së çmimeve

September 17, 2026
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Vihet në funksion platforma e automatizuar për aplikimin e bizneseve

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Vihet në funksion platforma e automatizuar për aplikimin e bizneseve

September 17, 2026
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Edi Rama më riktheu dinjitetin”, Dash Sula: Jam kërcënuar, por nuk kam frikë!

September 17, 2026
Protesta para kuvendit, 11 të shoqëruar/ Tensione dhe përplasje me policinë në disa zona të Tiranës

Protesta para kuvendit, 11 të shoqëruar/ Tensione dhe përplasje me policinë në disa zona të Tiranës

September 17, 2026
Eurodeputetja greke sulmon ashpër Von der Leyen: Nuk ka raciste më të madhe kundër evropianëve se ju

Eurodeputetja greke sulmon ashpër Von der Leyen: Nuk ka raciste më të madhe kundër evropianëve se ju

September 17, 2026

Nga 446 mijë në 511 mijë lekë/ Sa paguhen sot magjistratët dhe çfarë kërkojnë KLGJ e KLP

September 17, 2026
Kuvendi LIVE/ PD dhe Bardhi kërkuan heqjen nga rendi i ditës të draftit për formulën e pagave të magjistratëve, mazhoranca e rrëzon! Votohen dhe dekretet e Presidentit

“Lufta e tyre ishte për çlirim”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët, dënon vendimin për ish-krerët e UÇK

September 17, 2026
Kryeministri kanadez flet në PE: Së bashku jemi më të fortë! Tarifat, instrument presioni

Kryeministri kanadez flet në PE: Së bashku jemi më të fortë! Tarifat, instrument presioni

September 17, 2026
Dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë: Autoritetet greke në kërkim të Alket Rizait pas thyerjes së lejes nga burgu

Dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë: Autoritetet greke në kërkim të Alket Rizait pas thyerjes së lejes nga burgu

September 17, 2026
Irlanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të luftës në Gaza

Irlanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të luftës në Gaza

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com