• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Transporti ajror, Shqipëria nënshkruan marrëveshjen me Singaporin

by A R
07/11/2015 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria dhe Singapori kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për shërbimin në transportin ajror, përmes së cilës synohet krijimi i kushteve të përshtatshme, të ndërsjella dhe lehtësuese për operatorët e transportit ajror të të dyja vendeve, si dhe kalimi transit përmes territoreve të tyre me qëllim lëvizjen pa pengesa për shtetasit e të dyja palëve kontraktuese. Marrëveshja e nënshkruar në mars të këtij viti pritet të shqyrtohet në Komisionet Parlamentare të Kuvendit

“Kjo marrëveshje do të ndikojë në krijimin e kushteve të përshtatshme, të ndërsjella dhe lehtësuese për operatorët e transportit ajror të të dyja vendeve, si dhe kalimin transit përmes territoreve të tyre me qëllim lëvizjen pa pengesa për shtetasit e të dyja palëve kontraktuese”, thuhet në relacionin shoqërues të marëveshjes.

Marrëveshja vendos një kuadër rregullash dhe procedurash për funksionimin e shërbimeve, për transportin ndërkombëtar ajror të udhëtarëve, mallrave dhe postës, si dhe përcakton të drejtat e transportuesve të dy palëve në transportin ajror. Marrëveshja, gjithashtu, siguron një zhvillim të koordinuar dhe liberalizimin progresiv të transportit ndërmjet palëve, të mbështetur në nevojat e ndërsjella tregtare dhe kushtet e hyrjes në tregun e transportin ajror.

Në marrëveshje parashikohen rregullat për dhënien e të drejtave në lidhje me shërbimet ajrore ndërkombëtare të planifikuara dhe ndër aspektet thelbësore për operimin janë parashikimet dhe përcaktimet në lidhje me autorizimet e përshtatshme për operim dhe njohja e ndërsjellë e certifikatave dhe licencave.

Në pajtim me të drejtat dhe detyrimet e secilës palë sipas së drejtës ndërkombëtare, nëpërmjet marrëveshjes riafirmohet detyrimi i palëve ndaj njëra-tjetrës për të mbrojtur sigurinë e aviacionit civil ndaj akteve të ndërhyrjeve të paligjshme, në përputhje me konventat ndërkombëtare për këtë qëllim dhe veçanërisht në pajtim me dispozitat e sigurisë së aviacionit që janë vendosur nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil.

Një aspekt i rëndësishëm në parashikimet e kësaj marrëveshjeje është sigurimi i palëve në lidhje me garantimin e zbatueshmërisë së legjislacionit vendas gjatë qëndrimit në territorin përkatës të secilës palë, si dhe rregullat në rastet e lindjes së mosmarrëveshjeve të mundshme.

ATSH

Next Post

Britania porosit qytetarët: Mos vizitoni disa pjesë të Kosovës, Rusisë, Turqisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com