• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Transformohet tërësisht hyrja nga Kombinati në Tiranë, Veliaj: Investimet vazhdojnë në dy anët e rrugës

by Java News
18/08/2019 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesit e automjeteve që hyjnë në Tiranë nga Kombinati do të udhëtojnë në rrugë me infrastrukturë dhe sinjalistikë. Pas rehabilitimit të hyrjeve nga Rruga e “Elbasanit”, Rruga e “Dibrës” dhe Rruga “Dritan Hoxha”, Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e segmentit rrugor nga mbikalimi i “Shkollës Teknologjike” deri në Kombinat, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve në këtë aks të rëndësishëm.

Pasi inspektoi punimet e kryera, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Blerina Gjylameti, tha se: “Ky nuk është vetëm një investim për banorët e Kombinatit, pavarësisht se ata janë përfituesit kryesorë. Janë 2.5 km që lidhin Unazën e Madhe të Tiranës me qendrën e Kombinatit, aty ku kemi mbaruar edhe investimin tjetër te varrezat e Sharrës, por edhe i rrugës nga Sharra në Vaqarr. Është një lajm i mirë, sidomos për hapësirat që kemi përfituar në trotuar. Është lajm i mirë edhe për qytetarët e Kombinatit që do të lëvizin lirshëm me vajtje-ardhjet në qendër të Tiranës, edhe për banorët e Vaqarrit, Pezës, Ndroqit apo ata që respektojnë të afërmit e tyre në varrezat e Tiranës”.

Por, investimi nuk do të ndalet këtu. Kryebashkiaku dha lajmin e mirë për vijimit e projekteve për përmirësimin e infrastrukturës edhe në nivel kapilar në lagje. “Do të vazhdojmë investimet në dyja anët e rrugës. Nga njëra anë është “Misto Mame”, ku kemi ndërhyrë në disa lagje, por do vazhdojmë si efekt domino edhe në lagjet e tjera. Kurse, në anën tjetër, është “Musine Kokalari”, e me radhë të gjitha lagjet deri në Sharrë”, theksoi ai.

Sipas kryebashkiakut Veliaj, shumë shpejt do të marrë zgjidhje edhe problemi i kanalizimeve. “Për të ata banorë që janë të shqetësuar nga pusetat e projektit të madh të kanalizimeve të Tiranës, më në fund i kemi gjetur edhe zgjidhjen ligjore, edhe zgjidhjen teknike. Jam informuar nga Ministria e Infrastrukturës se punimet do të rifillojnë shumë shpejt, që edhe në ato dy pika ku është penguar qarkullimi prej një projekti tjetër të qeverisë, të rikuperojmë punën shumë shpejt. Pra, Tirana do të ketë jo vetëm një infrastrukturë shumë të mirë mbi tokë, por edhe nën tokë, si kanalet e ujërave të zeza, të cilat nuk duken, por që janë aq të rëndësishme për higjienën e kryeqytetit”, deklaroi ai.

Teksa kërkoi bashkëpunimin e drejtuesve të automjeteve për të respektuar hapësirat e dedikuara për këmbësorët dhe biçikletat, Veliaj u shpreh se afrimi i një sërë shërbimesh pranë banorëve të kësaj zone, po i jep jetë projektit për Tiranën policentrike. “Ardhja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës në këtë ambient, ka sjellë një nga agjencitë më të mëdha të Bashkisë në zonën e Kombinatit. Me sjelljen e ADISA-s apo edhe e institucioneve të tjera që duam t’i çojmë në periferi, besoj se realisht mund të realizojmë ambicien tonë për Tiranën policentrike. Kombinati është një nga njësitë më të rëndësishme të kësaj Tirane policentrike”, tha kreu i Bashkisë.

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti vlerësoi angazhimin e Bashkisë së Tiranës për të përmirësuar infrastrukturën dhe shërbimet në çdo cep të qytetit dhe shprehu besimin se ky ndryshim do të shtrihet në këtë mandat të dytë edhe nëpër rrugica. “Sot po shohim nga afër një nga investimet më cilësore të gjithë Bashkisë së Tiranës, që i shërben jo vetëm gati 60 mijë banorëve të Kombinatit, por është edhe një rrugë hyrëse dhe dalëse për të gjithë Tiranën. Shumë e lumtur që t’ju them faleminderit në emër të të gjithë banorëve të Kombinatit, por jo vetëm, sepse Tirana sot ka ndryshuar në të gjitha cepat e saj dhe mbi të gjitha, po shikojmë që edhe në periferi po punohet me të njëjtën cilësi, e po ashtu po i shërbehet të gjithë banorëve njëlloj, pavarësisht se ku jetojnë ata”, tha Gjylameti.

Edhe kjo rrugë ka në të dyja krahët korsi të dedikuara për biçikletat, çka do të jetë një shtysë edhe më shumë për përdorimin e dyrrotakëve si një alternativë lëvizëse, jo vetëm me më pak kosto, por edhe më e shëndetshme. /l.m

Next Post
Policia e Tiranës gjobit 1350 mjete për qëndrim të gabuar në 72 orë (video)

Policia e Tiranës gjobit 1350 mjete për qëndrim të gabuar në 72 orë (video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com