• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Transformimi i zonave informale, Rama: Veliaj po bën një punë shembullore

by Java News
27/12/2016 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të procesit të legalizimeve, kryeministri Edi Rama shpërndau sot pasdite certifikatat e pronësisë për banorët e Tiranës. Kreu i qeverisë e cilësoi shembullore punën e Bashkisë së Tiranës dhe të kryebashkiakut Veliaj për transformimin edhe të atyre zonave ku janë ndërtuar pa leje.

“Ne do vazhdojmë ta mbështesim fuqimisht, edhe transformimin e zonave ku janë ndërtuar shtëpitë tuaja. Një transformimi i domosdoshëm, por që kush do ta bënte përveç nesh?! Askush tjetër! Por edhe në këtë aspekt, unë do kërkoja që secili ta shohë që ne nuk po pushojmë një sekondë. Në Tiranë, ju e shihni vetë që edhe bashkia po bën një punë shembullore. Kryetari i bashkisë po ashtu. Dhe si të gjitha punët e mira, edhe kjo është një punë  e mirë dhe e madhe, që kërkon kohën e vet, mundimet dhe durimin e vet”, tha Kryeministri Rama.

Rama kritikoi edhe keqadministrimin e Tiranës për katër vite nga ish-kryebashkiaku Lulzim Basha, që nuk mori asnjë masë për legalizimin dhe hipotekimin e pallateve apo të ndërtimeve.

“Ne jemi shumë të vendosur që të vazhdojmë rrugën e nisur në këtë kthesë jashtëzakonisht të vështirë, siç e dëshmon edhe procesi i legalizimeve, për shkak të problemeve të rënda, të trashëguara. Ashtu siç është problemi  i të gjithë atyre banorëve të Tiranës, të Durrësit apo të qyteteve të tjera, që sot janë ende pa titullin e pronësisë së apartamentit të tyre, sepse kanë blerë apartamente nga sipërmarrës, të cilët kanë bërë shkelje të lejeve të ndërtimit dhe për këtë arsye, pallatet nuk janë hipotekuar. Ne i kemi gjetur zgjidhje edhe këtij problemi të ndërlikuar, të cilin premtoi ta zgjidhte ish kryetari i bashkisë së Tiranës, madje bëri fushatë duke thënë që këto pallate nuk i legalizonte Edi Rama, ndërkohë që mua më ra goja duke thënë se legalizimi i këtyre pallateve mund të bëhet, vetëm nëse ndërhyn qeveria në një proces që nuk është aspak i lehtë. E megjithëse kishin edhe qeverinë, edhe bashkinë, bënë atë që dinë të bëjnë, vrimë në ujë! Kaluan 4 vjet, ish kryetari i bashkisë, ashtu hyri, ashtu doli dhe në fund fare nuk legalizoi asnjë pallat dhe nuk i dha dot hipotekën, asnjë familjeje në një apartament të vetëm të Tiranës”, tha Rama, ndërsa shtoi se problemi tanimë ka marrë rrugëzgjidhje. 

“Ne do të bëjmë atë që jemi zotuar. Edhe banorët e Tiranës, të Durrësit apo të qyteteve të tjera që jetojnë në apartamente që i kanë blerë me kohë, por që nuk i kanë me hipotekë, do marrin lejen e tyre të legalizimit dhe do t’i hipotekojnë apartamentet e tyre”, tha ai.

Next Post
Si mund të punësoheni në Gjermani, 8 kriteret e reja që duhet të plotësoni

Projekte ndërshtetërore për punësim në Gjermani, ja çfarë duhet të keni parasysh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In