• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Transformimi i shërbimit të transportit publik, Veliaj me operatorët: Rrisim më shumë cilësinë e shërbimit për qytetarët; Kohën e pritjes në stacion synojmë ta kemi 3 minuta

by Java News
21/02/2023 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Transformimi i shërbimit të transportit publik në këto tetë vite falë bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe operatorëve private, që operojnë në linjat kryeqytetase, ishte fokusi i diskutimit të kryebashkiakut Erion Veliaj me përfaqësuesit e shoqatës së transportit. Veliaj njoftoi se Bashkia e Tiranës po harton një plan 5-vjeçar për transformimin e mëtejshëm të këtij sektori mjaft të rëndësishëm shërbimi për qytetarët, e për këtë qëllim po zhvillohen edhe dëgjesa me të gjithë operatorët që operojnë në këtë fushë.

Ai kujtoi se Tiranës i janë shtuar 3 linja të reja, të cilat kanë dyfishuar mbulimin me shërbim urban, teksa theksoi disa fakte dhe shifra që tregojnë përmirësimin e shërbimit.

“Disa gjëra janë bërë mirë dhe këtu merita nuk i takon për kompanive të transportit apo Bashkisë së Tiranës, por është një meritë e përbashkët. Në Tiranë janë shtuar tre linja të reja, që nuk i kemi pasur më parë, kemi shkuar në 375 km mbulim, nga 169 km që kishim; do thotë se shërbimi ofrohet dyfish në numër kilometrash dhe itinerarësh që përshkojnë qytetin e Tiranës. Ndoshta, për dikë që është rritur në Tiranë dhe bën vetëm një punë rutinore, pra përdor vetëm një linjë, ta zëmë Kinostudio-Kombinat, nuk e ndjen shume ndryshimin, por me Tiranën metropolitane, numri i kilometrave është më shumë se dyfishuar. Linjat rrethqytetase kemi pasur vetëm 8, sot janë dyfishuar: Kemi 17 linja ndërqytetase. Ideja ka qenë të bëjmë një kohezion më të madh mes Tiranës rurale dhe Tiranës urbane,” u shpreh kryebashkiaku.

Ka ende në vitin 2023 njerëz që u thonë “të ardhur” atyre që vijnë nga rrethet – tha Veliaj – por rritja e Tiranës është e pashmangshme dhe si pasojë, edhe përshtatja e këtij shërbimi utilitar është i tillë. Veliaj vuri në dukje punën e bërë nga kompanitë e transportit, të cilat kanë shtuar flotën e mjeteve, duke rritur cilësinë e shërbimit për qytetarët që e përdorin atë.

“Vetëm në linjat ndërqytetase kemi kaluar nga 55 mjete në 110 mjete. Pra, dyfishim. Meritën më të madhe e ka jo vetëm bashkia që vë rregulla, por edhe ai që ka marrë riskun dhe ka blerë mjete. Falë këtij risku dhe kësaj sipërmarrjeje është bërë jetesa më e lehtë. Nga 55 në 110 mjete për të sjellë dhe marrë në Tiranë, sidomos në kohën e pikut, kur një pjesë e fuqisë punëtore për Tiranën urbane vjen ose nga Tirana rurale, ose nga ana tjetër e lumit, që është Kamza, Vora, Fushë-Kruja, ndonjëherë edhe nga Durrësi, duke përdorur edhe linjat klasike, ndaj kjo është edhe merita juaj,” tha Veliaj, duke nënvizuar se kjo ka sjellë uljen e kohës së pritjes së qytetarëve në stacion nga 37 minuta që ishte më parë, sot mesatarja është 7 minuta.

“Është ende larg, nuk është akoma aty ku duhet të jetë, megjithatë është prapë dita me natën nga çka ka qene, nga 37 minuta në 7 minuta”, theksoi Veliaj. Ai shtoi se synimi është që koha e pritjes të shkojë në 3 minuta për të gjitha linjat.

 

Next Post
Diversioni i dobët, se Erion Veliaj po sulmon Ramën

Diversioni i dobët, se Erion Veliaj po sulmon Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e grupit të PS-së, Balla: Ne do ta zgjedhim Avokatin e Popullit, me ose pa opozitën!

Balla jep lajmin e trishtë, ndahet nga jeta ish-zv.Kryeministri socialist

December 30, 2025
Krishtlindja kthehet në tragjedi, nënë e bijë ndërrojnë jetë nga helmimi pas një darke familjare në Itali

Krishtlindja kthehet në tragjedi, nënë e bijë ndërrojnë jetë nga helmimi pas një darke familjare në Itali

December 30, 2025
Furnizimi me ujë në Vlorë, UK apel qytetarëve: Në 48 orët e para mos e përdorni për konsum dhe gatim

Furnizimi me ujë në Vlorë, UK apel qytetarëve: Në 48 orët e para mos e përdorni për konsum dhe gatim

December 30, 2025
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Përgjimet dhe dëshmitë, si ushqim për gjyqin popullor

December 30, 2025
“Lajme të mira për dashurinë”, Horoskopi për ditën e sotme, 23 prill 2024

Horoskopi / Surpriza, vendime të fshehta dhe emocione që ndryshojnë rrjedhën e jetës

December 30, 2025
Rikthimi i ujit në Vlorë, drejtori i UKV: Në orët e pasdites i gjithë qyteti kthehet në normalitet

Rikthimi i ujit në Vlorë, drejtori i UKV: Në orët e pasdites i gjithë qyteti kthehet në normalitet

December 30, 2025
Nis hetimi/ Gara kthehet në tragjedi, u mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Nis hetimi/ Gara kthehet në tragjedi, u mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

December 30, 2025
“Kujdes nga mesazhet në Whatsap…”, Policia e Shtetit, paralajmërim për fushatë mashtruese

“Kujdes nga mesazhet në Whatsap…”, Policia e Shtetit, paralajmërim për fushatë mashtruese

December 30, 2025
Kërkimi shkencor në hije, pse 0,3% e PBB-së nuk mjafton për zhvillimin afatgjatë

Kërkimi shkencor në hije, pse 0,3% e PBB-së nuk mjafton për zhvillimin afatgjatë

December 30, 2025
“I përdor paratë për lëmoshë…”/ Haxhiu krahason Ramën me Kurtin: Shqipëria ka zhvillim të madh dhe…

“I përdor paratë për lëmoshë…”/ Haxhiu krahason Ramën me Kurtin: Shqipëria ka zhvillim të madh dhe…

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com