• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Transformimi i Pazarit të ri, krijohen hapësira të reja magazinimi për bizneset

by Java News
04/10/2018 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tregtarët e fruta-perimeve në zonën e Pazarit të Ri do të kenë tashmë magazinat që do të shërbejnë për të lehtësuar grumbullimin e mallrave dhe  ruajtjen e produkteve të tyre.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff dhe bashkëdrejtues e përfaqësues të TID Tiranë, bënë sot përurimin e tyre.

“Një nga punët më të mira që kemi bërë së bashku me AADF, që sot është stoli për qytetin tonë, është Pazari i Ri. Më vjen mirë që këtu punojnë mbi 1000 vetë. Fakti që në mëngjes Pazari është plot, tregon se është aq tërheqës saqë i tundon njerëzit të vijnë dhe të kalojnë pak kohë këtu”, tha Veliaj

Ai nënvizoi se falë investimit të ri, jo vetëm tregtarët do të kenë mundësi magazinimi, por edhe zona mund ta ruajë origjinalitetin si hapësirë pedonale.

 “Ka qenë gjithmonë dilemë mënyra si bëhet puna logjistike në pazar, me furnizimet në mëngjes, marrja e mallit pasdite. Ndaj, kemi hapur një hapësirë të jashtëzakonshme për magazinimin e mallit; kështu ruajmë origjinalitetin e një zone pedonale pa makina, pa motorë, për t’i vendosur këtu mallrat që nuk shiten, të cilat mund të tregtohen të nesërmen, dhe për të eliminuar në maksimum edhe hyrje-daljet e furnizimit. Ndaj, besoj që secili që ka një tezgë apo kryen një shërbim, do të ketë mundësi me një kosto shumë modeste të marrë edhe një hapësirë magazinimi”.

Por, transformimi i kësaj zone nuk ka përfunduar ende. Bashkia e Tiranës bashkë me partnerët e saj është duke shqyrtuar mundësinë për lidhjen e sheshit “Skënderbej” me Pazarin e Ri.

“Po shikojmë se si mund të lidhim dy hapësira të shkëlqyera, si sheshi “Skënderbej” dhe Pazari i Ri. Kemi një segment në mes të kolonave. Me gjasë, do të arrijmë në një marrëveshje të suksesshme, ku së bashku të krijojmë një ‘urë’ lidhëse, që zonat atraktive të Tiranës, si sheshi dhe Pazari, të lidhen me njëra-tjetrën, me të njëjtën cilësi siç janë këto dy pjesë të Tiranës”, tha Veliaj

Kreu i Bordit të AADF-së, Michael Granoff tha se Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit dhe Bashkia e Tiranës ndajnë ambicien e përbashkët për të çuar projektet përpara dhe shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të vijojë më tej.

Një tjetër projekt i rëndësishëm mes Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Bashkisë së Tiranës është edhe transformimi i Piramidës në qendrën më të madhe të inovacionit në Ballkan.

Pazari i Ri i rivitalizuar rinisi punën në mars të vitit 2017. Aktualisht në ambientet e tij ushtrojnë aktivitetin rreth 300 biznese.

Përdorimi i kanabisit tek adoleshentët shkakton një dëm afatgjatë në trurin e tyre, tregon një studim i ri shkencor kanadez, sipas të cilit efektet mbi kapacitetin mendor, kujtesën dhe sjelljen janë më të këqija se ato të alkoolit.

Studiuesit e Universitetit të Montrealit, të udhëhequr nga profesorja e Departamentit të Psikiatrisë Patricia Conrad, kanë marrë në shqyrtim për katër vjet 3,800 adoleshentë mbi 13 vjeç, të cilët ishin nxënës në 31 shkolla.

a.ç

Next Post
Në Napoli nuk falin, plaçkisin dhe yllin e ekipit në rrugë

Në Napoli nuk falin, plaçkisin dhe yllin e ekipit në rrugë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasi e ka quajtur “Mamica”, Berisha i jep ‘zemër’ Spiropalit: Më mirë vonë sesa kurrë…

Pasi e ka quajtur “Mamica”, Berisha i jep ‘zemër’ Spiropalit: Më mirë vonë sesa kurrë…

November 14, 2026
Dalin emrat e viktimave në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit

Dalin emrat e viktimave në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit

November 14, 2026
Xhafaj: Operacion ‘antiskifter’, grupe nga Laçi e Lezha të përfshirë në vjedhje jashtë vendit!

Asambleja e PS/ Xhafaj kërkon një shans të dytë për Spiropalin dhe Ndrecën: Të mos përjashtohen, por…

November 14, 2026
“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

November 14, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 15 Nëntor 2026

November 14, 2026
“Më erdhi një vezë irlandeze” / Rama rrëfen incidentin në Dublin: Policia i tha shqiptarit “Mos lëviz”, shqipja ngriu në vend…

“Më erdhi një vezë irlandeze” / Rama rrëfen incidentin në Dublin: Policia i tha shqiptarit “Mos lëviz”, shqipja ngriu në vend…

November 14, 2026
Reforma Zgjedhore, Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi kundër Ramës! Lista plotësisht të hapura dhe një zonë e vetme kombëtare

“Rama e zgjodhi Demon sepse është i aftë të kryejë çdo krim”/ Berisha: PS, më kriminale se të burgosurit e Peqinit

November 14, 2026
Rama në Asamble: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq

Rama në Asamble: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq

November 14, 2026
Rama flet për Ballukun: Problemet me drejtësinë janë të ndara, unë dhe PS nuk i bëhemi avokat!

Rama flet për Ballukun: Problemet me drejtësinë janë të ndara, unë dhe PS nuk i bëhemi avokat!

November 14, 2026
Rama mesazh socialistëve: Protestuesit nuk e kanë me mua, por me ju!

Rama mesazh socialistëve: Protestuesit nuk e kanë me mua, por me ju!

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In