IKMT ka nisur një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në kuadër të zgjerimit të rrugës Transballkanike në qytetin e Vlorës.
Operacioni ndodhet në fazën e dytë, ku do të prishen rreth 180 objekte. Aksioni ka nisur këtë të hënë në mëngjes dhe deri më tani janë prishur 13 objekte, teksa mësohet se disa pronarë janë shpronësuar. java/a.k